VIDEO LAJM/ Kapen një mijë kg drogë në Itali, në pranga shqiptari dhe një italian

13 Qershor 2014, 18:24Politika TEMA

Një mijë e 80 kilogramë drogë e llojit marijuanë, është kapur nga policia italiane në brigjet e Pulias, pranë Foxhias.

Lënda narkotike po transportohej në një skaf 10 metra të gjatë dhe është pikasur nga skuadra policore dhe Guardia di Financa rreth 50 kilometra nga bregu.

Sipas autoriteteve italiane, në treg vlera e drogës kap shifrën mbi 10 milionë euro.

Policia arriti të arrestonte në flagrancë dy persona, shqiptarin 24-vjeçar I. Shehu dhe 45-vjeçari italian D.C.

Mjeti lundrues që po përdornin trafikantët, një “Italcraft 35”, i pajisur me dy motorë të fuqishëm me nga 270 kuaj fuqi secili, u zbulua gjatë kontrollit rutinë të skuadrave policore italiane në pjesën e poshtme të detit Adriatik.

Ky ështe rasti i dytë brenda një muaji, që në brigjet pulieze kapet një sasi e tillë droge.

Edhe pak javë më parë, në Bari u sekuestruan mbi një ton lëndë narkotike.

11 komente në “VIDEO LAJM/ Kapen një mijë kg drogë në Itali, në pranga shqiptari dhe një italian”

  1. the Punisher says:

    Do ja bejne gjemen Tahirit. Shume mall po kapet kohet e fundit.

  2. Emigranti says:

    Rrofte Saimir Tahiri fytyra e vertete e qeverise Rama,njeriu qe ska as turp,as profesionizem,as Moral.

  3. nj says:

    Edhe Italia duhet ta legalizoje si puna jone.

  4. nacionalisti says:

    hahahahaha
    me siguri keto do jene lajme te fabrikuara nga shpellari sali
    hahahahah
    toca komuniste, bashke me salen sekretar partie
    fare e ndyre e ketij vendi

    1. mushkonja dhe ngjala says:

      nacionaliste-qenke ne zore per droge sgko thithja rames se e ka urinnen me kokaine.

  5. mushkonja dhe ngjala says:

    po ,lop njerz ka shqiperia.vetem pedera si ebveri e rama zgjedhin,ose hajna me bllok ne dore ze e figure,dhe per nje ngjale behesh shoke.apo tahir baba ilaqi qe vjedh.droge do zen se te gjith kopshtet rama i mbolli me hashash.5 kile i kap e 500 spiropali ja kalon ne dogane.moqaliste mushkonja jeni.

  6. eglantina says:

    cfare po ndodh keshtu me kete drogen, se nuk po merret vesht: http://bit.ly/1psyfyM

  7. andi says:

    ore une ne itali jam kete lajm se kam degjuar, po te kishte ndodhur e jepte televizori cdo 5 minuta.lajm vari lesht

  8. Taku Cakmaku says:

    Tani pritet nga casti ne cast qe i paafti Rama te uroje te paaftin Tahiri per punen e mire te policise Italiane.
    Gjithashtu i paafti Rama do te mbaje dhe nje leksione mbi nivelin e idiotesise se Europianeve qe nuk arrijne dot te kuptojne proceset e integrimit te droges shqiptare ne BE.

  9. NJE MILION QELBESIRA says:

    RAMA TRANSPORTUESIT TE DROGES DUHET TI GJEJE ME PROFESIONIST CE MOS TE KAPEN NESE CDO HERE KAPEN ATEHERE KJO QEVERI E RILINDJES NUK DO TE KETE LEKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje