Zgjedhjet në PD/ Basha: Qarkullim elitash, përfaqësojmë alternativën e vlerave

15 Qershor 2014, 11:05Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron në Kuvendin zgjedhor të Sarandës se kriminalizimit të qeverisë do i përgjigjemi me intelektualët më të mirë. Basha mori pjesë në kuvendin zgjedhor të PD, dega Sarandë, ku shprehu mirënjohje dhe falenderim për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, ata me teserën e dhjetorit  të vitit 1990 si dhe ata me teserën e majit të vitit 2014, që morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre të çmuar.

Këtë fushatë, kreu demokrat, e ka konsideruar vendimtare për ringritjen dhe të ardhmen e Partisë Demokratike si alternativa politike kryesore e qëndrës dhe qendrës së djathtë në Shqipëri. Kryetari i PD ka bërë të ditur se qëllimi i tij për një kufizim dhe papajtueshmëri të mandateve, sanksionuar në udhëzim, ka për qëllim një garë të hapur, qarkullim të elitave politike drejtuese dhe mbi të gjithë, delegimin e vendimarrjes së anëtarësisë të PD.

 “Duke nxjerrë udhëzimin që ju të giithë e njihni, qëllimi kryesor i të  cilit  është  kufizimi  dhe papajtueshmëria e mandateve për të lejuar një  shpërthim  me të lirë të ambicieve, për një pasurim më të madh të alternativave  për anëtarët  dhe për  një qarkullim  më të sigurtë të elitave politike drejtuese në parti, unë kam zgjedhur  garën e hapur me  pjesmarrjen e  gjithë kandidatëvë të propozuar që nuk bien ndesh  me kërkesat e udhëzimit.  Kuvendim i lirë, zgjedhje  të  lira, pushtetin votës- kjo është platforma, kjo është deviza ime”, tha Basha.

Duke sjellë në vëmendje faktet tronditëse të emërimit në poste drejtuese të personave me precedent kriminal, Basha ka theksuar se sot Shqipëria ka nevojë për një alternative të përfaqësuar nga njerez me vlera qytetare, intelektuale dhe morale.   Këtë alternativë, tha kreu democrat, shqiptarëve do t’ua japin demokratët duke zgjedhur sot qytetarët më të mirë për të drejtuar PD-në në çdo qelizë të saj.

 “Kudo ku Edi Rama dhe kundershtarët tanë politik të së majtës ngulin tashmë apo ka ndërmend të ngulin flamurin e zi të kriminalizimit të qeverisjes me njerëzit e ardhur apo të  përgjedhur nga malavita, ne, kundërshtarët e tyre, do t’u përgjigjemi me intelektualët më të mirë, më demokratët  më popullorë me bindjen se qytetarët shqiptarë janë me ne e do të jenë me ne,  në këtë mision dhe asgjë nuk mund ta mposhtë forcën e bashkimi tonë”, tha Basha.

 

 

10 komente në “Zgjedhjet në PD/ Basha: Qarkullim elitash, përfaqësojmë alternativën e vlerave”

  1. Deda says:

    Shih se çpopull jemi ne: i shkojme pas nje krimineli te 21 Janari-t, hajduteve te arit, genjeshtareve te 23 Qershorit…

  2. tax says:

    Vetem alternativa jote dhe e Salimerhumit?Po alternativa Olldashi?Po alternativat e tjera?

  3. Petro says:

    Zoti Basha! Shume nga te zgjedhurit ose qe jane ne gare per t u zgjedh jane ose biznesmen te dyshimte qe nje zgjedhje e konsederojne si mburoje per te kaluaren, ose me diploma te blera dhe nuk perfaqesojne vlerat e verteta te se djathtes te cilat kane refuzuar te rreshtohen ne luften me mullinjte e eres kunder shkaktareve te kesaj humbje te thelle qe solli ne pushtet nje mafie tjeter.Nuk eshte kjo rruga, zoti Basha.Zbato statutin e Partise.Vet zgjedhja juaj eshte antistatutore.Pra nje cikel i mbyllur qe nuk prodhon demokraci por vetem oligarkine e kryetarit.Si duket nuk arrin te kuptosh se jemi ne vitin 2014 dhe vendit i duhen procese te verteta demokratike dhe jo farsa.

  4. al says:

    Or bashe akoma ste ka dalenarkoza.per cfar elitash dhe intelektualeshflet? Per vjedhjen e miliona nga populli nepernjet korrupsionit,per vrasjet e gerdecit dhe 21 janarit per rrugen e kombit qe ebete telef duke vjedh,kjo eshte elita e pd? Duhet analize e forte per cdo dikaster qe kishit,per menyren kriminale se si e zhvillut ekono i e,per ate urrejrje qe ukrijua ne popull me vdprimet e ish policise,me arrogancen ne ministrine e mbrojtjes,me miliona euro qe u zhduken nepermjet politikes ,ndertojme rruge,ku shumica jane lene pergjysemdhe ato qe kane mbaruar ,jane bere gati per rikostruksione.nuk ke ku tju kapesh si parti se ju ngelur ne dore.

  5. Lahuta says:

    Perfaqesojne vetem alternativen e krimit dhe korrupsionit me te qelbur, por kurrsesi te ndonje fare vlere, sado e vogel qe te jete. U dashkan prova shume te medha per tu bere te besueshem mostra te tilla qe ropen sa munden dhe ke munden.

  6. . says:

    ————————————————————–
    Ky i “biresuari” i familjes inkriminuar Berisha.
    ————————————————————–

  7. petrit zela says:

    PD-ja qe me themelimin e saj, vazhdon dhe sot te prfaqesoi me forcen e brutalitetit qe e karakterizon,identitetin e saj te natyrshem si partija e Anti Vlerave….

  8. Ajet Delaj says:

    June 15, 2014

    NUK MUNDET TE KETE PARTI E PUSHTET DEMOKRATIK QE PER BAZE TE PUSHTETIT TE TYRE KANE KLANE KRIMINALE

    Partia Demokratike e dale nga levizja e Djetorit 90te ka qene parti antikomuniste e djathte e sanksionuar ne programin e partise e botuar ne gazeten e Partise Demokratike Rilindjen Demokratike me 05 Janar 1991.

    Ne kete kohe duhet te kujtojme sakte se kryetar i Partise Demokratike ka qene i ndieri Azem Hajdari.

    Me uzurpimin e Partise Demokratike nga misionaret e Ramiz Alise ky program u zhduk dhe u zbatua per 23 vjet ne opozite e pushtet filozofia e neokomunisteve te vjedhim cfare ka mbetur nga baballaret e tyre gjenetik e shpirterore e Shqiperia te notoje ne kaos ne menyre qe te mos ndeshkohet askush e trashigimtaret e komunisteve te pasurohen duke u shnderruar ne kapitaliste ordiner me baze ekonomike parane dhe pronen e grabitur . Besoj e aktualiteti i sotem shqiptar nuk ka nevoje as per koment as per argument shtese per tu bindur pasi duken qarte

    Kjo filozofi kriminale vazhdon edhe ne ditet e sotme me neokomunistet e vetequajtur te majte por qe jane pak me te drejteperdrejte si trashigimtare te Enverit pasi portretin e tije e ngrene lart diten per diell e pronen vazhdojne ta rigrabisin si Enveri ne 1946.

    Nuk po flasim per ligj e te drejta pasi ato as nuk kane egzistuar as nuk egzistojne e keshtu sic po shkojne punet as nuk kane shans te vendosen.

    Tani Kryetari i ri Basha i emruar nga nemoklatura Ramiziste kerkon te rigreje Partine Demokratike nje parti qe per 4 vitet e fundit te sundimit te Berishes ishte shuar fare si strukture gje qe nuk ka guxuar ta beje as Enveri vete me ate qe quante Parti te Punes.

    Te jemi te sakt e te ndershem pasi askush nuk duhet te paragjykohet dhe gjithkush e ka te drejten e reformimit dhe ripozicionimit ne spektrin politik ne nje shoqeri te hapur e pluraliste natyrisht aq sa eshte Shqiperia e tille.

    Partia Demokratike aktualisht ka nje Kryetar te emruar dhe ca struktura inegzistente te vjetra te konsumuara deri ne infinit e nje structure te re ilegjitime te pambeshtetur askund ne statutin e partise sic eshte kordinatoret e zgjedhur te Bashes.

    Nje gje duhet ta kene te qarte shqiptaret te majte e te djathte ne qeverisje e ne opozite se ilegjitimiteti nuk prodhon kurre ligj, drejtesi shoqerore e politike e si rezultat nuk ka gje te perbashket me sistemin demokratik te vlerave e parimeve te shoqerive perendimore.

    Te degjeneroje pushteti qofte edhe per nje periudhe te shkurter mundet te klasifikohet normale por te mos keshe as opozite kjo eshte tragjedi kombetare pasi nuk kemi as te tashmen por nuk kemi as prespektiven e te ardhmes.

    Shikoni vetem nje moment veprimet atikushtetuese te Qeverise Rama me aktin normative per reformen administrative, INUK si agjensi shteterore antikushtetuese per kontrollin e territorit e ALUZIN po si agjensi shteterore antikushtetuese qe vazhdon grabitjen e prones qytetareve shqiptare .

    Nese i shtojme kesaj gjendje edhe vazhdimin e moszbatimit nga qeveria te vendimeve e gjykatave te vendit dhe deri tek vendimet e Gjykates se te Drejtave te Njeriut e Strasburg atehere nuk mendoj se eshte e veshtire per shqiptaret te kuptohet se nga kush po vazhdohet te sundohen.

    Pra ne nje situate te tille kriminale qeverisese opozita nuk afron asnje alternative apo shprese per cfare theksova me lart por akuzon Qeverine Rama se po trafikon droge me shume. A ka me qesharake e kriminale se nje situate e tille e luftes politike qeveri-opozite se kush trafikon droge me shume e kush e thyen me shume embargon e Keshillit te Sigurimit ndaj Iranit.

    Ne nje situate te tille papergjegjshmerie nga ana e politikes shqiptare per fatet e Shqiperise e shqiptareve Kryetari Basha vazhdon ecjaket e tije per krijimin e klanit te tije ne ate qe quhet Parti Demokratike pasi nuk ka se si te jete ndryshe kur kerkohet te behet rithemelimi i Partise Demokratike pa nje project statut e nje program politik, ekonomik e shteteformues qe te krijoje filozofine e nje partie te qendres se djathte e te prodhoje nje fryme reale e shprese jo vetem per demokratet por per tere popullin shqiptar.

    Shqiptaret besoj se jo vetem kane experience per ti dalluar por edhe jane ngopur me klane private qeverisese grabitese duke filluar me klanin Nano, Berisha, Meta e se fundi clanin Rama qe e ka lene Partine Socialiste qe pothuaj nje vit pa Kryetar.

    Nese shqiptaret ne pergjithsi e demokratet ne vecanti do te lejojne qe te krijohet edhe klani Basha si alternative e klanit Rama te jeni te bindur se do silleni si kali ne lame ne kaos e paligjshmeri duke vazhduar te prodhoje vetem varferi e krim per shqiptaret.

    Per mua nje situate e tille ne Partine Demokratike me lidership te “Ri” gjoja duhet permbysur o me angazhimin total te te djathteve duke mos lejuar krijimin e klanit Basha por duke kerkuar si fillim paraqitjen e nje project statuti ku te perfshihet edhe legjitimimi nga kuvendi kombetar apo me voten e antarsise edhe pozicioni i vete Kryearit te partise.

    Nuk duhet shkuar asnje hap me tej nese antarsia e Partise Demokratike nuk kalon ne nje data base kombetare ku te dihet sakte ne cdo kohe numri dhe luhatja e saje per cdo seksion, grup-seksion e dege te PD ne cdo rreth e Shqiperise.

    Nese klani basha ne konsolidim e siper nuk e krijon hapsiren e nevojshme per debat e vote te lire qe nga seksioni, nendega e dega e Partise Demokratike atehere demokratet e vertete pra te gjithe ata qe aspirojne per liri e demokraci duhet ti abandonoje masivisht e publikishte nje tentative per krijimin e vazhdimin e nje grupimi te ri criminal qe nuk ka asgje te perbashket me demokracine.

    Demokrate shqiptare shikoni ne ate qe quhet e majte qeverisese qe eshte realisht klani Rama se si i ka lene rrugeve socialistet e vertete e idealiste te nje te majte reale europiane gje qe mos shpresoni se do jete ndryshe edhe me juve nen klanin Basha-Berisha apo anasjedhtas nese nuk e instaloni voten e demokracine ne Partine Demokratike qe ne opozite.

    Kthejeni pak koken mbrapa nen sundimin e Berishes se si e ndau pushtetin per 4 vite me Ilir Floririn 50 me 50 apo me shume vetem per interest e karriges e klanit te tije pa pyetur per interesin e Shqiperise se per interesin tuaj si democrat e kontribues as qe behet fjale.

    Nje here ju mashtruan me Xhuvelin, pastaj me Meten e nese ju mashtrojne perseri me manovra kriminale klanore per here te trete atehere sipas zhargonit popullor i bie qe faqja e zeze te mbetet tek masa e madhe e demokrateve.

    Per nje gje jam i bindur se Shqiperia ka hyre tashme edhe per merite te miqve tane perendimore ne rrugen pa kthim drejt demokracise ku fatemiresisht ponopoli i opozites e as ne kreun e qeverise nuk egziston ne nje shoqeri te hapur e demokratike. Per Amerikanet egziston nje shprehje: “Pa punuan per vete pa bene Ameriken” Demokrate Shqiptare punoni per nje Parti Demokratike te vertete pasi keni punuar per vete per Shqiperine e per kombin pasi vlera e opozites reale eshte jetike ashtu sic eshte jetike nje pushtet demokratik ne qeverisje si garanci per zhvillim e progress.

    Te fundit qe dua te them eshte se Shqiperia ka pothuaj gjysmen e potencialeve njerzore e zhvillimore jashte kufijve ne perendim me nje ekspertize e experience te domosdoshme per te ngritur Shqiperine ne kembe. Te jeni te qarte dhe te bindur se aji pushtet qe nuk organizon dhe kerkon voten e diasporas ne zgjedhjet e pergjithshme e locale, nuk kerkon te ndertoje shtet demokratik ashtu sic nuk mundet te jene demokratike partite politike qe nuk kerkojne voten e simpatizanteve e antareve te saje ne perendim.

    Te dyja palet vazhdojne me fanatizem te mbajne kufijte e klanit te tyre ne pushtet apo opozite me synimin e vetem te vazhdimit te statukuose kriminale.

    Ajet Delaj

    New York

  9. Aha-ha-ha-hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Kan msu nji pune te gjithe kto sharlatan politikan (kriminel-hajna te pabes tradhetar) ;
    Mesojn ndonji aforizem apo shprehje te njerezve te shquar
    dhe s’vonojn ftojn mediat kamerat ta recitojn !!!!!!!!!!!!
    Kjo tregon qart perse ai popull vazhdon ti beje varrin jetes se vete,
    sepse vazhdon ti mbaje ne poltike te tille maskarenje sharlatane .
    Turp per ate shoqeri qe vazhdon ti mbaje ne poltike dhe ne vende te tilla drejtuese si kryetar bashkie kto qe jane ne te vertet vetem llumi atij vendi ,qe vetem qelbin e sjellin fatkeqesi ne ate vend .

    E vetmja gje qe qarkullon ne ate vend ,eshte pabesia ,maskaralliku, antishqiptaria ,kurveria mashkullore ,tradhetia ndaj atdheut etj etj etj .Nqs ky dordoleci kopeshtit te sali shpelles ,quan “elite” dhe “vlera” kte fare maskaranjesh te kombit ,qe shkaterruan shqiperine dhe per vlera tradhetine e krimin ndaj atdheut ,kuptohet qarte ,se me cfar muti kemi te bejme .Mjere ju o shqiptare qe vazhdoni e flini gjym ne injorance.

  10. Agushi says:

    Po ore zoti Basha po, me Lym Murrizin ne Lushnje dot arrish fitore spektakolare. Eshte çun i bredhur Lymi. Për para…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje