Statusi për Shqipërinë/ Holanda përcakton qëndrimin më 17 qershor, Britania ende pa një vendim

16 Qershor 2014, 10:05Politika TEMA

Holanda, një nga 5 vendet skeptike për dhënien e statusit për Shqipërinë në shjetor të 2013, do të vendosë më 17 qershor se çfarë qëndrimi do të mbajë në lidhje me statusin e vendit kandidat, i cili është rekomandur nga Komisioni Europian për t’u dhënë brenda qershorit. Ministria e Jashtme holandeze në konsultim me Parlamentin do të hartojë dokumentin mbi të cilin ky vend do të shprehet pro ose kundër dhënies së statusit së vendit kandidat.

Ndërkohë edhe Britania e Madhe ende nuk ka një vendim për të miratuar ose jo dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Nicholas Cannon theksoi se Qeveria nuk ka një qëndrim pro ose kundër statusit për Shqipërinë.

“Kemi parë shembuj në rajon kur disa vende u shtynë shumë shpejt brenda procesit të anëtarësimit pa krijuar të gjitha standardet dhe reformat. Sa i përket statusit kandidat të Shqipërisë nga ana e qeverisë britanike akoma nuk është marrë një vendim.Të paktën deri tani, pasi unë telefonova gjysëm ore përpara. Kjo tregon se ky proces po merret shumë seriozisht dhe po diskutohet në nivele shumë të larta në Londër. Dhe mendoj se vendimi i Londrës dhe disa vendeve të tjera do të lajmërohet brenda kësaj jave”,  tha ai.

Ambasadori sqaroi dhe disa lajme të publikuara gjatë javës që lamë pas nga të përditshme londineze, të cilat flisnin se Shqipëria do marrë një PO nga Anglia.

“Ka pasur disa lajme gazetash gjatë javës, nga përvoja ime si diplomat gjithë këtyre viteve nuk u duhet besuar gjithmonë atyre që shkruhen në gazeta, sidomos në ato britanike”, tha Cannon.

Qeveria holandeze përmes Ministrisë së Jashtme do të përcaktojë qëndrimin që do të mbajë ky vend kundrejt Shqipërisë.

 “Institucioni që do të vendosë është Ministria e Jashtme. Ajo do të konsultohet me parlamentin për pozicionin që do të mbajë qeveria për këtë çështje. Ministria po harton një letër, të cilën do t’ia paraqesë parlamentit në ditët në vijim. Diskutimet pritet të bëhen në Parlament në datën 17 qershor”, ka thënë diplomati holandez në Tiranë Martin De la Beij.

Ky i fundit gjatë një ceremonie të zhvilluar në Durrës një ditë më parë, konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për proceset integruese të Shqipërisë, ndërsa e cilësoi vendin tonë një vend europian.

Votimi për Shqipërinë do të mbahet në 27 qershor në Bruksel, ndërsa qeveria shqiptare ka nisur një ofensivë diplomatike për të kërkuar mbështetjen për dhënien e statusit. Kryeministri Edi Rama ishte para disa ditësh në Paris, për të lobuar për statusin e vendit kandidat, ndërsa pas takimit me presidentin francez, tha se ishte një takim përtej pritshmërive. Qeveria shqiptare ka lobuar shumë në Holandë, pasi është një nga vendet më skeptike në lidhje me qëndrimin e saj kundrejt dhënies së statusit Shqipërisë. Kryeministri Rama, dhe më pas ministrat Bushati dhe Gjosha kanë zhvilluar një seri takimesh me zyrtarët më të lartë holandezë përfshi edhe Kreun e Qeverisë së Holandës.

Shqipëria pret për të 3 herë një përgjigje positive për marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërsa raporti i publikuar në fillim të Qershorit nga Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule për herë të parë rekomandonte pa kushte dhënien e statusit. Politika shqiptare duket në unision përsa i takon faktit se Shqipëria e meriton statusin, pasi ka plotësuar kushtet e përcaktuara nga Komisioni Europian.

3 komente në “Statusi për Shqipërinë/ Holanda përcakton qëndrimin më 17 qershor, Britania ende pa një vendim”

  1. frank says:

    o BOO BOOOOO,erdhi dita e se vertetes.po dhihen ne breke disa ,po nuk u dha statusi do te thote qe evropa nuk e njeh albananian si komb evropian.
    po u dha athere duhet te shkeputni lidhjet me sulltanet e turqise.

  2. kaurri says:

    As Holanda e as Britanija nuk kane me e pranue Albanistanin si vend anetare ku shtetasit e ktij Afganistani te vogel ne midis te Ballkanit, kerkojne te drejta te barabarta me qytetaret evropiane.

  3. alo'''''''' says:

    Evropa e di fare mire qe Skipetaret,i udheheq nje tufe Gangsteresh,si Saliu,Meta,Rama,Nano…………sepse dhe vet Evropi ka nje tufe Hajdutesh nga te cilet udhehiqet.
    Evropi e di fare mire se kush jane pipelli Skipetar,dhe Ballkani ne teresi,thjesht BALLKANI quhen “CA GOJE PER TU USHQYER KOT”dhe si treg konsumator i prodhimeve te EU.
    Na e japin ose jo Statusin e “VJEDHJES”mendoj se ne nuk na e ndjen shume,sepse do EU ose jo ne jemi prej Shekujsh Autoktone/Europiane.
    Nje lutje per Hollandezet q

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje