Vendi vakant në Gjykatën e Lartë/ Nishani çel procedurën e re

13 Qershor 2014, 13:33Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani njoftoi vijimin e procedurave ligjore për plotësimin e vendit vakant në trupën e Gjykatës së Lartë, pasi Kuvendi nuk dha pëlqimin për emërimin e Alaudin Malajt në këtë post. Sipas një njoftimi nga Presidenca, “në vijim të procedurave të filluara më datë 20 janar 2014 për përzgjedhjen e kandidatit për një vend vakant në Gjykatën e Lartë, me qëllim për t’i dhënë edhe personave të tjerë mundësinë për të konkurruar, ftohen subjektet e interesuara që brenda datës 30 qershor 2014 të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtar të Gjykatës së Lartë”.

Në seancën plenare të 22 majit mazhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit që emëronte Alaudin Malajn në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë .

Të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:

1-    Kërkesë me shkrim;
2-    Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar);
3-   Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni, organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj.;
4-    Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).

Shënim: Dokumentacioni i kandidatëve, të cilët plotësonin kushtet ligjore në shpalljen e parë (dt. 20 janar 2014) për këtë vend vakant, emrat e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit me njoftimin e datës 24 shkurt 2014, është i vlefshëm.

1 komente në “Vendi vakant në Gjykatën e Lartë/ Nishani çel procedurën e re”

  1. toni says:

    o jarooooo do ishte e udhes te emeroje odeten tende,m..t se m.t u be kjo pune,dava plerash,mjer ky komb me juve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje