Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron si qëndrim personal të deputetit Gjovalin Kadeli deklaratën se 12 ligjvënës të kësaj partie do t’I kërkojnë Kryeministrit Edi Rama largimin e një ministri. Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, njëkohësisht zv.ministër i Transporteve, theksoi se deklarata nuk ka lidhje me qëndrimin politik të partisë së dytë qeverisëse në vend.
“Nuk mund të ndaloj asnjë komentues në politikë ose jo që të shprehë kënaqësitë apo pakënaqësitë që ka me raste të caktuara apo me ministra të caktuar. Duhet të dimë të dallojmë qëndrimin personal, nga ai politik. Si nënkryetari i LSI ju them se LSI është e angazghuar 24 orë në 24 në përbërje të Qeverisë për të përshpejtuar axhendën e integrimit. Kjo është shumë më e rëndëishme sesa komentet që bëhen mbi persona. Është në historinë e LSI që të mos e personalizojë politikën, kjo është shumë e rëndësishme. Nuk ka ndryshuar asgjë në kursin e LSI-së”, theksoi Manjani.
Por, ligjvënësi i LSI-së Kadeli duke i qëndruar deklaratës së tij, u shpreh se ai nuk është një mendim personal, por i 12 deputetëve. Duke iu përgjigjur Manjanit, Kadeli e cilëson të pavend reagimin e tij, duke shtuar se zv.ministri i Transporteve nuk është pjesë e Grupit Parlamentar të LSI.
“Deputetët e LSI së shpejti do marrin një iniciativë ku do t’i drejtohen kryeministrit Rama për largimin e të paktën një ministri. Jo më pak se 12 deputetë kanë vendosur të largohet një prej ministrave të kabinetit për perfomancë të dobët, për mungesën e komunikimit me deputetët, duke mos qenë në rolin e duhur për të qenë pranë votuesve shqiptarë, pranë atyre që na kanë zgjedhur. Është me rëndësi që në Kuvend të mishërojmë zërin e votuesve. Asnjë nga deputetët e LSI nuk ka hyrë në zyrat e ministrave për zgjidhjen e problemeve të tyre, por të komunitetit. Fatmirësisht shumica e tyre janë pa mandat deputeti, që i angazhon më shumë, por kjo nuk do të thotë se pse nuk ke mandat deputeti dhe të mos komunikosh me deputetët mbi problemet që ka për votuesit që përfaqëson. Shkalla e rritjes së përgjegjësisë do jetë më e madhe me këtë kërkesë tonën. Shqipëria është më pranë statusit kandidat dhe opozita ka qenë luajale në këtë pikë dhe Presidenti ka përshëndetur dhe po merr hapat e duhur që t’i shërbejë këtëij qëllimi dhe ne jemi të vendosur si grup parlamentar të punojmë sa më shumë që statusi të merret dhe jemi të sigurt që do merret”, tha Kadeli në një intervistë televizive.
Kadeli nje mi i PD brenda mazhorances….
Mesa duket Kadelit do i kete djegur aksioni i fundit ne LAC. A ka lidhje ai me fabriken e droges? E cuditshme sepse ministri i rendit qe kur ka filluar te punoje e mos llape ne TV, po godet pafund grupe droge, ne shqiperi te kapen 50 kg heroine e cocaine ska ndodhur. Kudo gerric droge keta te LSI dalin, hahaha, e bukur kjo, me sa duket ky grup spaska dorezuar pagesen tek lilo dhe keta prandaj spo nxitojne, por i rreshqiti Kadeli. Shqiptaret mos ju duket cudi qe ta zhdukin Tahirin keta te LSI sepse ai po prek ne zona te mbrojtura nga pushteti i LSI. Te pakten e permirsove ti, mire bere se me drogen sta mban ty. Tahirin kerkon LSI,nje dite do dali emri, dhe ky emer do te jete sepse ai po i prek interesat e droges.Tung tema
E shikoni o njerez se c’behet apo jo.Pse po godet drogen Saimir Tahiri dhe mbrapa trafikut te droges jane keta hajdutet e LSI tani kerkojne koken e Saimir Tahirit. E kuptoni tani apo jo se LSI eshte “La Piovra”? E more Saimir Tahiri puno sa te duash more djale por njerezit qe kerkojne llogari dhe zbatojne ligjin nuk i duan mafiozet se ti po i shkel ne kallo. Nuk po i fut ne pune policet e LSI se ne cdo dikaster ata kane bere ligjin kurse djemte dhe vajzat socialiste me diploma enden rrugeve se nuk lene keta hajdutet e LSI. Pikerisht pse i shkruajta Edi Rames ne fcb qe keshtu sic po vene punet Ilir Meta do te behet drejtues i PS dhe kryeminister ne zgjedhjet e tjera, ne vend qe te analizonte veprimet e LSI, zoteria me bllokoj ne fcb se i mbetej hatri LSI. Kadeli eshte deputet i LSI tani por prejardhjen e ka nga PS pastaj PD dhe tani eshte prape me te majten por ka surrat ky njeri te dalin ne shesh apo jo? Edi Rama te mos leshoje pe dhe te mos beje gabim qe te heqin Saimir Tahirin se pastaj keta do te kene teka te tjera. Eh keta te LSI kujtojne se jemi budallenj ne dhe nuk e kuptojme qe keto nuk jane fjalet e Kadelit vetem, thjesht Kadeli po perdoret nga LSI por e verteta eshte hakmarrja e Ilir Metes me dokumentarin surprize qe kishte pregatitur Edi Rama ne 23 qershor per ditelindjen e PS per protestat e 21 janarit. Prandaj iku Iliri me Moniken nga festa e PS se u zemeruan prandaj, tani besoj nuk keni me dyshime qe asnje njeri nuk do te pergjigjet per te vraret e 21 Janarit. Pikerisht ky eshte edhe divergjenca e Ilir Metes me Saimir Tahirin I cili ka premtuar gjate fushates elektorale qe kush ka dhene urdher per masakren e 21 janarit do te ndiqet penalisht. Kjo gje nuk I pelqen Ilir Metes se te gjithe e dime qe shkaku I protestave ishte korrupsioni i Ilir Metes, dreq o pune kjo politika eshte………..do ti thuash derrit daje. Gabimi pafalshem i PS qe beri aleance me LSI por po te mos bente aleance rrezikoheshin zgjedhjet se Saliu me Ilirin ishin te dy hajdute dhe PS prape nuk do te fitonte, thike me dy presa.Nuk di cfare te beje njeriu i shkrete, nuk di kujt ti besoje me.Nga ana tjeter Lulzim Basha rri me shpresa se mos zemerohet Ilir Meta me Edi Ramen dhe ai te marrin pushtetin, prandaj ben presion LSI. Ne asnje menyre Edi Rama nuk duhet te pranoje shantazhe te tilla dhe Saimir Tahirin duhet ta mbroje se nuk do te gjeje minister tjeter me te mire se Tahiri.
Manjani ka hall per vete pasi skandali i avionit te droges ne Divjake ka lidhje me detyren e tij si zv.minister i transporteve.
Po normale qe LSI do tregoje dhembet! kur PS ka nje kryetar qe nuk flet me per PS dhe militantet e saj pse mos te tregojne dhembet keta te LSI-se. Turp per PS!
Shok, ju keni te drejte. Na duhet unitet. Rrreaksioni eshte i gjalle e saboton pushtetin e popullit. Vigjilence!
NA RROFSH TRAPIN TI QE HIQESH SI VETERAN.SHKO ha nonji pule aty ti ballist i qelbur.
Po i lindin shpresat ketyre minjve te Salucit ahahahaha
LSI eshte kancer metastaze per shqiperine…. fajin te gjithe per kete e ka Berisha I cili ne 2009 duhet bente kualicion te zgjeruar me PS dhe ta fundoste perfundimisht shushonjen Meta…. Rama ne kualicion me Meten po ben me shume keq se mire vendit… Rama duhet te bashkepunoje me Bashen dhe ta mbeshtese qe ta largoje Berishen nga sksna politike sepse ai eshte gatuar per qene humbes I madh sepse nuk e kupton kur duhet te ndaloje ose te largohet. Rama me mire te kerkoje mbeshterjen e Bashes sesa te duroje kafshimet e pafundme te mushkonjes Meta.
Epo i paska problemet Kadeli personale pra.
Mos e ka fjalen Kadeli per Haxhinaston, qe I djeg ketij Manjanit? Haxhinasto eshte I pari qe duhet te Ike nga qeveria
PA SHIKOJENI MIRE KETE Kadelin,pasi ka qene SOCIALIST e nga inati i Rames ,vajti e fjeti me SALIUN. Pasi fjeti me SALIUN ,u mbars e gjeti shtrat te LSI per te pjell. Si duket ata qe e mbarsen kerkojne qe te pjelli e tani po kerkon materniet qe dobicit t;ja veri emrin Bilbilfryres = spiun ,bashkpunetor,avije ,por qe te gjithe emertimet thone te njejten gje Pra mos eshte ndonje Bilbilfryres i SALIUT,PASI TE MOS HARROJME SE ERDHI I MBARSUAR NGA SALIU
Pozicioni i kade.it dihet,ai ka per mision ndarjen e lsi nga koalicioni.por skema qe ika pregatitur pd eshte nje bllof se kadeli nuk eshte deputet i lsi por i pd.ky nuk njeh parti dhe kontrate ,por sheh xhepin e tij ne keto manovra te kota.duhet patjeter qe te ndryshohet kodi elektoral dhe deputetet te zgjidhen direkt nga populli.pastaj do e shihni e zgjedh me populli kete person qe leviz ne cdo tremuaj nga nje parti tek tjetra.ky eshte tipi me ikeq i parlamentit shqiptar,se ishte ky me islamin qe mbajten berishen ne pushtet.
Qafa tu ka trashur dhe koken e ke patur te madhe por doja te dija ore ne ate postin ku je tani pikon ndonje gjë apo fare se ky kadeli ja fut kot se ka ngel pa gje me duket si jo sdo i ndihej zeri por edhe ju tani mos u tregoni kaq gruksa hidhuani ndonje kacidhe edhe ketyre ndryshe flasin dhe nuk u lene rehat as juve hajt te keqen tani.
njerez te peshtire me nje formim ordinier….
Keto lloj hilesh jan te perseritura te LSI-leshit,del njeri thot ate qe eshte synimi I tyre per te tatuar pulsin,pastaj dalin zyrtarisht qe medemek eshte mendim personal.Shkurt,LSI-ija eshte ferr neper kembe.
mesa duket plasi nga LSI : http://goo.gl/edWBm2
Mesa duket ministri Tahiri eshte futuer ne folene e grerzave. Dhe po doli qe LSI eshte e implikuar me “koken” qe drejtojn tregetimin e droges, asaj i duhet medoemos ta largoje qe te mund te shpetoje ngs hekurat ata qe e menaxhojne kete pune. Me duket LSI e nxori koken.
Me aq drog sa qarkullon ketu, kur te duash ben franxholla per gjysmen e tiranes per nja tre dite.
Partite politike kane nderthurje me fije te dukshme dhe te padukshme me krimin, dhe kur nje gje e tille vertetohet do te thote se kemi te bejme me krimin e organizuar. Lexoni librin e R.Savianos, i cili e pershkruan mire prezencen e mafies ketu ne Shqiperi dhe Kosove ne lidhje te ngushta me mafien italiane.
Dikush e ka bir tamam te luftoje krimin, mirpo te del ajo partia qe eshte bere njesh me krimin, dhe te kundervihet duke te goditur ne drejtim tjeter duke fshehur ate merakun e vertete; qe qendron ne faktin si ti po i bjen ne qafe ortakut te tyre kriminel nga ku furnizohet me para te pista.
E cfar behet ne raste te tilla ?!
Dy rruge ka; ose te luftosh me vetmohim kundra krimit, ose te bashkepunosh me te.Rruge te mesme nuk ka.
mos u shqetesoni o njerez se nuk ka potencial politik kadeli te shkarkoje apo te emeroje ministra.
a nuk e shikoni qe eshte i vetmi deputet i lsi-se qe flet neper tv.e kane lene te lire duke i thene: pjerdh ti pjerdh se lirosh
LSI ESHTE PARTI E LEKUT DHE XHEPIT NUK ESHT PARTI E SHPRESES DHE E BERJES SE SHTETIT .
kadeli, sic duket do te jete ne ndonje bande trafikantesh, dhe banda po dridhet nga puna e tahirit prandaj kane hedhe ne sulm kunder tahirit anetarin e tyre ne parlament kadeli. a e degjuat zhelen jozefine qe sulmonte dy ministrat me te suksesshem te kabinetit tahiri e kodheli. ekip qeveritar me kompakt e me punetor nuk ka pase ndonjehere shqiperia. keta nuk dijne te flasin si ngjela e blushi por jane 1000 here me punetore e me te vlefshem se blushi e ngjela. blushi e ngjela kane zgjedhe te bejne bla-bla, ndersa ekipi I qeverise kane zgjedhe te punojne. ky ekip meriton nje bravo te madhe. nerhyrja e rames per te bere ndonje levizje do te ishte e panevojshme dhe shume e demshme per punen e qeverise. ju lumte djem e vajze te qeverise. e dijme se berisha, topalli, ristani, noka, islami e ngjela e blushi nuk pelqejne kete ekip shume simptik e shume punetor. populi ju pelqen. edhe nje here bravo.
“Qeveria, eshte e angazhuar 24 ore ne 24,, .Kur degjon keto deklata te tilla, te vjen per te vjelle. A thua, se keta qeveritare, u shuan se punuari ne pune.(24 ore ne 24).Ata e kane mendjen per te
vjedhur kete popull (24 ore ne 24) .Mjere shqiptaret, ne c’ duar kane rene.