Trafiku i drogës/ Krimet e Rënda lënë në burg kolumbianin e arrestuar në Rinas

14 Qershor 2014, 13:53Politika TEMA
Trafiku i drogës/ Krimet e Rënda lënë në burg

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë arrest me burg ndaj kolumbianit Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana, 36 vjeç, i akuzuar si i implikuar në trafik droge, pasi dyshohet se do të merrte pagesën prej 1 milionë eurosh për sasinë e 250 kg kokainë në anijen me destinacion Shqipërinë, të kapur pak ditë më parë në Mal të Zi.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, është dhënë masa e sigurisë arrest me burg. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias, pas kërkesës së përfaqësuesve diplomatikë të ambasadës së Spanjës, të cilët ishin të pranishëm në seancë.

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, kolumbiani Triana i ka qëndruar të njëjtës dëshmi të dhënë për oficerin gjyqësor, ku ka pranuar se kishte ardhur në Shqipëri për të marrë pagesën prej 1 milionë eurosh për kokainën e kapur, ndërsa paratë do të kalonin me bankë në Spanjë.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i të akuzuarit është shprehur se do të apelojë vendimin pasi sipas tij merren për bazë vetëm deklarat e klientit të tij dhe jo të ketë fakte konkrete.

Një ditë më parë, 36- vjeçari është marrë në pyetje nga oficeri gjyqësor, ka pranuar se kishte ardhur në Shqipëri për të marrë pagesën prej 1 milionë euro të sasisë së drogës.

Ndër të tjera ai ka treguar gjithashtu se paratë do të kalonin me bankë nga Shqipëria në Spanjë, ndërsa shtoi se kishte ardhur në Tiranë 23 ditë më parë për këtë punë.

Triana ka shtuar se transfertën me bankë në Spanjë do ta bënte një person tjetër, i cili do të vinte në Shqipëri, ndërsa vetë kolumbiani do të mbante paratë deri në momentin e transfertës, ku nga sasia e tyre do të paguhej 200 mijë euro.

Kolumbiani 36- vjeçar, Triana, u arrestua në Rinas më 9 qershor në tentativën për t’u larguar nga Shqipëria.

6 komente në “Trafiku i drogës/ Krimet e Rënda lënë në burg kolumbianin e arrestuar në Rinas”

  1. HILLBILLY says:

    Mbetet per te pare pasojat, ne se banditet ne parlament jane te lidhur me kete mesele ? . Ne rast se po, ministri i brendshem do na lërë shendenë, sepse grupi qe kuturisi te behej “grup parlamentar” numron rreth 10 veta! ?
    Ishte seç ishte Salih Ram Gerdeci, por këta…! ?
    WTF

  2. Islam Alia says:

    Pune korrekerish, vetem droge vrasje dhe krim dine..!!

    1. the Punisher says:

      Ore, po me ata dy kengetaret e tallavase greke, c´u be?

  3. Treviso says:

    ky kolumbjan i arrestuar nuk ben lajm te rendesishem. Lajm i rendesishem do ishte bosi qe do te paguante kolumbianin. Bosi dihet, por populli pret qe shteti ta çertifikoje.

  4. eduarto says:

    shum mire ia kane bere, su paska dale kolumbia po paskan ardh edhe ketej:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje