Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë pjesë në takimin me banorët e fshatrave Spathar dhe Dardhë të cilët kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një HEC-i. Balla u ka bërë me dije protestuesve se do të kërkojë nga Ministria e Energjetikës verifikimin e lejes koncesionare për ndërtimin e këtij HEC-i.
Sipas deputetit socialist Balla, Qeveria e kaluar ka dhënë me koncesion çdo përrua të vendit, një pjesë rë të cilave në mënyrë korruptive. Balla ka theksuar se një pjesë e këtyre lejeve korruptive, po anulohen.
Balla ka akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha se është përgjegjësi kryesor i kësaj katrahure me koncesionet për ndërtimin e HEC-eve dhe jo vetëm.
Asnje monopol te Samir Manes, nuk po shfuqizon Kryeministri aktual, perfshire Lotarine Kombetare, qe e quante te Zenit.
U ngelshin ne fyt ndarjet e fitimeve te paligjshme qe kane filluar te bejne, mbi mjerimin e gjithe popullit.
Anullojino te gjitha lejet kortuptive…dhe denoni kriminelin Berisha qe te rilinde Shqiperia.