Itali-Angli, spraj jeshil fushës për të fshehur problemet (FOTO)

13 Qershor 2014, 14:46Sport TEMA

Pavarësisht se tashmë Botërori i Brazilit ka nisur, gjendja në disa stadiume është vërtet kritike dhe punimet në to nuk kanë përfundur plotësisht.

Shembulli më i mirë është stadiumi në të cilin do të luhet një prej ndeshjeve më të rëndësishme në fazën e grupeve, Itali-Angli.

Fusha e Manaus është në gjendje skandaloze, duke qenë se nuk është shtruar tapeti me bar.

Për këtë arsye, për të fshehur gjendjen e vërtetë, brazilianët kanë hedhur spraj me ngjyrë jeshile në pjesët problematike të fushës.

Me këtë, ata kërkojnë që të fshehin problemin dhe të bëjnë të besojnë që në ato pjesë ka bar.

7 komente në “Itali-Angli, spraj jeshil fushës për të fshehur problemet (FOTO)”

  1. lexuesi says:

    E nese Anglia e Italia nuk pranojne te thyejne turinjte ne kete “fushe” ?!

  2. mustafa says:

    Ky traplliku i lyerjes se fushave me jeshile vazhdon e perseritet nga gazetare profane qe mundohen te gjejne gjera qe s’vene mire, si hotelet e Socit ne Rusi.
    Ajo “lyerja” me boje jeshile eshte ne fakt “hydroseeding”, mbjellje bari te trajtuar me pleh kimik dhe agjente te tjere qe e bejne te mbije dhe te zere vend ne fushe brenda nates. Ngjyren ja ben si te duash, po zakonisht eshte nje ton me barin e zakonshem. Fara e barit eshte hibrid me rritje shume te shpejte dhe rezistence te larte.
    Perdoret gjithandej ne fusha golfi, apo edhe ne vende ku nuk mund te kujdesen shume per barin, si anet e autostradave.
    Besoj ky sqarim do ta mbylle kete historine idiote te “lyerjes”.

    1. elinor says:

      Flm Mustafe per kete sqarim te plote dhe qe ka kuptim.
      Une vete per pak fillova te dyshoj tek Meta! “Cdreqin e coi edhe ne Brazil palacon”, mendova! ?

  3. elinor says:

    Do kete marre ndonje 7%sh ndonje zyrtar i larte qe ka dhene tenderin!

  4. Arian says:

    Bravo Mustafa per spjegimin, si duket gazetaret ne shqiperi shpejtojne per te dhene lajme pa I kaluar ne “site” ato qe shikojne apo degjojne diku tjeter. Bota ka ecur shume shpejte dhe ato qe behen e ndodhin nuk jane qudira.

  5. guri says:

    Kupen do ta fitoje Spanja!

  6. or Taj says:

    http://www.shop.speclawn.com/images/1257381933981-285969697.jpeg

    Ne amerike e lyejne fushen qe bari te duket I njetrajtshem.
    per vendet me klime ekstreme kjo eshte metode qe nga vitet 60

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje