Komisionet Hetimore, PD akuza mazhorancës/ Subashi: Stop debateve shterpë, të ndryshojmë ligjin

13 Qershor 2014, 13:56Politika TEMA

Ngritja e Komisioneve hetimore nga Kuvendi është kthyer në “mollë sherri” mes pozitës dhe opozitës. E ndërsa kjo e fundit akuzon mazhorancën se po shkel vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk po reskton një të drejtë që Kushtetua ia njeh minorancës për të kontrolluar ekzekutivin, Partia Socialiste vë theksin në rishikimin e ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Eduard Halimi, deputet i PD-së, e konsideroi votimin e djeshëm në Kuvend për shtrirjen e hetimit parlamentar nga 2009 në lidhje me ligjshmërinë e emërimeve në administratë, në një kohë kur PD kërkonte hetim për muajt e fundit, si një sjellje arrogante të mazhorancës parlamentare. Sipas Halimit, Kryeministri Edi Rama tregoi se administrata është degraduar dhe pjesë e saj janë persona me precedentë penal. Por, deputeti socialist Armando Subashi theksoi se ky ligj ka nevojë për riformatim dhe rishikim. Sipas tij, duhet të shmangen debatet shterpë.

Halimi

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi theksoi se veprimi i djeshëm nga ana e Kuvendit për miratimin e Komisionit Hetimor në Administratë, duke filluar që nga viti 2009 nuk ishte i drejtë.

“Vendimi i djeshëm refuzoi me arrogancë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i jep të drejtë opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Mazhoranca dje veproi me arrogancë me ligjin, me Kushtetutën, me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke manipuluar kërkesën e opozitën për të hetuar emërimet në administratë nga shtatori 2013. Vendimi i djeshëm, që rrëzoi kërkesën e opozitës, kërkoi të mbyll mundësinë ligjore për të hetuar emërimet që kanë degraduar administratën”, tha Halimi.

Më tej ai shtoj se Rama me aktin e djeshëm tregoi se është peng i gjithë këtij krimi.

“Besnikëria e verbër që treguan dje Rama-Meta është bekim dhe frymëzim i ri që i jep kjo dyshe personave me precedent kriminal. Këshilli i legjislacionit në përputhje me rregulloren mori në shqyrtimin vendimin e Kushtetueses, dhe do e fusë në rendin e ditës çështjen e serverit të tatimeve, dhe për llogaridhënien e qeverisë ndaj opozitës”, theksoi Halimi.

Subashi

Ligjvënësi socialist Armando Subashi kërkon shmangien debatet shterpe sa i takon çështjes së krijimit të Komisionit Hetimor në lidhje me hetimet në Administratë.

“Kuvendi padyshim që mbi bazën e asaj kërkesë duhet të rimerte në shqyrtim kërkesën e Komisionit Hetimor. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, duhet të na bëjnë të reflektojmë si Kuvend, pasi ka ardhur momenti që duhet të shohim ligjin me kujdes. Ka nevojë për tu ndryshuar, dhe për të reflektuar ato sugjerime që ka sanksionuar jurisprudence dhe këtu nuk bëhet fjalë që ne të minimizojmë vlerën e Komisioneve Hetimore”, tha Subashi.

Sipas tij, Kushtetuta ka vetëm një nen të saj për ngritjen e Komisioneve Hetimore dhe fakti ka treguar se përderisa ka pasur nevojë për një sërë vendimesh nga ana e Kushtetueses, të cilët kanë interpretuar këtë ligj, ka ardhur momenti që ky ligj të përshtatet për t’u bërë më efektiv.

Në lidhje me komisionin e miratuar në seancën e së enjtes në Kuvend, deputeti socialist tha se ai do ngrihet dhe mund ta ketë afatin deri në 31 korrik.

2 komente në “Komisionet Hetimore, PD akuza mazhorancës/ Subashi: Stop debateve shterpë, të ndryshojmë ligjin”

  1. Iremila says:

    Mire halime kontroll vetem tani!.Po masakren ME ADMINISTRATEN nga 2009-2013 kushe e beri more bir kurve.MOR SURRAT I NDYRE.mIRE DO TE ISHTE QE KJO MASAKER ME ADMINISTRATEN TE FILLONTE QE NGA 2005.

  2. al says:

    Kur flet dhe halimi ,mos ngelte njeri pa folur per drejtesine.po erdhe nje fshatar pa toke dhe u bere me pasuri ne mes te tiranes.ku i gjete parate ore fshatar pa toke dhe pasuri?.te beri larg qofti minister te drejtesise ne shqiperi,dhe ti kujton se je jurist karriere.po sala te beri te firmosesh vetem,dhe e bere drejtesine shqiptare per turp ne faqe te europes.mos ngelte debil ne shqiperi pa u bere jurist kur u bere ti ore i paafte.komisioni duhet ngritur jo nga 2009 por nga 2005 dhe te shikohet se cfar diferencash ka.ju jeni per turp,se degjoni salen qe mos pranoni komision kur ishim ne se do behemi rrezil per pislleqet e juaja.ti hale nuk injeh rregullat e demokracise ,dhe mos u ha me subashin je vjet drite larg.ate ke qef ta degjosh ne parlament ,flet vetem duke argumentuar cdo veprim juridik ne baze te ligjit.meso halim dhe shko mbasdite tek subashi te japi leksione.urdherat qe po ju jep sala ju bene karagjoza ne sy te popullit ,se kerkoni qiqrra ne hell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje