Ligjshmëria e emërimeve në administratë/ Hetimi parlamentar nga viti 2009

12 Qershor 2014, 20:51Politika TEMA

Kuvendi miratoi me 76 vota pro ngritjen e komisionit hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në administratë, me amendimin e propozuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili parashikon shtrirjen e afatit të hetimit që nga viti 2009.

Ndërkohë opozita në kërkesën e saj parashikonte vetëm emërimet në postet kyçe nga ana e kësaj maxhorance. Megjithëse ngritja e këtij komisioni hetimor ishte parashikuar të miratohej në seancën plenare të një jave më parë, votimi u shty me synim gjetjen e një konsensusi, por palët nuk ranë dakord.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta para çeljes së votimit informoi se kishte mbledhur Këshillin e Rregullores, por duke mos arritur në një konsensus mes palëve ai njoftoi votimin në Kuvend të amendimit të  Ruçit për zgjatjen e afatit të hetimit. Përmes votimit në Kuvend u vendos shtrirja e afatit të hetimit të emerimeve në administratë nga vitit 2009.
Vendimi për hedhjen në votim të amendimit të maxhorancës u kundërshtua nga opozita.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka theksoi se amendamenti i z. Ruçi është absurd, në kushtet kur ngritja e komisionit është kërkuar nga opozita. Sipas tij, nuk ka se si maxhoranca të përcaktojë objektin e komisionit të kërkuar nga opozita.

Në seancën plenare të së enjtes (12 qershor) me 75 vota pro u miratua edhe projektrezoluta për “Për vlerësimin e punës së AMF-së për vitin 2013″.

Me 76 vota pro u miratua edhe mbyllja e komisionit që hetoi akuzat e opozitës mbi implikimin e ushtrisë në transportin e lëndëve narkotik

5 komente në “Ligjshmëria e emërimeve në administratë/ Hetimi parlamentar nga viti 2009”

  1. Hetimi me i sakte dhe i drejte , do te ishte qe nga 91 ,kur u vrane ne Shkoder 4 vete ,dhe askush nuk shkoj paradrejtesise ! Sepse kane ngelur shume boshlliqe ne kujtesen e shqiptareve , qe nuk jane sqaruar !

  2. SIT ..BACK.. ..AND RELAKS says:

    objekti hetimit qe miratoi ps-ja perfshin brenda dhe ate qe kerkoi pd e paloqes. ca halli ka paloqja?

  3. favenid says:

    Po cfare do te thote H E T I M ????
    Kush do hetohet Ish Ish…Cfare del nga kjo kqyrje,rishimkim???
    Cfare fiton Populli???????:::
    Po pse ne g j y k a t o r e e kzhyet PARLAMENTIN:
    Ka oragane tjera NEUTRaLE qe munde ta behjne
    jo kete HETIM Se gramozi esht mesuar
    me h e t i m e
    n d j e k j e
    shpifje e shpikje qe bene ministria e punve te perbredshme.
    Femija kishte frik ne bark te nenes nga
    PEGJIMET- hetimet hetohej Nako spiro nr i shtetit,hetohej edhe enveri.hetoj o,er nishani,hetogej gjithkush…..
    Nje veterane thoshte
    Edhe m u r i d e g j o n(Sh.N.)ish oficer i larze i sigurimit
    Po tha fluturoj g o m a r i i thuaj me gjith S a m a .r
    Aman leni keto pune,,,,
    PD pa u thare boja e ligjit per administraten nxoi shtesen Nr 24/1.
    qe thoshte drejtori pushon ose emron kur e shef te arsyeshme per gabime,faje,mos aftesi sejcilin punonjes apo specaliste(Kuptohet socialistet apo ata qe nuk ishin antar te PD).
    Po pse e perseritr PS. ps e i vjen keq PD tani??.
    Po me ke do punojn me ata tifozet e PD.
    po me mire merr simpatizanet e vet qe e bejn punen sic thote PARTIA.
    Mos u merrni me ish.ishet te djeshmen e parvjetshmen.
    Asgje nuk del nga kto sllogane…
    Shifni punsimet.mirqenjen
    Ngeli fjale REFORMA qellimi esht tjeter kunde ma marr gjith pushtetet.Ska gje te keqe edhe gjith pushtetet legjislative ,ekzekutive ,gjyqsorin le te marrin .
    Vec shqiperia te ecin perpara ,e ekonomia, indfustria, bujqesia e belgtoria ,e me henger sa me mire etj etj//
    Besojm se del gje nga ajo kete pune e ke bere ti??
    Po nuk tu dha vota qe ti te perseritishe ata
    vota u dha per te mos bere ato te kqia qe i beri parardhsi.
    mos shkel ne ato binare.

    Me ata te burgosurit e greve s askush nuk po flet.
    Bile shkoni e u thoni nuk keni te drejte.
    Cdo te thote grev 16 ditshe.??????
    U be shqiperia qerpaze .
    Duhet me ardh dikush i huaje e me then rregullojne kete pune.
    Prandaj e lan greven nenpunsite.
    Ram ka me shume te mira se te kqia.Ka inisiative.guxime nuk esht servile,nuk esht mendje mahe,masovike,cmirxhi etj etj.
    Por lidhur me prishjen e ndrtesa me aksione nuk esht mire nga asnje derjtim shtetrisht,shoqeror ,familja,arqitektonishte,higjenishte etjk
    Nuk ka shkuar ne ate nivel shteti qe te sheshoj ndertesa kur ka te pa streh??/a e dine cdo te thote i pa strehe???
    Eshte gjynah para Zotit e robit-njeriut
    Bashkohuni beni marrveshje per kete popull
    Edhe mos hyfshi ne europe ska gje,populli e kupton qe ka subjektivizem.
    Nuk esht hera e pare qe europa bene padrejtsi ndaj popoullit shqiptare
    Edhe ne jemi pa euiliber
    Jan ndertua xhamit si kepurdhat pas shiute.
    O burra ne islame e mysliman.
    Ne R a d h t e P A R E J E M I S H Q I P T A R E-ARBER.
    New York

  4. Bodigardi i Temës says:

    “Ç’po bën o Tas, po bëj thasë…” Në vënd që politikanët, të merren me problemet emergjente të këtij vëndi, po merren me broçkulla…

  5. Atdhetari says:

    Keta nuk kane pune tjeter , vetem shtellungen perpara dhe tjerin. Cilesia eshte LESH me gongla .
    A pika te gjitheve.Ne radhe te pare pika atyre qe e mbajen veten se dine ndonje gje , pa per te tjeret kraben dine atje jane .
    O PARLALESHTAR A KA MUNDESI TE BENI PUNEN PER TE CILEN JENI NE ATE SALLE . A KA MUNDESI TE BENI LIGJE QE SJELLIN ZHVILLIM mA KA MUNDESI TE JENI PRODUKTIVE DUKE SJELLE PROGRES VENDIT ? E THJESHTE FARE . PO NUK DINI KERKONI NDIHME NE MOS PERVESHJUNI PUNES ,REFORME NE DREJTESI , REFORME NE ARSIM ,SHENDETSI, ADMINISTRATE, TERRITOR ,STATUS,INTEGRIM, EKONOMI,SIGURIJURIDIKE E PLOT TE TJERA . Humorin , batutat ,ironine jashte salles se parlamentit me shoket e shoqet JO ME NE VOTUESIT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje