Hariz Mema është kandidati që fitoi zgjedhjet në degën e Partisë Demokratike të Sarandës dhe do të drejtojë këtë parti. Procesi zgjedhor është monitoruar edhe nga kreu demokrat Lulzim Basha, i cili do të jetë i pranishëm në të gjitha kuvendet e degëve të PD-së në rrethe ku do të zgjidhen drejtuesit e rinj. Në garën për postin e kreut lokal të PD-së fillimisht morën pjesë 6 kandidatë, por dy prej tyre u vetë tërhoqën nga gara.
Ndërkohë për zgjedhjen e Kryetarit është zhvilluar votimi me balotazh, për shkak se në raundin e parë asnjë prej emrave që garonin për postin nuk ka mundur të marrë votat e nevojshme. Në balotash kanë kandiduar Hariz Mema dhe Ilir Nikolla, ku në përfundim të procesit të numërimit të votave, mes dy kandidatëve ishte një diferencë prej jo më shumë se 25 votash nga rreth 250 anëtarë që ishin me të drejtë vote. Hariz Mema është biznesmen moblijesh, ndërsa Nikolla inxhinier nafte.
Procesi i votimit është paraprirë nga zhvillimi i analizës në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, por janë shmangur emrat dhe përgjegjësitë konkrete përsa i takon humbjes që kjo parti pësoi në këtë proxces zgjedhor. Mësohet se analiza është përqëndruar në anën organizative dhe theksi është vënë në rikuperimin e votave të humbura, ndërsa është kërkuar që procesi i anëtarësimeve të reja të vijojë dhe të vlerësohen kontributet e gjithkujt në bazë të rezultateve dhe meritave.
PD eshte parti islamikesh,si e tille votohet dhe drejtohet nga musliman brodhers,kshq nje Hariz eshte i pranueshem………!!
Tourkofagos @ Zikeja ta ka fajin se te futi 3 here marmiden e tani kruhesh me Harizin, se ky i fundit sta futi duke qene i zene me balotazhin.
Forca PD.
Forca PS e LSI.
Na duhen me shume bizesmen ne partite se edhe pse nuk marrin vesh nga politika dhe punet e partive duhet te zbrazin kuletat kur te vijne zgjedhjet dhe kur te fitojne ti rimbushin prap me parat tona .
Ne votimet e meparshme,votat jane “numeruar” ne selite lokale te PD-s,kutit ne salle mbusheshin me flet votimi sipas “porosis” se direktives nga qendra.
Tani,po te jene numeruar live,tregon se ka progres,kjo parti po mendon te demokratizoj veten.
Turkopoutsofagos,harizi dhe iliri jane kushurinj te pare,dhe qe te dy jane nga golemi i gjrokastres
http://goo.gl/M7ajgZ