CEZ/ Peleshi: Të shmangim arbitrazhin, po synojmë marrëveshje me kompaninë

15 Qershor 2014, 11:16Politika TEMA

Prishja e njëanshme e kontratës nga ish-qeveria Berisha me kompaninë “CEZ”, që i shkakton Shqipërisë një dëm prej 200 milionë eurosh, konsiderohet nga Qeveria Rama si shifër e lartë për shpatullat financiare të vendit.

Në një intervistë për “A1 Report”, zv. Kryeministri Niko Peleshi, i pyetur për këtë çështje u shpreh se, Qeveria po negocion me seriozitet për të arritur një marrëveshje të mirë me kompaninë çeke “CEZ” në mënyrë që të shmanget arbitrazhi. Sipas Peleshit, kjo marrëveshje nëse do të realizohet do të sillte mjaft lehtësi.
 
“Mos më kërkoni të them këtë, natyrisht që po ta krahasojmë me buxhetin tonë, kjo është një shifër shumë shumë e rëndë për shpatullat financiare të këtij vendi, është e lartë, por kjo është një çështje e trashëguar e papërgjegjshme, ne po bëjmë maksimumin që të arrijmë një marrëveshje që do të ishte shumë më e mirë dhe shumë më e lehtë se sa rezultati i arbitrazhit që asnjëherë nuk dihet se në ç’favor shkon”, tha zv/kryeministri Niko Peleshi.
 
Numri dy i qeverisë ka paralajmëruar se nëse është shkelur ligji nga ish-qeveria Berisha në marrëdhënie me ketë kompani, do të mbahet përgjegjësi penale.
 
“Natyrisht nëse do të gjenden momente të konsumimit të veprës penal përgjatë kësaj marrëdhënie me CEZ , natyrisht që duhet të shkojnë për ndjekje penale , pastaj janë institucionet e drejtësisë e prokurorisë që do të bëjnë punën e tyre për ta hetuar”, u shpreh Zv/kryeministri Peleshi.
 
Zyrtarët e kompanisë energjetike çeke “CEZ AS”, kanë deklaruar më parë se janë të hapur për bisedime me palën shqiptare për të shmangur Arbitrazhin Ndërkombëtar, pasi Enti Rregullator iu hoqi licencën dhe konfiskoi asetet 1 vit më parë. Kompania çeke ka sqaruar se do merret në konsideratë tërheqja nga Arbitrazhi, nëse të dy palët arrijnë një marrëveshje për kompensimin e dëmeve të shkaktuara ndaj kompanisë.
 
Çekët privatizuan Shpërndarjen e Energjisë Elektrike në Shqipëri në vitin 2009 me një vlerë prej 102 milionë euro, ndërsa deklarojnë se kanë investuar 100 milionë euro. 

14 komente në “CEZ/ Peleshi: Të shmangim arbitrazhin, po synojmë marrëveshje me kompaninë”

  1. Gezimi says:

    Zoti Peleshi, une mendoj se problemi me CEZ eshte shume serioz. Po kaq serioz eshte dhe borxhi i madh qe kane subjekte te ndryshme dhe familjare qe kane dhjetra vjet qe nuk paguajne energjine. Merrni masa dhe zgjidheni kete problem, pasi neser mund te kete kosto shume te larte sociale. Nuk mund te paguajne te ndershmit ngritjen e perviteshme dhe te paargumentuar te cmimit te energjise dhe borxhin e atyre qe nuk kane futur doren ne xhep qe nga vitete para te ’90. Mos luani me nderin dhe personalitetin e qytetareve! Ata qe na e sollen CEZ peshqesh, duhet te pergjigjen deri me nje, dhe te paguajne kusuret qe i jane hapur shtetit. Keta kane emra qe te gjithe i dine. Neser mund te jete vone!

  2. beni says:

    kush eshte pergjegjes te ndiqet penalisht kjo eshte detyra e qeverise qe mos ti shkoj nderment ndonjerit te tallet me financat e popullit

  3. sh q i p says:

    eshte i rende per shpatullat e shtetit, dakord. po kjo nuk eshte aspak e rende per shpatullat e saliut, zenit, argites, bashes e bodes me kompani. perfshi ketu imamin, kseren apo rulin, dhe ja ku lehtesohet barra e shtetit. ju o do zini mend si qeveri, ose po qe se nuk e beni dot hapni krahun. nuk ka po si ,po ma, po qysh, po tek. ka vetem dhenie llogarie se ku kane shkuar parate. bllokim i aseteve te personave te larte permendur, sekuestrim te pasurive te paluajtshme , si dhe nisma te tjera qe do rekuperonin parate e vjedhura e te shperdoruara. çfare do beni? do t’ja faturoni shqiptareve gjithe kete fature financiare? z. peleshi, z. rama apo kushdo qe populli i ka dhene te drejten per te qeverisur kete vend. ligjet jane, faktet po ashtu, mbeshtetja ne popull po nuk diskutohet, atehere beni gjene e duhur e me te logjikshmen. ne po presim. po mos e shperdoroni besimin tone.

  4. arjanita says:

    Ciles kompani i jane shkaktuar deme?!
    Sa borxhe akumuloi kjo palo kompani ne
    kurriz te KESH dhe OST?
    Edhe kur ERE uli ¢mimin e blerjes se
    energjise nga KESH CEZ doli prape
    me humbje!
    Ne qershor 2012 CEZ donte te shpallte
    falimentin por Bisha nuk i la.
    Per te vjedhur shqiptaret Bisha ne bashke
    punim me ¢eket perzuri CEZ.
    Por socialistet nuk kane kellqe te vendosin
    drejtesi.Gjynah per kete popull.
    Dhe per mua.Qe besuam tek PS.

  5. Treviso says:

    Investimi prej 100 miljon Eurove nuk besoj qe te jete bere ne favor te rrjetit te shperndarjes. Jane shpenzuar 100 milon Euro nga firma Ceke, por kjo shume ka kaluar ne duart e mafjes si 3% i zonjes Argita. Kete shume qe Ceket kan shpenzuar per marrjen e kontrates e kane nxjerrur me gjobevenjen qe i kan bere qytetareve me te padrejte. Ceket ne Shqiperi nuk kan humbur asnje çentez, por kerkojne ti paguhet reputacioni qe humben per prerjen e kontrates ne menyre arrogante. Ligjet nderkombetare te favorizojne kur nderpritet kontrata dhe nuk ka argumenta qe e justifikojne demin.

  6. beci says:

    Turp t’ju vije per kete qe po beni! Perse keni frike te shkoni ne arbitrazh kur ne te vertete jane ceket ata qe duhet te kene frike. Kjo qe po beni eshte afere e paster korruptive dhe shitje e ineresave te Shqiperise. A e keni lexuar ndonjehere kontraten qe lidhi qeveria shqiptare me CEZ? A e dini se sa rende e ka shkelur CEZ kete kontrate? Nuk ka gjyqtar ne bote qe ti jape te drejte CEZ.

  7. Profesor says:

    Debil klasik qe ne lindje.Turp per ate qe e ka vene ne ate post,se vete ai(Pandi prej leshi)po te kishte pak mend e shume dinjitet nuk do te pranonte te na perfaqsonte e te na drejtonte shtetin tone.

  8. i revoltuar says:

    duhet ne menyre urgjente te pagujne bizneset, une kam punu vete neper restorante luksoze edhe shume pak i paguajne dritat per aq sa shpenzojne sepse vjedhin, kjo te pakten ka ndodh deri para nje viti, tani nuk e di nese ka ndryshu gje: http://goo.gl/0CRVU1

  9. koli says:

    Pse ceket pranojne marrveshje me humje pa kaluar ne arbitrazh?Kaq humane jane? Ky eshte korruposioni Fyle Rama pasi djali i Fyles eshte drejtor ne CEZ ne Ceki

    1. PDIST KAVAJE says:

      i biri i fyles drejtor i rendesishem ne ceki per ”cez grup”,kurse fylja vete nje nder aksioneret kryesore te kesaj kompanie .kudo ku ka qene kjo kpmpani eshte perzene me shkelma .mos harroni dhe rastin e bullgarise ,apo harrova edhe atje fajin e ka saliu

  10. salah says:

    Ka disa probleme Abitrage sepse pajtueshmërisë shqiptar vazhdueshëm me çdo traktatet ndërkombëtare dhe si një mashtrim, sepse është edhe në turizëm dhe bankat. Shpesh drejtorët dhe avokatët janë shumë të trashë

  11. Cingiskhan says:

    Ceket vertet jane hajdute dhe mjafton te shikosh rogat qe i caktuan vehtes gjate administrimit te CEZ, por kursesi nuk mund te fitosh nje arbitrazh nderkombetar kur nje minister i brendeshem debil del ne gjithe mediat duke urdheruar shperthimin e dyerve te kabinave elektrike kur kjo nderpreu furnizimin me energji te ujesjellesavet qe nuk kishin paguar energjine. Nuk pi uje ne arbitrazh edhe sikur te maresh me vehte nje cete Tropojanesh. Keto jane pasojat kur drejtohesh nga njerez qe kane dale nga shpellat.

  12. Split the Comunists from life to death ... says:

    Jam i sigurte qe mero-ja i ben censure komenteve qe behen ktu. Se nuk ma ha mendja te jeni te gjithe kaq injorante primitive.

  13. Atila says:

    Privatizimi nga Cez ne ate periudhe ishte nje privatizim politik pasi dihej se kompania kishte borxhe shume-vjecare sie edhe humbje ose me mire vjedhje ne masen mbi 40-50% te energjise. Renia e Cez ne ate gjendje ne Shqiperi ishte rezultat i shitjes korruptive dhe mungeses se mbeshtetjes per mbledhjen e faturave nga shteti. Fakti qe Cez ka probleme ne dy vnede te korruptuara deri ne palce si Shqiperia dhe Bullgaria ve para pergjegjesise shtete perkatese dhe jo kompanine qe eshte detyruar te abuzoje nga mungesa e pergjgjesise dhe kontrollit te entit mbikqyres. Nese bihet dakord per terheqjen nga arbitrazhi Cez duhet te rikontraktohet mbi baza strikte dhe serioze duke patur mbeshtetjen dhe kontrollin e duhur nga shteti Shqiptar. Shteti Cek ka patur nje qendrim pro shqiptar edhe ne rastin e Kosoves dhe per kete duhet vleresuar jo duke falur gabimet e Cez por duke siguruar seriozitetin e punes se saj dhe mbikqyrjen e rrepte nga Enti Rregullator perkates. Cez-it i duhet dhene nje mundesi e dyte ku te dy palet te terhiqen nga pretendimet e tyre financiare duke filluar nje bashkpunim mbi baza reciprociteti,serioziteti dhe bashkepunimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje