Xhaxhai i Iris Belbës: Vajzën e kanë hedhur, nuk është vetëvrarë

14 Qershor 2014, 09:03Politika TEMA
Xhaxhai i Iris Belbës: Vajzën e kanë hedhur, nuk është

“Vajza jonë nuk ishte tip që mund të mendonte vetëvrasjen. Dyshojmë që e kanë hedhur”.

Kështu ka deklaruar xhaxhai i 21-vjeçares Iris Belba, e cila humbi jetën pasi u hodh nga Sky Tower.

Xhaxhai mohon që e reja të ishte me depresion, mohon se prindërit e saj janë ndarë, gjithashtu mohon zërat se Irisi e mori vendimin për ikjen nga kjo botë për shkak të mësimeve.

“Nuk mendoj se ajo deshi të ikte nga kjo botë. Ajo e donte jetën më shumë se të gjithë dhe kishte arsye më shumë se të gjithë që të gëzonte. Kishte gjithçka që donte. Jo, askush nuk mund të thotë që ajo iku se deshi”, thotë Kujtim Belba për gazetën Panorama.

Teksa thotë se Irisin e kanë hedhur ai sqaron: “Duam të na sigurojnë materialet filmike, sepse ai ambient atje ruhet me kamera. Edhe teknikisht Irisi nuk mund ta kalonte rrjetën. Ishte dy metra e lartë. Ajo nuk ka qenë ndonjë vajzë e marrë me sport dh do të bënte kapërcim të rrjetës pa probem. Pra, ne kemi shumë dyshime. Duam që shteti të jetë korrekt”.

13 komente në “Xhaxhai i Iris Belbës: Vajzën e kanë hedhur, nuk është vetëvrarë”

  1. tourkofagos says:

    mbas cdo ”vetvrasje”femre,fshihet nje korrak……..

    1. Erjon Braçe says:

      Ketu ke te drejte o tourgafagos…cte te bejm..te kemi inat po edhe duam te japim hakun

    2. N Shabani says:

      Mund ta kene vrare vertete por policia per tu shpetuar hetimeve thote u vetevra. Eh c’na ka gjetur ne te zeste ne kete dreq shteti te paafte per te zbuluar kriminelet.I bien shkurt ka vrare veten pa bere analiza fare se si, qysh, tek, cfare pati me ke shoqerohej, mbase ka pasur ndonje djale dhe ai per aresye xhelozije e ka hedhur ose mund te kete qene ndonjeri qe i binte me qafe ajo nuk e pranonte dhe ai eshte hakmarre, te gjitha keto mundesi policia nuk i sqaron por i bie shkurt :Ka vrare veten.Ne raste te tille duhet te behen hetime te thella qe te nxjerresh konkluzione se eshte vetevrare.

  2. Laveri says:

    Mbas çdo vrasje prapa shpine fshihet nje Janulle

  3. Hmmm says:

    Ku turkofagos eshte kokrra e …. tezes, po kesaj here ka qelluar fiks.
    Ekzakt! Se legena si ky xhaxhai kane fajin e tyre ne vetvrasjen e asaj cupes. Duke mohuar gjasme prej turpit depresionin e mbeses, ky e te tjere njerez, ne vend qe ti ndodheshin asaj prane, i dhane nganje te shtyre ne fluturimin drejt vdekjes.
    Depresioni eshte semundje, njesoj si gur ne veshka apo reumatizmi; duhet mjekuar e kerkon perkujdes per te prekurin.
    Duket se ende mentaliteti i semundjeve mendore nuk eshte c’rrnjosur nga psikologjia suburbane.
    Iu duket sikur po ta pranojne qe mbesa ka qene e semure menderisht do fyhet jo vetem kujtimi i saj, por do njolloset dhe fisi.
    Dhe nuk kuptojne qe, duke thene traplleqe si keto me teori konspirative kunder mbeses, vetem sa behet qesharak.
    Te mendosh qe ky birboja supozohej ta ndihmonte mbesen!!!

  4. Agushi says:

    Z. Hmmm!

    Duke mos njohur të ndjerën, prindërit apo xhaxhain e saj ju nuk mund t’i fyeni ata, ose të nxirrni konkluzione për ngjarjen.
    Të flasin një herë organet e drejtësisë, pastaj ju do të keni kohë të bëni komente.

  5. Tarras Zhapkoqi says:

    Per ate punen e rrjetes, xhaxhai i vajzes ka te drejte. Kur doja te beja foto nga ajo lartesi, une nuk mund ta coja cameren aq lart, ne te gjithe gjatesine rrethuese te ambientit per shkak te lartesise se rrjetit rrethues. Edhe vete e kam dyshuar qysh ne fillim dhe kur lexova se ishte hedhur nga kati i 17, gjeja e pare qe mendova, ishte se do te ishte hedhur nga ndonje dritare ne katet me poshte nga kati i rrethuar me rrjet teli dhe me me hekura pasi e njihja mire ate vend piktoresk. Ne se tendonte te hidhej nga ai gardh, me siguri qe do ta shihnin nga pjesa rrotulluese e kulles sepse asaj do ti duhej nje kohe e relativisht e gjate per tu ngjitur e per te marre vrull e te kercente qe te mund te binte ne ate pike ku e tregonte fotoja ne trotuar. Provoni te beni foto te tiranes qe andje dhe do te shihni sa i larte eshte gardhi. Pastaj koha relativisht e gjate per tu ngjitur do tja ndryshonte vendimin vajzes per tu hedhur dhe do mund te kerkonte nje vend “psikologjikisht” jo aq te mundimshem sac ishte sky tower. E me gjithe ate lulja Iris nuk eshte me!

  6. LORA says:

    Tek ata qe perhapen ,me shpejtesine e eres,keto genjeshtra duhet kerkuar dora vrasese e Iris Belbes.
    Edhe une nuk e besova,qe ne dalje te lajmit, opsionin e vetvrasjes.

  7. Ledi says:

    Pas lajmit, doli “shoqja” e Irisit dhe tha qe prinderit e Irisit ishin ndare… shtoi qe Irisi vertet kishte qene e mire ne gjimnaz, po ne shkolle te larte nuk ishte kush e di se cfare dhe kishte shume probleme!!! Xhaxhai i vajzes e mohon faktin qe prinderit t’i jene ndare … Sido qe ta shohesh kete mhb, Irisin e kane vrare. Dhe kjo nuk mund te lihet pa fajtore. Biles kerkimet per fajtorin duhet te fillojne qe te kjo “shoqja” qe paska genjyer kaq trashe … dicka duhet te di kjo!

  8. tironci_vjeter says:

    Shume e drejte dhe shume dyshuese , Kete Irisin engjellin e bukur qe nuk jeton me ,, per mendimin tim mund ta kene thirrur ne nje nga ato zyrat lart apo hotelet ndoshta per pun ndoshta per performance se aty ka lloj lloj agjensishe ndoshta per tu bere fotomodele etj etj Simbasa te gjithave gjasave vajza ka shkuar dhe aty mund te jete tentuar te abuzohet seksualisht me vajzen dhe ajo duke mos pranuar ne panik e siper ka gjetur dritaren e hapur dhe eshte hedhur, personi ose personat qe kan tentuar te abuzojne per te fshehur provat jan ngjitur ne lokalin lart dhe e kan lente cante dhe telefonin e te ndjeres ne tavoline ! Kjo mund te jete historia e vertete 99% Sepse ne te gjithe boten nje njeri qe ben vetevrasje le nje leter dhe nje arsye pse e merr ket hap te tille.

  9. anisa says:

    te zbardhet ngjarja sa me shpejt.ska mundesi te ket qene vetvrasje.esht shum e lart rrjeta rrethuese ska mundsi te kapercehet.vetvrasja eshtvetem per te hedh hi syve.ore un se marr vesh ska kamera aty qe ta tregojne cka ndodh apo i kan zhduk.per mua ska qene vetvrasje por vrasje.

  10. anisa says:

    dhe ska mundsi tket hyp ne rrjet qe esht shum lart dhe te kete rene aq larg mu buze rruges.ku e mori ajo gjith ate vrull mbi rrjet qe mezi kapesh?ska shance

  11. adi says:

    konspiracion shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje