Nuk deklaruan pasurinë/ ILDKP gjobit 117 zyrtarë për shkelje të ligjit

13 Qershor 2014, 20:13Politika TEMA

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në një deklaratë për mediat ditën e premten, bënë me dije se “ka vijuar punën për rakordimin e subjekteve deklarues në të gjitha institucionet publike, në nivel qendëror dhe lokal në vendin tonë. Në përfundim të plotë të proçesit të administrimit të deklaratave të interesave private, si dhe pas komunikimeve dhe rakoordimeve të kryera dhe me institucionet përkatëse ku këto subjekte ushtrojnë funksionet e tyre publike, u konstatuan 117 zyrtarë të niveleve të ndryshme të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private “Para Fillimit në Detyrë” dhe “Pas Largimit” për vitin 2013 dhe 2014”.

ILDKP, shprehet se “në zbatim të nenit 40, pika 1/a të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, sipas të cilit “Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) Lekë”, Inspektori i Përgjithshëm, gjatë këtyre ditëve, përmes Vendimeve të posaçme, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet deklarues që rezultuan të mos kenë dorëzuar deklaratën e interesave private”.

Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj secilit subjekt, ILDKP pohon se “ka njoftuar zyrtarin, subjekt deklarimi, si dhe institucionin epror dhe bën me dije subjekteve deklarues ndaj të cilëve u mor masa administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal”.

4 komente në “Nuk deklaruan pasurinë/ ILDKP gjobit 117 zyrtarë për shkelje të ligjit”

  1. Deda says:

    Qenkan keputur ne bi… me 50 000 leke, kesaj i thote Rilindje z, sh. Edi? per kete votuam ne? Te lumte z.sh.Edi.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Kryesisht drejtor,tatimor dhe doganier !
    Besoj se do marrin “kredi” per te lare borxhet !
    Duhet qire nena, atij qe ka miratuar kete mut ligj, qe denon hajdutin me nje gjobe qesharake.
    Shume bukur luftohet korupsioni.

  3. Genci says:

    Po keta jane administrata e Edvinit e trasheguar nga Sala por qe zoterinjte ministra nuk kane bithe ti heqin.
    Pra qeveria e Rilindjes vazhdon akoma punen me administraten e Saliut.
    Bir Selman i nenes cte te qaj me pare.
    Te mos kene merak keta ministra bashke me Edvinin se kjo administrate do tja u beje gropen. Shume shpejt bile.

  4. Xha Teli says:

    Hajde shtet ligjor hajde , drejtuesit shkelin ligjin vaj halli ç’bejne te tjeret.Ky eshte nje tregues sa sa e respektojne ligjin titullaret e institucioneve ne Shqiperi.Po pse i kerkojne popullit te jete korekt me ligjin , te respektoje trafikun , te respektoje insititucionet, te paguaje faturat e energjise ? Filloni zbatoni ligjin ju te paret.E kur te jeni ju modeli i korekteses ,gjerat do marrin kthese.Qeveriset me vepra jo me fjale. Po keto gjobat pse jane kaq te uleta njelloj si ata qe shkelin ligjin antiduhan.O RILINDJE e ke me te vertete apo tall b—- .Keta edhe keto leket e gjobave do t’ia marrin hallexhinjve qe trokasin ne sportelet e tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje