Brazil-Kroaci/ Seleçao favorite, ballkanasit pa Manxukiçin‏

12 Qershor 2014, 11:51Sport TEMA

Dueli i parë i Brazil 2014 vë përballë organizatorët pesë herë kampionë të botës me një skuadër të rrezikshme si Kroacia (rezultati më i mirë në Botëror është vendi i tretë në debutim në Francë 1998). Seleçao e Luiz Felipe Skolarit është padyshim favoritja e mbrëmjes së madhe të Sao Paulos, por ballkanasit e drejtuar nga Niko Kovac janë një skuadër me emra cilësorë, të organizuar dhe që në një ditë të mirë mund t’i hapin punë kujtdo.

Asnjë dyshim për Skolarin, që e ka përcaktuar prej kohësh formacionin e ndeshjes së parë (4-2-3-1). Kohët e fundit është folur shumë për formën e dobët të Oskarit, por tekniku do t’i besojë të paktën edhe sot yllit të Çelsit, që në rast se nuk bind do t’ia lërë vendit Uillianit, shokut të skuadrës edhe të Blutë e Londrës.

Kroacia nuk ka të gatshëm për sot sulmuesin kryesor Mario Manxukiç, me shtatlartin e Bajernit të Mynihut që do të shlyejë kartonin e kuq të marrë në ndeshjen play-off me Islandën nëntorin e kaluar. Oliç është favoriti për ta zëvendësuar, me Jelaviçin dhe brazilianin Eduardo që pritet ta nisin nga stoli. Në dyshim është mbrojtësi i krahut të majtë Danjel Pranjiç, që mund të zëvendësohet nga anësori i Xhenoas Sime Vërsaljko.

 FORMACIONET E MUNDSHME

Brazili (4-2-3-1): Zhulio Sezar; Dani Alvesh; David Luiz, Tiago Silva, Marselo; Paulinjo, Luiz Gustavo; Nejmar, Oskar, Hulk; Fred.

Kroacia (4-2-3-1): Pletikosa; Pranjiç (Vërsaljko), Lovren, Korluka, Sërna; Vukojeviç, Modriç; Kovaçiç, Rakitiç, Perisiç; Oliç (Eduardo).

 Fakte dhe statistika

Në 10 nga 12 ndeshjet e fundit të Brazilit në Kupën e Botës janë shënuar të paktën 3 gola. Në 5 nga 6 sfidat e fundit të Kroacisë në Kupën e Botës nuk janë shënuar më shumë se dy gola. Vendi organizator nuk e ka humbur kurrë ndeshjen e parë të Kupës së Botës, me pritësit që kanë arritur 13 fitore dhe 6 barazime. Ky është turneu i dytë që organizon Brazili. Edicionin e parë, në 1950, shkatërroi 4-0 Meksikën në hapje. Në 8 nga 12 ndeshjet e fundit hapëse të Kupës së Botës nuk është shënuar më shumë se një gol. Brazili merr pjesë për herë të 20-të në Botëror (rekord) si dhe është skuadra që ka fituar më shumë ndeshje (67) dhe ka shënuar më shumë gola (210). Brazili ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve në Botëror (1 barazim). Humbjen e fundit në këtë fazë Seleçao e ka pësuar më 23 qershor 1998 kundër Norvegjisë (1-2). Kroacia ka pësuar vetëm 11 gola në 13 ndeshjet e luajtura në Kupën e Botës. Kjo është mesatarja më e mirë ndër 32 pjesëmarrëset e këtij edicioni. Në 9 ndeshjet e fundit të Kroacisë në Botëror janë dhënë 6 kartonë të kuq. Brazili ka fituar 1-0 përballjen e vetme deri më sot me Kroacinë në Botëror (1-0 në 2006 me gol të Kakasë).

Luaj Kupën e Botës në www.top-bast.com!

5 komente në “Brazil-Kroaci/ Seleçao favorite, ballkanasit pa Manxukiçin‏”

  1. xha Temja says:

    Po te flasim me gjuhen e bastit(ata qe dine te luajne baste),ndeshja del X-2.
    Po te kete te interesuar per kete bast,le te luaj me mua sot.

    1. Altini says:

      1 e sigurt 99%

  2. bledi says:

    i uroj croacis fitore me qen se na ka mbeshtetur fort

  3. fieraku4u says:

    EDHE PSE ME PELQEN BRAZILI SI SKUADER…DUA TE FITOJ KROACIA SE I KAM QEF SI KOMB DHE SE JAN BALLKANAS.

  4. trojani says:

    Barazim,gjithe diten….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje