Sekuestrohet avioni i famshëm i Gjadrit/ A është përdorur për trafik?

12 Qershor 2014, 19:21Politika TEMA
Sekuestrohet avioni i famshëm i Gjadrit/ A është përdorur

Ky avion u bë i famshëm kur mediat zbarkuan në Gjadër, pas deklaratave të opozitës se po bëhej trafik droge me avionë nga kjo pistë.

Ata zbuluan se në atë zonë ishte një avion, por që sipas personit që e ruante, kishte mbi dy vite që nuk dilte në fluturim.

Një fshatar i zonës e ruante avionin në një kapanon dhe atij i paguhej një qira për të.

Ai u tha mediave se avioni ishte montuar në Shqipëri.

Edhe inxhinieri shqiptar, që kishte montuar avionin e vogël, e pranoi se avioni ishte ndërtuar me pjesë në zonën e Gjadrit.

Por tani Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka sekuestruar këtë avion, që është në pronësi të një diplomati austriak.

Ky i fundit është marrë në pyetje, ndërkohë që ka raportime se avioni mund të jetë përdorur për trafik, edhe pse pronarët kanë deklaruar disa herë se nuk ka qenë në gjendje pune.

Sipas prokurorisë, avionit i ka përfunduar licenca e fluturimit dhe qëndronte në hangar prej dy vitesh.

7 komente në “Sekuestrohet avioni i famshëm i Gjadrit/ A është përdorur për trafik?”

  1. safeti says:

    Zero prova tha Mrika. Prova qenka 7 metra e gjat dhe 10 metra e gjer.

    1. roberto says:

      Po ku ta dinte Gjeloshi se MRIKA(Saliu) E KISHTE PROVEN…..BRENDA???
      Hajduti gjitrhmone ka thirrur:
      -KAPENI HAJDUTIN!!!

      1. nje meleon pe-lesher says:

        te duket gje avion i modifikuar per ngarkese ky? perralla…..

  2. Cen Durimodhi says:

    Nese kan arritur me bo trafik me ate lloj avjoni une them ti dekorojme per veshtiresi pune e jo t’i denojme. Hahahahahaha

  3. akrepi says:

    Po por puna eshte se avjoni perben prova jo per Mriken sic e quan ti por per Imam Ballajdine.

  4. Dr. John says:

    Bravo prokuroria. Sekuestroni cfare tju dale perpara tashti edhe makinat e rruges se une kam degjuar qe behet transport droge dhe me makina sidomos ato te markes Mitsubishi si ajo makina divjakes, sekuestroni sa me shume. Edhe po pate ndonje xhaje me gomar rruges merrjani gomarin se edhe me gomar eshte transportuar. Gomari biles mund te jete prove me e mire si prove e gjalle. Gjeni sa me shume prova per ta ndaluar transportin e droges.

    Me respekt
    nga Lazarati (vendi ku kultivohet dhe prodhohet ajo qe po kerkoni)

  5. shvejk says:

    Avion i montuar ne Shqiperi???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje