Del Piero ka dyshime për aftësitë e Inzagit si trajner

14 Qershor 2014, 15:25Sport TEMA

Legjenda e Juventusit, Alesandro del Piero, ka hedhur dyshime mbi caktimin e Pipo Inzagit si trajner të ri të Milanit.

Inzagi arriti suksese me të rinjtë e Milanit gjatë sezonit të kaluar dhe disa ditë më parë u caktua pasardhësi i Klarens Sedorf te skuadra e parë e kuqezinjve.

“Është një bast i madh që Berluskoni ka vënë, por ai ka shkuar pas një djaloshi i cili ha, pi, fle dhe ëndërron vetëm për futbollin.

Nuk e di se si ai do t’ia dalë si trajner, pasi është një përvojë e re. Është një sfidë e madhe që Milani ka vendosur ta caktojë si trajner. I uroj fat pasi unë kam fituar shumë me të”, ka thënë Del Piero.

 

1 komente në “Del Piero ka dyshime për aftësitë e Inzagit si trajner”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    INZAGI ?
    Do shkarkohet mbas 4 javesh ne serine “A” dhe pikerisht ne daten 29 shtator !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje