Iraku është përballë krizës më të rëndë ndër vite, aq sa BBC ngre pyetjen nëse do kemi më një shtet irakian.
Tensioni në vend u rrit akoma më shumë kur kleriku më i lartë shia bëri thirrje që të rrëmbehen armët për të luftuar kundër rebelëve sunitë, që kanë nën kontroll disa qytete dhe po avancojnë drejt Bagdadit.
Thirrja e Ajatollahut të Madh, Ali al- Sistani erdhi gjatë lutjeve të së premtes.
OKB thotë se qindra njerëz kanë gjetur vdekje, ndërkohë që militantët islamikë po ekzekutojnë masivisht civilët në Mosul.
SHBA dhe Irani kanë premtuar ndihmë për të luftuar kundër rebelëve.
Presidenti amerikan, Barack Obama tha se ata nuk do dërgojnë trupa në Irak, por do rishikojnë të gjitha opsionet.
Militantët islamikë të grupimit Shteti Islamik në Irak dhe Levant kanë marrë nën kontroll të tjera qytete.
Presidenti i Iranit premtoi se vendi i tij, me shumicë shia, nuk do lejojë terroristët që të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin e Irakut.
CNN raporton se që tani Irani ka dërguar disa njësi elitë për të ndihmuar qeverinë e Irakut.
Në thelb të konfliktit është ndarja e gjatë mes sunitëve dhe shiave.
Korrespondenti i BBC thotë se kjo krizë po thellon akoma më shumë konfliktin sektarian, që për momentin është edhe përplasja më e rrezikshme në Lindjen e Mesme.
Sulmet ajrore të amerikanëve, nëse ndodhin, mund të ndryshojnë diçka. Por sërish amerikanët kanë opsione të kufizuara. Pushtimi i Irakut në vitin 2003 ndihmoi në krijimin dhe forcimin e grupimeve xhihadiste.
Dergoni urgjentisht bythziun turkofagos,se vetem ai mund te jape nje zgjidhje.
Kjo gjëndie ishte “dhurata” që i erdhi Irakut pas Sadamit!
nuk e kuptoj ku eshte problemi ketu. keta idiotet qe te vrasin per zotin, harrojne qe del dikush tjeter dhe i vret, se i duket se e do zotin dhe me shum. pra lerini te vriten me njeri tjetrin. dhe skeni pse keni frike nga njerez qe vene besimin mbi dijen. keta do masakrohen me njeri tjetrin, sic vriteshin dhe ne europe me njeri tjetrin, ne te gjithe mesjeten dhe me vone. bota myslimane nuk e ka kaluar akoma mesjeten, eshte koha qe te mesojne vete nga gabimet e tyre.
Me mire te kete konflikt ne mes suniteve the shias, Iranit the vendeve tjera, sesa te vdesin ushtaret e SHBA.
Situaten duhet ta rregulloje G.Bush-i se ai ja solli “demokracine” irakeneve.
Po kush i financon dhe i pajis me armatime keta bythepalare? Dikush eshte i interesuar per te shkateruar Irakun dhe Sirine? Askush nuk shkon te luftoje dhe te lere koken ne shkretetira per mustaqet e Ajatollahut apo per mjekren e pejgamberit?
Izraeli
mire te pakten SHBA nuk do dergoje me trupa ne Irak sepse ua mori te gjithe naften: http://bit.ly/1psyfyM
keta jane miqte e meros qe ne vend te adhurimit te ZOTIT NJE adhurojne njerezit e vdekur dhe guret e qerbelase:
speiegimi ne shqip.
http://www.youtube.com/watch?v=CK4t-w9PSjg
USA nuk e ka kuptuar akoma qe shtetet autoritare si ishte Iraku me Sadamin, nuk krijohen vetem sepse nje person kerkon te mbaje pushtetin…por sepse ka ndarje fetare dhe etnike qe vetem me autoritet mund te mbahen nen kontroll…tani le te paguaj siç po paguan edhe gjendjen ne Siri, ku nese humb Bashari vendi do bije ne dore te ekstremisteve….
Këto janë “gjellët” e gatuara në “guzhinën” e Daj Samit…(!?)