Holanda mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit, Bejl: Jeni vend europian

15 Qershor 2014, 14:25Politika TEMA

Holanda do të mbështesë Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Deklarata është bërë nga Ambasadori holandez në Tiranë Martin De la Bejl. Zotimi i Ambasadorit holandez vjen në një kohë kur mediat britanike duke iu referuar burimeve zyrtare nga Qeveria shkruajnë se Britania e Madhe do të mbështesë dhënien e statusit për Shqipërinë, ndërsa votimi do të kryhet javën e ardhshme. Ambasadori Bejl ishte i pranishëm në homazhet e zhvilluara në Durrës kushtuar 100 vjetorit të vdekjes kolonelit holandez Tomson, që humbi jetën në luftën për mbrotjen e qytetit.

“Jam i lumtur për vlerësimin e që Shqipëria, po i bën kolonelit Tomson, i cili dha jetën në emër të paqes dhe prosperitetit në vendin tuaj. Prania juaj këtu dëshmon shumë, ndërsa vlerësimi karshi kolonelit Tomson tregon së vendi juaj edhe pjesë e vlerave të Evropës Bashkuar. Holanda do vazhdojë që të qëndrojë pranë Shqipërisë edhe në rrugën e Bashkimit Europian”, theksoi ambasadori holandez

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Kryeministri Edi Rama, minisrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe krybashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.Koloneli Tomspon ishte nga Holanda dhe ne vitin 1913 u dërgua nga mbretëresha e vendit të tij në Shqipëri me kërkesë të fuqive të mëdha për të ngritur xhandarmerinë shqiptare. Një vit më pas, në vitin e trazuar 1914, ai me trupat që komandonte mbeti i vrarë në përpjekje me forcat, të cilat synonin destabilizimin e shtetit shqiptar.

11 komente në “Holanda mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit, Bejl: Jeni vend europian”

  1. Aurora says:

    Kjo eshte puna e Edi Rames

    Shume krenare per punen e qeverise

    1. gertjan says:

      Merite e jashtezakonshme e qeverise aktuale e cila mesa duket po permbush me sukses nje deshire te vonuar per shqiptaret.

    2. Deani says:

      Ja qe takimet e Rames ne Holande e kudo ka vajtur kane sherbyer per te ndryshuar qendrimin mbi shqiperine

      1. EDEN says:

        Puna e mire ka bindur me ne fund,

        Peergezime

  2. gert says:

    shuuuuuuuuume krenar per qeverine ne vetem 8 muaj

  3. drejtesia says:

    ka kryeminister Shqiperia e jo alabake e injorante

  4. fieraku4u says:

    O EDI, JE KRENARIA E SHQIPTARVE. NXIRRE NGA ERRËSIRA VËNDIN TONË NGA KU E FUTI AI PALAÇO ME EMRIN SALI.

    TË GJITHA VËNDET E EVROPËS PO E SHIKOJN ME SY NDRYSHE SHQIPËRINË TANI…

  5. tourkofagos says:

    I emocionuar nga ”dashuria” dhe respekti i madh qe po i behet nga ana juaj!!!!!kolonelit hollandes Tomson deklaroj se:
    -Jeni vend evropian dhe meritoni nje cop STATUS……..!!

    1. ORTHODHOKS SHQIPTAR says:

      Koloneli i nderuar Tomson u vra per te mbrojtur ate pakez Shqiperi qe shpetoi nga grykesia e greqerve e slleverve.Ashtu si TELINI i nderuar ,i vrare nga grykesit e pabese ,qe ua vuri KUFIRIN TE THANA .Gjynah qe sot ata grabitesit e çdo gjeje shqiptare,me helmin e tyre(se tjeter s’u ka mbetur te bejne)kane gjetur terren tek njerezit pa karakter ,pa pike dhembshurie per memedheun e tyre,duke shitur veten memedhene e gjakun edhe te ketyre martireve te popullit shqiptar…per ca evro te qelbura.

  6. jeni vend europian?? says:

    Cfare thote ky toci “jeni vend Europian”?
    More toc kuklle gjuha e ketij cope vendi te quajtur Albania flet nenen e gjuheve indo europiane, gjithcka qe keni ju prejardhjen do ta gjeni nga gjuhe e shqipes, bythqir hollande, po na thua ti “jeni vend europian”

  7. Canker says:

    Uuuu sa mire, qenkemi vend evropian.

    Po nje problem see…… shi tashi.. kemi trecerekun e emigranteve qe nuk flasin shqip neper shtepite e tyre sepse donin aprovimin tuaj. Tani qe i thate atyre qe nuk kane nevoje te tradhetojne veten, c’fare do bejne ata tani ? Te hidhen nga ballkoni ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje