Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i parlamentit, Ilir Meta, u kanë tërhequr vëmendjen ministrave që të mbrojnë dhe argumentojnë vetë para komisioneve parlamentare projektligjet.
“Ministrave u kam thënë prerë: në seancë dhe në komisione, sidomos kur paraqiten projektligjet, ministri nuk duhet të mungojë! Ministrat të mbrojnë vetë draftet në komisione, jo nga nga këshilltarët”, mësohet të ketë thënë Rama, në një mbledhje të zhvilluar pas seancës së të enjtes.
“Komisioni ka lejen time, se nëse ministri mungon për një arsye jo bindëse, apo që nuk ka vënë në dijeni komisionin, të mos e zhvillojë mbledhjen derisa të vijë ministri në të. Unë do të ndjek këtë ecuri nga afër me kujdes bashkë me ministrin Celibashi që mbulon këtë marrëdhënie. Ua kam thënë ministrave që cilësia e ligjeve është shumë e rëndësishme dhe pretendimet e deputetëve i quaj shumë me vend”, citohet kryeministri në gazetën Panorama.
Ndërkohë kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ka kërkuar pjesëmarrje më të rregullt të deputetëve në komisione, teksa ka shtuar se disa deputetë marrin pjesë në disa komisione dhe kjo ose duhet të ndryshojë në sesionin e ri parlamentar, ose duhet zbatuar rregullorja.
Edhe pse e di qe jeni tru shkulur ju shamikuqet, Desha te iu pyes se iu shkuar mendja ndonjeher te mendoni qe nga ardhja e kualicionit te ngjalave , vendin e ka gllaberuar droga dhe vrasjet massive??????
O ramy nuk pritet ndonje gje tjeter nga ti jo se ngelesh po i njejti injorant, skemi ckuptojme ne po duhet te kuptosh ti qe qe nga ardhja e kesaj qeveri eshte forcuar aq shume shteti sa po kapet cdo dit sasira te pafundme droge, te cfardolloi e shum e shum kriminele, ndaj dhe ty te duket se eshte pushtuar vendi, po kto sjane bere keto 8 muaj, keto kane 8 vjet qe zhvillohen te qete nen kujdesin e Saliut e familjes se tij.
Sa per krimin e korrupsionin ka 8 vjet qe ka qene egzistent thjesht saliu e di mir se ku behen pislleqet se i ka lejuar vet ndaj del e i denoncon tani, me sakt shumicen nuk i ka lejuar i ka bere vet. Kshuqe ne keto 8 muaj po shkaterrohen aq shume banda kriminale e trafikantesh sa te se ke iden.
Dmth nqs e beson me vertet ate qe thua duhet te kesh crregullime te shumta personaliteti o ramy. Nqs e beson se po lulzon droga e krimi nderkohe qe kapen perdit me tonelata droge e pafund kriminel e kapo bandash e gangsteresh atehere qofsh ti qe je.
Po ne fakt ka njefare te drejte ramy se ka 8 muaj qe ka filluar larja e hesapeve e vrasja e baroneve te3 droges e te krimit me njeri tjetrein se kane frik tani se do kapen se nuk eshte me saliu qe i mbron nga policia ligji e shteti, nuk jane me te paprekshem, shume shpejt do i prese burgu dhe qe mos ti dalin te palarat filluan e vrane njeri tjetrin, ja pse u shtuan o ramy.