Ozil: Gjermania, një ekip i frikshëm. Askush nuk dëshiron të ndeshet me ne

12 Qershor 2014, 15:23Sport TEMA

Mesfushori i Gjermanisë, Mesut Ozil theksoi se përfaqësuesja e Gjermanisë ka një dëshirë të madhe për të triumfuar në Botëror, në mënyrë mirënjohjeje për trajnerin Joakim Lëv dhe për punën e madhe që ai ka bërë në krye të kombëtares:

“Lëv ka revolucionarizuar ekipin kombëtar, ai ka ndërtuar një skuadër totalisht të re, një ekip që në vitet e fundit ka arritur të fitojë respektin e të gjithë botës. Mendoj se ai është një nga trajnerët më të mirë në botë. Jemi me fat që e kemi në skuadër dhe jemi shumë të lumtur me të në drejtim”.

Më tej, raporton Sport News, futbollisti i Arsenalit foli për potencialin që ka Gjermania si skuadër:

“Mendoj se jemi një ekip i frikshëm në çdo vend të botës që luajmë. Rivalët dëshirojnë të mos përballen me Gjermaninë, pasi kanë frikë nga potenciali ynë. Në vitet e fundit i kemi treguar botës se jemi një skuadër shumë e fortë”.

Lëv arriti ta çonte Gjermaninë në finalen e Kampionatit Europian të vitit 2008, kur u mund nga Spanja, ndërkohë që në Botërorin e Afrikës së Jugut “Die Manschaft” në drejtim të tij u renditën në vendin e tretë. Duke marrë parasysh këto arritje, Ozil mendon se tashmë ka ardhur momenti që Lëv të shpërblehet me një titull:

“Shpresoj që më në fund edhe ai të marrë çmimin e tij, pasi në rastet e mëparshme jemi mundur në gjysmëfinale ose në finale. Të humbasësh një kompeticion kur i afrohesh kaq shumë fundit është diçka shumë e trishtueshme”.

9 komente në “Ozil: Gjermania, një ekip i frikshëm. Askush nuk dëshiron të ndeshet me ne”

  1. Asnjeanesi says:

    Askush nuk guxon te ndeshet me ju ?! Italia , po te luaje me juve , me rezervat ju dergon brenda 90 minutash ne Gjermani . Hajt , suksese dhe lutjuni zotit te mos takoni azuret ne boteror !

  2. xhino says:

    IK ORE LOQE AZIATIK

  3. Juglindori nga Korça says:

    Ndersa une do te shtonja xhino …ike ore loqe aziatik , na qenke bere gjerman ti …

  4. hashimi says:

    Nje fjal popullore thot hunde madhe belaj te zotit dhe ketija me duket se i eshte rritur mendja dhe kur te rritet mendja flutoron me presh

  5. dritani says:

    Po ju a deshironi te ndesheni me Italine?!

  6. ish tifoz i Gjermanise says:

    Ozil turku !! ke vene re nje gje ti! qekur gjermania futi ne kombetaren e vet turq duke filluar me Mehmet Sholl nuk ka mare asedhe nje kampionat boteror apo europian ,dhe nuk ka per te marre me ne jete te jeteve sa te kete turq brenda ,e dhjene faren dhe dojcat u prish kjo bote .

  7. merk says:

    Po ky nuk eshte gjerman.une boj cudi qe luan ne manschester.cesht ky more..per mua italia e viteve 1998-2006.ka qene skuadra me e mira me talent ne bote.dhe me shume sukses.

  8. LOLA says:

    ky eshte lojtar shume i mire per sa i perket turqve qe luajne ne gjermani mire bejne aty kane lindur nuk i lidh gje me turqine pse italia sa te huaj ka ne ekipin e vet ose franca ska lene arab dhe zezak pa mbledhur ……..u martua ai lorik cana aman se jam shume ne merak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje