Meksika fiton, por a do jetë ky Botërori me arbitrat më të këqinj?

13 Qershor 2014, 20:06Sport TEMA

Meksika fitoi ndeshjen e dytë në grupin A, duke u barazuar me Brazilin me nga tre pikë.

Ata mposhtën me rezultatin minimal një me zero Kamerunin, por sërish shije të hidhur la arbitrimi.

A do jetë ky Botërori me arbitrat më të këqinj?

Në lojën hapëse, japonezi Yuichi Nishimura dha një penallti të paqenë, duke zemëruar kroatët, që humbën ndaj Brazilit me rezultatin 3- 1.

Në ndeshjen e dytë, kolumbiani Wilmas Roldan, 34 vjeç, arbitri më i ri i këtij Botërori, i mohoi dy gola Meksikës.

Por si përzgjidhen arbitrat?

Massimo Busacca, 45 vjeç nga Zvicra, është personi përgjegjës në FIFA për përzgjedhjen e tyre.

Për dy vite me radhë shihet puna e 52 arbitrave dhe më pas zgjidhen 25 prej tyre.

Por nuk janë më të mirët në botë.

Kjo për shkak se FIFA nuk kërkon të diskriminojë asnjë nga kontinentet, duke bërë një përzgjedhje nga të gjitha federatat kontinentale.

Sipas Bild, problemi është se ka gjyqtarët “ekzotikë” si Bakary Gassama nga Gambia apo Nawaf Shukralla nga Bahrein, që nuk kanë përvojë.

Në vende te tyre ata drejtojnë ndeshjen që shihen nga 2 mijë tifozë.

7 komente në “Meksika fiton, por a do jetë ky Botërori me arbitrat më të këqinj?”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Meksika me bindi,eshte nje nga ekipet pretendente per te fituar kupen e botes,i jap te drejt trajnerit,kur vlersoj skuadren e tij si me te mirat e botes !
    Gabimet e gjyqtarve jane njerzore,por jo gjithmon percaktuese.Skuadrat e mira,fitojne duke mundur dhe gjyqtarin !

  2. fieraku4u says:

    MEKSIKA E MERITOJ FITOREN, ISHTE ME E ORGNAIZUAR, ME TAKTIKE DHE LOZNIN ME ZEMER PER TE FITUAR LOJEN.

    LE TE JEMI REALIST TANI.

  3. 1000 euro e kisha vu bast tek pjesen e pare na holladisi ai albiter kurva anulloi dy gola kot

  4. tiku says:

    keshtu jane keto ekipet amerikanolatine(meksike,kili,peru,paraguaj,uruguaj)jane te shpejt dhe teknik por……me shume se ne teteshe nuk shkojne

  5. liu says:

    2 golat verte u anulluan pa te drejte por gazeta tema duhet te thote qe fajin e kishte anesori jo gjyqtari gjithashtu

  6. Bodigardi i Temës says:

    Nuk e kanë “fajin” arbitrat… Peshku qelbet nga koka…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje