Sërish në Shkodër/ Policia shpëton minorenen, ishte përdhunuar dhe do trafikohej

13 Qershor 2014, 18:36Politika TEMA

Policia e Shkodrës bëri të ditur se ka shpëtuar një vajzë 16- vjeçare, e cila do trafikohej për në Francë.

Ky aksion vjen pak ditë pas tre minorene po nga Shkodra, u kapën duke prostituar në një motel të qytetit.

Këtë herë, policia ka shpëtuar shtetasen M. S, e cila ishte shpallur në kërkim nga policia.

Me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës, është arrestuar Marash Zojza, 24 vjeç, që dyshohet se do e dërgonte vajzën në Francë për qëllime prostitucioni.

Në pranga ka rënë edhe vëllai binjak i Marashit, Leka, që dyshohet se ka ndihmuar vëllanë.

16-vjeçare nga Shkodra është rrëmbyer dhe është mbajtur e mbyllur për 10 ditë në një bodrum në Qytetin Studenti, ku dhe është përdhunuar.

“Vajza u gjet në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo ishte mbajtur e mbyllur në një bodrum për 10 ditë dhe ushqehej vetëm me byrekë dhe sanduiçë, të cilët ja çonte 23-vjeçari, L.S. Ky i fundit dyshohet ta ketë përdhunuar atë gjatë këtyre ditëve”, bëjnë me dije burime të policisë.

Ndërkohë e mitura ka thënë se Marash Zojza i kishte premtuar ta merrte për grua:

“Marashi më premtoi se do më merrte për grua. Ai më tha të mos i tregoja asnjë njeriu. Më premtoi se do të shkonim në Tiranë, sa të bënim dokumentat dhe më pas do të jetonim jashtë shtetit. Por kur mbërritëm në Tiranë, ai më mbylli në bodrum dhe më torturonte”, mësohet të ketë deklaruar në polici e mitura.

19 komente në “Sërish në Shkodër/ Policia shpëton minorenen, ishte përdhunuar dhe do trafikohej”

  1. Deçanas says:

    Vetëm ligji për dënimin me vdekje mund t’i tremb pakëz këto bisha mesjetare. Kur të viren një, apo dy në shesh, tjerët dy herë mendojnë para se të veprojnë.

  2. Luliiiiii says:

    16-vjec do martohej vajza o zot ku i con truri kto minorene…Nuk lexonje,nuk shikonje lajme se cdodh perdite ne kte vend?Pse duhet ti besoj dikujt qe thote mbaje sekret???Ktyre u ka ik truri fare a skane familje kto vajza qe tju shpjegoj se cdo gje qe ndodh fshehurazi familjes nuk eshte e drejte?Nuk te mbron njeri ne bote sic te mbronje prindrit.Hapni syte dhe mos besoni cdo brockull qe ju thonje djemte”e mire”…

  3. adi_köln says:

    Keta jane ata plehrat qe hajne plumbin pastaj ne mes te qytetit se ajo goca e ka nje babe..

    1. N Shabani says:

      Mos ki merak tani qe u zbulua qe edhe e paska perdhunuar e torturuar ai e meriton plumbin dhe do t’ja japin. Prandaj i vrasin dite per dite neper rruget keta kriminele, motrat e tyre ashtu i cojne ata prostituta?

    2. ina says:

      yesssssssssssssssssssssssssssssssssss

  4. andrea says:

    Na mbyten islamiket.

    1. nj says:

      Po e kane emrin Marash e Leke mor i uruar. Nga dolen islamike?

  5. DORI says:

    VETEM ME DENIM VDEKJE REGULLOHET KJO “PUNE”

  6. elton says:

    A di ndonjeri si mund te ngrihet nga varri Enveri?

  7. tirona jon says:

    shtaza,,,,,

  8. United Kingdom says:

    Njerez te pa shpirt!!!!!!!!

    Vari mor ne litar keta ndyresir njerezish

  9. arjana says:

    duhet te marrin denimin maksimal per vepren e kryer

  10. katarakti says:

    Minimumi per keto 2 plehra duhet te jete burgim i perjetshem me pune te detyruar. Po ta kisha une ne dore do i kisha varur ne çengel ne mes te qytetit. Siç behej ne Mesjete. Une nuk e kuptoj se çfare kemi me mire sot se ne kohen e diktatures. Te te marrin vajzen te ta nxjerrin prostitute ne rruget e botes. Te keqen e Enverit. Atehere ishte Sigurimi monster, nga i cili po ta mbyllnje gojen mund te shpetonje, sot eshte mafia se ciles nuk i shpeton dot.

  11. zz says:

    Ndyresirat ceceno-berishiste-islamike

  12. burgaxhiu says:

    Enverit ti hani mutin ai boni 90 per qind t mira e 10 per qin t kqija kta pas 1991 kan bo 90 per qin t kqija e 10 per qind tmira ju la n 1991 i pasuri miliarda e vlersuae nga specialistet fabrika miniera pyje drita kanalw vaditse rezervuare toka te punuara krom e baker alumin e bitum miniera plot qe me to po hani dhe sot ei polic mbante gjith shqiperine njerzit jetonin n harmoni e pa vrasje e hasmeri si sot droga semundja krimi nuk u njihnin mes njerzve sot burgjet plot krime perdhunime droge degjon per dite semundjedhe sa jemi. 2milion banore nje grusht njerzish
    1991 u jan vreshra rrushi agrume toka re punuara pa fund dhe cdo gje ikte per eksportkur do hapen dosjet e 1991 dhe kush e shkateroi shqiperine fabrikat hidrocentralet shkollat spitalet ujsjellsat qe jan te asaj kohe dhe kemi dhe sot shyqyr qe dicka shpetoi nga kriminelet qe erdhen me pasurin e atij brezi enverit keta te sotm i pjes ja miliardiera pa uar fare se vodhen fikat e cdo gje e cuan per skrap dhe sot bejne si antikomunist ne fakt jane thjesht mafioza e antishqiptare kjo

  13. BESA says:

    Gjynah per femren Shqiptare dhunohet,e rrihet pa meshir pastaj vritet per nder,o shtet i korruptuar burg shpellarit 20 vjet se kan me luajt me nderin e shum bijave tona narkomanet te bijt e alkoholistave e ti qe thua ISLAMIK ALLAHU te udhezoft se shum je gabim se po te jen kto musliman nuk kan forc me dhunu,Islami e ruan nderin e femres dhe e vlerson shum …

  14. Lum Baca says:

    Duhet te pertrihen Spaqi e Burili dhe te gjithe ata qe u shkaktojne dhimbje te tjerve duhet te dertgohen e te punojne atje per te perjetue vet dhembjen.

  15. E lagu,se lagu says:

    Ore “andrea”te ishte per islamiket ata vareshin ne litar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje