Një këngëtare, e cila u hipnotizua, këndoi gjatë kohës që mjekët i hiqnin një tumor nga fyti, pasi kirurgët donin të siguroheshin se nuk do i dëmtonin kordat vokale.
Alama Kante, nëna e një fëmijë, u operua ndërkohë që dëgjonte një hipnotizues në spitalin Henri Mondor në Paris.
Vetëm një pakujdesi e vogël do kishte shkatërruar zërin e Kante përgjithmonë.
Kante, me origjinë nga Guinea, gjatë kohës që ishte nën hipnozë, ëndërronte sikur po udhëtonte në Afrikë.
Vetë këngëtarja tha se kishte ndjerë dhimbje në një pikë të operacionit, por kur hipnotizuesi i tha se ajo do largohej, dhimbja iku.
Sa me pelqejne perrallat!!
po ajo ska kuptu gje ka qene bere si e drogume gjate operacionit: http://goo.gl/7wmBiS