PS feston 23- vjetorin e themelimit/ Rama: Keqardhje që s'erdhi Basha, do ngrija dollinë për të

12 Qershor 2014, 21:18Politika TEMA

Partia Socialiste festoi 23- vjetorin e themelimit të saj në një ceremoni, ku nuk munguan batutat nga kryeministri Edi Rama në drejtim të kreut opozitar Lulzim Basha, i cili në të njëjtën ditë festonte ditëlindjen e 40.

Në prani të të ftuarve të shumtë, drejtues të partive aleate me PS-së, përfaqësuesve të trupit diplomatik, mbështetësve dhe militantëve, por pa praninë e deputetëve të opozitës, megjithëse të ftuar, apo ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano, ceremonia ka nisur rreth orës 19:30 në mjediset e jashtme të Muzeut Historik Kombëtar. Në sy ka rënë pjesëmarrja e ish- deputetit demokrat Tritan Shehu, i cili duket se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së partisë më të madhe qeveritare në vend.

Përmes një video projektori janë paraqitur fazat e ndryshme të Partisë Socialiste deri në suksesin e kësaj partie në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i PS-së, në fjalën e tij e cilësoi këtë përvjetor të rëndësishëm, pasi i gjen socialistët dhe progresistët e dalë nga e njëjta çati, të bashkuar, siç tha ai.

“Sot nuk dua te flas për të shkuarën por s’mundem ta filloj fjalën veçse duke u nisur nga e shkuara. Kjo ditëlindje na gjen nën drejtimin e vendit falë mbylljes me sukses të ndasisë me të shkuarën. Mbyllëm kapitullin e ndarjes dhe hapëm kapitullin e bashkimit. Në këtë ditë të shënuar të vitit të 23-të, të gjithë ne, si dhe progresistët fjalën ia kushtoj bashkimit. Është ditë për të gjithë ne, megjithëse nuk jemi në një parti. Por themeluesit e LSI u lindën dhe rritën në këtë shtëpi të madhe të së majtës europiane. Askush ndër ne nuk mungon se është i ftuar, çdo i ftuar ndjehet në festën e vetë. Pas pësimesh dhe mësimesh që na mësuan për të mësuar si të ndihmojmë Shqipërinë dhe shqiptarët, më ndihmuan mua dhe Ilirin të gjejmë brenda vetes fuqinë për bashkim kundër rrënimit ku e rrokullisi vendin qeverisja e së djathtës. Falë këtij bashkimi që solli fitoren dhe i riktheu popullit të drejtën të qeveriset nga shumica e zgjedhur fitoi dëgjim i zërit të qytetarëve”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë nuk ka lënë pa komentuar as mungesën në këtë festë të kreut demokrat Lulzim Basha. Rama tha se po të ishte i pranishëm do ngrinte edhe një dolli për të, meqë sot ka 40-vjetorin e lindjes.

Kreu i qeverisë dhe PS-së apeloi t’i jepet fund luftës së ftohtë në politikë, ndërsa u shpreh se ai vetë do merrte pjesë në festën e PD-së, nëse do të ftohej.

“Nëse do na kishin nderuar me pjesëmarrjen do ishim të gëzuar, do ngrinim një dolli edhe për Bashën, ka lindur në një datë të shënuar, por shpresojmë të jemi së bashku vitin tjetër. Ditëlindja ime nuk përkon me ditëlindjen e PD-së, por nëse më ftojnë do shkoj me kënaqësi në festën e tyre, edhe pse s’do kem fatin të ngrihet një dolli për ditëlindjen time. Nuk është shenjë për tu bashkuar me PD, por edhe të ndarë nëpër festa modeste nuk shkon më. Nuk shkon më asnjë ndarje demokratike, të jetohet mes nesh si një luftë e ftohtë vëllavrasëse në kohë që synojmë ti bashkohemi BE”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri theksoi se kjo mazhorancë do t’i japë Shqipërisë dinjitet të plotë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Duke iu referuar vendimit të pritshëm të BE-së lidhur me statusin kandidat, Rama tha “uroj nga zemra që statusi do të vijë jo si një medalje për ta varur në qafë një palë dhe për t’i nxjerrë gjuhën palës tjetër, por si shtysa e një fillimi të ri për të futur Shqipërinë në BE”. 

“Çdo ditë e mbarë për këtë familje është një ditë e mbarë për Shqipërinë tonë të dashur”, tha  Rama.

17 komente në “PS feston 23- vjetorin e themelimit/ Rama: Keqardhje që s’erdhi Basha, do ngrija dollinë për të”

  1. tourkofagos says:

    po tallni bythen ju,kur 90% e popullit ha me liste…………

    1. Tironci says:

      pse dhe ti me liste mor bir?

      1. deti says:

        po clidhje ka more, tani sdo behet batut politike? njerez te cuditshem! edhe ai dreq bashe duhet te kishte ardhur me sesben.

  2. babo says:

    Ju e dini se si veproi Gjermania me ish diktatoret e DDR, e pra Gjermanet i bejne punet e sakta, ata i vene pikat mbi i, kurse ne pisllikun e meshehim poshte krevatit, kurre se kemi bere nje pune si duhet bere prandaj jemi ne kete gjendje. Dhe kerkojme ti bashkangjitemi Gjermanit ne Europe, ne nuk mund te krahasohemi me karakterin gjerman

  3. jak says:

    Hahaha Luli,e beri paraja e saliu,ushtar te zogut….Germo Luli germo….po nuk e vrave ti me pare,nqs je sumeblu,vrasja jote do jete me spektakolarja e bere nga saliu ne gjendjen e tij me psikopatike dhe e parendesishme sepse do heqi qafe nje njeri kot,nje lepur,nje lesh.

  4. I.iri says:

    Gezuar ! E per shume vjet,er te miren e vendit. Te rroje PS e e lente P D edhe per shume vjet ne opozite. Sa per shendetin me Bashen pa merak se nuk e meriton. Do tameritonte po te dilte nga sqetulla e sales.
    Syte i kemi tek ty Rama dhe PS,ndaj suksese.

  5. Petro says:

    GEZUAR DITELINDJEN PS!

  6. leshi says:

    PS ta gezoje ditelindjen,po shume pak nga ata socialiste qe i dhane jete asaj partie ne kohe te veshtira kishte ne ceremoni ,megjithate gezuar

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    “Urimi” ne punimet e Kuvendit,per socialistet e “ndershem”,nga Berisha,ishte nje perpjekje e deshtuar,per te mbjell perçarje ne vend te “droges”.
    Tregoj dhe nje here se urimet jane virtute,por tek ky ato mungojne,per te ka vetem lufte e protesta.
    Berisha konsumon vazhdimisht energji negative,kete kostum i ka dhene Sheqerja !

  8. socialistet says:

    O Z. Rama,mjaft me me shoket e Kocos ,ktheji syte te socialistet e vertete ,ata qe punuan luftuan e mbrojten votat dhe siguruan fitoren
    Ne 2015 nuk ke per te fituar,sepse ti na ke kthyer shpinen ,e soc do ju kthejne fundshpinen

  9. malesori says:

    Po iliri e kishte bllokun me vete o zoti kryeminister

  10. eglantina says:

    Ngreje per mua dolline meqe nuk erdhi Basha mo Z.Rama ?
    http://bit.ly/1oRINFz

  11. aldo says:

    Partia Socialiste nuk eshte me e socialisteve po e hajdutave e ordinereve. Sot socialistet e vertet hane buke me liste, jane te neperkembur, pa pike shprese per te ardhmen e femijeve e famlijes. Si gjithmone kur kane pushtet socialistat nuk shikojne me larg sesa zyres se tyre. Kryeministri ka 6 muaj qe trumbeton vetem statusin a thua se ai do zgjidhi problemet ekonomike e sociale te shumices se shqiptareve. O Edo dil ndonjehere ne terren e shif cbehet, mos bo selfie se kyo as nuk hahen as nuk pihen. Njerezit duan pune, arsim,shendetesi e te vesh shtetin ne binare e jo te na tregosh se sa bukur e ndjek hapin e kohes me teknologjine.

  12. Atdhetari says:

    Po ata drejtoret e rinj nga 25 vjec e poshte qe rilindja ka emeruar neper poste larte e poshte ishin mor aman se e kam merak , bene ndonje foto me idhullin ta nxjerrin ne FB , aman se nuk bejme dot pa keto lajme.O Z. KM dhe frymezuesi i ketyre te emeruarve, se ata qe kane merita moren gishtin , dil e shiko njeher se c behet neper institucionet qe drejtojne keta , vetem leke duan , as dine nga tia fillojne punes , lek vetem lek , Pyeti njeher te pakten i mbajne te gjitha per vete apo i dorezojne gjekundi . Dergoju ndonje ti kontrolloje te pakten se ke premtuar do besh shtet , do ndeshkosh te paudhet e deri me tash nuk kemi pare as te kontrollohs as te ndeshkosh as te promovosh , po kemi pare vetem kulisa per te emeruar njerin e tjetrin dhe pastaj jemi duke shijuar rezultatet e punes se tyre , drite gjithandej. FILLONI PUNEN E LERINI DENGLAT . NUK BEHET SHTATI ME PIONIERE QE KANE NGA NJE DIPLOME GJUSMA GJYSMA E DINE VETEM Facebook. LATE NAM MBANI PREMTIMET SE PRANDAJ MORET VOTA te sillinit shtetin ne binare e jo te vinit keta qe po i nxjerin edhe binarin e fundit . Ketu vecoj vetem Policine e Shtetit , gjithe te tjerat rrumpalle . Institucione qe behen me perqindje LSI + RILINDAS =RRUMPALLE . Socialiste mos beni sehir se do te jete vone .Mos u beni si ushtaret e Sales , se ata jane te kapur , reagoni se neser do te ndeshkoheni me keq se ata qe iken .

  13. korabi says:

    gezuar diten e nderrimit te emrit nga PPSH ne PSSH .

  14. BERTO says:

    kjo nuk e ka emrin PS,por (ne vend numero).ky kryeminister ka 1 vit qe nuk di te beje gje tjeter,pervec se te beje batuta dhe te shesi pordhe neper ekrane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje