Mirditë/ Kosovari vret nga pakujdesia gruan, plagos mbesën më pas tenton vetëvrasjen

13 Qershor 2014, 10:08Politika TEMA

Armët marrin të tjera jetë.

Një 50- vjeçar nga Gjakova ka vrarë nga pakujdesia me armë gjahu bashkëshorten e tij si dhe ka plagosur mbesën e kësaj të fundit, raporton Ora News.

Më pas, në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar t’i japë fund vetes duke u prerë me thikë në fyt.

Nga të dhënat e para mësohet se krimi ndodhi në banesën e familjes Marku, me vajzën e së cilës ishte martuar Ndue Bisaku.

Mbrëmjen e djeshme çifti me banim në Gjakovë kishin shkuar për një vizitë në familjen e prindërve të gruas.

Mësohet se paraditen e sotme, kur Ndue Bisaku kishte marrë të pastronte armën e gjahut, dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht duke lënë të vdekur në vend 40- vjeçaren, ndërsa është plagosur mbesa e familjes, 17- vjeçarja Rezarta.

Në një gjendje shumë të rënduar psikologjike si pasojë e ngjarjes së rëndë, shtetasi kosovar ka tentuar të vetëvritet duke prerë fytin me thikë.

Ndërhyrja e shpejtë e familjarëve të pranishëm ka bërë që 50- vjeçari të transportohet me urgjencë në spitalin e Rrëshenit, ku sipas të dhënave është në gjendje të rëndë shëndetësore.

8 komente në “Mirditë/ Kosovari vret nga pakujdesia gruan, plagos mbesën më pas tenton vetëvrasjen”

  1. Epiri enchallon says:

    Pune islamikesh

    1. epir ngjala says:

      Po sa budalla ja bre ” epiri enchallon” dhe shpirtlige…
      Ngushlime familjes.

    2. Toni says:

      Epiri enchallon — Ndue Bisaku nuk eshte Ilamike por i krishter o mavi

  2. liri says:

    QENI! E KA VRARE, POR SHPELLARET E JUSTIFIKOJNE………PLEHRAT NUK U BENE NJEREZ KURRE.

    1. Toni says:

      Ilir. Ngjarje te tilla nga njerze te degjeneruar te dalur nga koperativat ndodhin gjdo dite gjithandej shqiperis mor kafshe . Apo nuk i percjelle ti lajmet

  3. Brikena says:

    Aksident, gjunah. Keshtu ndodh kur armet jane sheshit

  4. Scandal says:

    Epiri enchallon …kujdes more idijot se qka shkruan,antishqiptarizmin mos e qfaq ne raste te tilla.Familja e Ndue Bisakut eshte katolike nga Gjakova…a kuptove o kopili i jonullesssss

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje