Tryeza Shqipëri-BE për administratën publike/ Harito: Do vendosim mekanizma kontrolli

17 Qershor 2014, 11:27Politika TEMA

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito e konsideroi me rëndësi strategjinë e re të Qeverisë për administratën publike për vitet 2014-2020, e cila synon të fusë mekanizma kontrolli për nëpunësit civilë, të cilat sot mungojnë. Deklarata u bë në mbledhjen e grupit të posaçëm Shqipëri- BE për reformën në administratën shtetërore. Harito tha se pjesë e saj sot janë rreth 84 mijë punonjës dhe aktualisht mungojnë mekanizmat e kontrollit për të parë se si funksionon ajo, por kjo do të jetë pjesë e një plani strategjik që përfshin vitet 2014-2020.

 “Ky është një projekt madhor për të cilin po punojmë me ndihmën e SIGMË-s, misioni që na asiston me një suport të vazhdueshëm, për një nga çështjet më themelore që lidhet me mënyrën si do të evuluojë administrata publike, ndërsa për kontrollin ndaj saj do na duhet të përfshijmë dhe teknologjinë, për të pasur një vizion më të përmbledhur rreth saj”, tha ministrja e Inovacionit.

Ajo gjithashtu, veçoi rëndësinë e barazisë gjinore në administratë, për të cilën tha se është shënuar një hap i madh përpara. “30 për qind e kabinetit qeveritar janë zonja , ndërsa në pozicione të larta drejtuese 47 për qind i kemi gra, dhe kjo është hera e parë që ndodh kjo gjë’, u shpreh Harito.

Ministrja tha nga data 26 shkurt, kur ka hyrë në fuqi ligji i nëpunësit civil, i kemi bllokuar të gjitha punësimet në administratë dhe kjo lidhet me një verifikim të plotë të të gjithë personave që do të përfitojnë statusin e nëpunësit civil. Dosja e tyre do të verifikohet nga Departamenti i Administratës Publike(DAP) në funksion të plotësimit të kritereve që janë të përcaktuar dhe vetëm më pas do të mund të hapen pozicione të reja pune.

Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi kërkoi një zbatim të kujdesshëm të ligjit “Për nëpunësin civil” në mënyrë që në administratën publike të mos përfshihen njerëz që nuk i plotësojnë kushtet minimale.

“Na duhet të jemi të kujdesshëm që në klasën e lartë të administratës publike (një nivel pak më i lartë dhe që ka një mbrojtje të posaçme nga ligji), të mos përfshijmë njerëz që nuk i plotësojnë kushtet minimale për të qënë pjesë e tij. Në të kundërt do të na duhet të përballemi me fenomene të reja në të ardhmen, pasi duke përfshirë në shërbimin civil njerëz që nuk i plotësojnë kushtet ne do ta kemi shumë të vështirë më pas, t’i përjashtojmë prej tij”, tha Çuçi.

Ai theksoi se reforma për ndarjen territoriale po ecën me ritme të kënaqshme dhe është paralel me zbatimin e ligjit të ri ‘për nëpunësin civil’. Nisur nga fakti se me ligjin e ri të nëpunësit civil përfitues do të jenë dhe punonjësit e qeverisjes vendore kjo sipas Çuçit do t’i shërbejë më mirë ushtrimit të kompetencave nga pushteti lokal. Duhet një program i posaçëm për qeverisjen vendore, tha ai, pasi një nga arësyet që po e bëjmë reformën territoriale është krijimi i kushteve që njësitë vendore të jenë të afta të ushtrojnë kompetenca dhe funksione që sot ia njeh ligji.

“Sot janë vetëm 15 njësi vendore të nivelit të parë që arrijnë të ushtrojnë të gjithë paketën e funksioneve dhe kompetencave që i jep ligji për decentralizimin, dhe shkak kryesor është mungesa e kapaciteteve, por dhe e burimeve financiare”, theksoi Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij ai u ndal tek reforma në shërbimet publike, të cilat tha ai do të jenë një realitet i ri i së ardhmes. 

32 komente në “Tryeza Shqipëri-BE për administratën publike/ Harito: Do vendosim mekanizma kontrolli”

  1. elona says:

    Posi,posi…ti e para ke marr ne pune nje kalama 28 vjec,qe s ‘ka punuar nje dite dhe ka bere universitetin ne France per 10 vjet mezi e mbaroi.S’po ja bejme emrin,se nuk eshte faji i tij,atij i lumte bitha dhe atyre tjerave qe kane mbush Kryeministrine.Ik o Milena,se pordhe me tabasko(jo me rigon) i paskeni patur dhe ju Rilindasit e leshit.

    1. Ari says:

      Tamam e ke. E kane mbushur kryeministrine me njerez te paafte. Te rinj qe nuk ia kane haberin as punes, as ligjit dhe nuk jane as militante.
      Shoke e shoqe te njeri tjetrit.

      1. @Ari says:

        K 23-vjet qe Saliu I ka mbushur ministrine me Vicidolsa te afte vetem per te vjedhur. Kriteri kryesor per tu pranuar ishte dialekti I “Vicave qe dolen Vicidol“.
        C’do gje mund te kete pasur ne kohen e Sales pervecse ligjit. Me sakte n.q.se kishte ndonje ligj ishte ligji I Maliqit…
        Kolera qe la pas Saliu pastrohet vetem me nje gjenerate te re dhe gjak te ri.
        Kuadrot e sapo dale kane nje gje qe ata me te vjetrit kane kohe qe e kane humbur, deshiren per te treguar veten. Me mire kuadro te rinj dhe pa shume pervoje(korrupsioni) sesa kuadro te vjeter qe ja ka sakatuar trurin komunizmi i Enverit dhe I njeriut te ri te brymosur me idealet komuniste Sali B.

    2. sandri says:

      nuk versohen njerizit kalamaj apo te vjeter ! po te zote ose jo ! bravo Harito !

      1. elona says:

        Parimisht ke te drejte,praktikisht (kemi 2 k7rva ne shpi…thote nje barcolete)une njoh personalisht shume prej ketyre te rinjve qe s’ja kane haberin fare ,po fare fare punes.Ka plote te rinj qe kane eksperience dhe kane mbaruar studimet shume mire,s’ka nevoje per keta bije e shoket.Njesoj si Sala po bejne ,thjeshte kane ndrruar disa miq e shok.

        1. @elona says:

          Po ti vete a ke gje haber?

    3. elsa says:

      Ministria Harito i ka ber nder shqiperis eqe ka pranur te vij ktu ! turp per kto qe thoni !

  2. marin says:

    Milena duket minstrja me idjote e kabinetit Rama

  3. irini says:

    Zj.Harito,
    Ne institucionin tuaj ka plot studente qe sapo kane mbaruar shkollen dhe jane emeruar atje, pa asnje vit pervoje pune. Ky eshte kulmi, kur njerez me pervoje nuk gjejne dot nje vend pune. Por nje problem tjeter teper serioz eshte verifikimi i diplomave te punonjesve te administrates publike, ku duhen verifikuar frekuentimi i ketyre studenteve ne universitetet private, te cilet jane pajisur me diploma te blera dhe vetem sa jane te regjistruar ne to. Nuk eshte ndonje pune e madhe per t’i verifikuar ashtu siç duhet ato. Rast me flagrant eshte punonjesja ne sektorin e finances te Ministrise se Energjetikes dhe Industrise, Zj. Liljana Vllaho (Çikopana), e cila ne vitin 2013 ka blere me leke nje diplome ne Universitetin “Kristal”,(figuron ne vitin 2011) i njohur per shkelje te rregullave dhe ligjeve. Vertifikoni kete dukuri korrupsioni te paster dhe do te zbuloni kushedi dhe sa raste te tjera. Ia kaloni organeve kompetente t’i ndjekin keto raste dhe te mbahet qendrim ndaj tyre.

  4. anila says:

    Nje komedi e paster eshte kjo qe po luhet me administraten publike. Nje propagande e papare per te maskuar ate qe po behet realisht: Asnjehere si tani nuk eshte perkrahur paaftesia, asnjehere nuk ka patur kaq shume te paafte ne pozicione kyce ne administrate. Te paafte ato qe jane mbajtur ne pune por edhe me te paafte ato qe jane marre rishtas. Njerez qe nuk kane asnje lidhje me pozicionin e punes, pa asnje formim dhe eksperience “ngjisin shkallet”, ndersa te aftet jane me te shantazhuar se kurre dhe si rrjedhoje jane inekzistente ne institucione. Klientelizmi eshte i vetmi kriter qe po zbatohet ne punesime.Demiqe po behet do te kete pasoja te pariparueshme. Situata duket edhe me pashprese kur shikon dhe degjon zj.Harito.SOS

  5. Skenderbeu says:

    Me problemin e vendosjes se administrates publike te them te drejten kam shume ankesa.Kete pune duhet ta shikoje mire Edi Rama,ne te kunderten ka deshtuar me te gjitha,sepse administrata publike eshte fytyra e shtetit.Do zoti dhe po ndryshon deri nga shtatori i vitit 2014, se per ndryshe edhe socialistet kane te drejte te thone me ke duhet te shkojme Ne te pa punet,Ne socialistet qe po rropatemi rrugeve te qyteteve per pune.

  6. Besi says:

    Pergezime ministres Harito per punen e suksesshme qe po ben.

  7. Besi says:

    Me punen dhe perkushtimin qe po tregon ministrja Harito nepotizmi do te zhduket nga administrata publike, bravo per kete nisme

  8. ermira says:

    jam dakort me ligji e ri te nenpunsit civil, ne detyre duhet te vendosen njerez qe i ployesojne te gjitha kriteret, dhe jo persona qe jane thjesht militant partish,

  9. Ana says:

    Cdo dite e me teper po fryn era e re e ndryshimit per mire. Vazhdojeni kete nisme zonja Harito qe shqiptaret te jene me teper krenar per nismat tuaja te ndermara

    1. Ana says:

      Cdo dite e me teper po fryn era e re e ndryshimit per mire. Vazhdojeni kete nisme zonja Harito qe shqiptaret te jene me teper krenare, per nismat tuaja te ndermarra

  10. rela says:

    eshte gjeja me e mire qe po bene ministria jone, punonjesit duhet te jene te kompletuar dhe te mbrojtur nga ligji

  11. anila says:

    ne skrapar njohe punonjes te gjendjes civili qe jane vetem me shkolle te mesme, pa asnje lloj kualifikimi, dhe kjo nuk eshte e drejte, ndersa te rinjte me shkolle rrine te pa pune.

    1. zerina says:

      me ne fund do kem edhe une ligjin tim, qe do me mbroje, nga njerzit e pa afte. sot jame nenpunese dhe nuk dua qe neser te me zevendesoje nje militant partie. FLM Ministres dhe qeverise per nismen e marr!

  12. Ana says:

    Suksese dhe mese reale te gjitha nismat tuaja . Bravo

  13. Dana says:

    Pergezime per te gjitha risite tuja. Vazhdoni punen tuaj te ndershme qe keni nisur

  14. Mira says:

    Qente le te lehin karvani shkon perpara

  15. Eri says:

    Nje zonje me integritet te plote per te punuar, Urime

    1. Genti says:

      Gruaja shqiptare po merr vendin qe I takon ne pjesemarrjen ne qeveri qe eshte nje nder kushtet per integrimin e Shqiperise, qe tashme eshte I sigurte duke pare listen e deputeteve qe jane caktuar, jo vetem nga pjesemarrja e gruas, por edhe e njerezve me integritet qe garantojne ndryshim ne qeverisje dhe qe ajo do te jete ne sherbim te popullit jo te interesave te pushtetit.

  16. Albani says:

    Me ne fund mekanizma europian per ti dhene fund njehere e mire qe sa here do ndrrojne qeverite te pasohet me cunami ne administrate.Kush e meriton le te konkuroje dhe te fitoje.

  17. Gerti says:

    Hapa cilesore perpara,sic duket disave spo din ku te kanalizojne shokun nga arritjet e qeverise Rama

  18. kulmi says:

    o njerez po pse flisni kot? nuk jane gojet e liga qe llomotitin ne funksion te interesave te uleta personale ato qe tregojne sa te afte jane njerezit e kabinetit, por puna qe ata bejne dite per dite dhe rezultatet qe po shohim e do te shohim me tej. u bene te gjithe specialiste te midhjes dhe te peshkut…po si nuk pushuat se vjelli vrer dhe se shpifuri? shume mire qe nuk marrin njerez si ju ne administrate, se kush ka mend te flase shume, sigurisht qe nuk punon shume, se o njeren o tjetren mund te beje!!! edhe qe kur 28 vjec je kalama? me lejoni t’ju kujtoj sa vjec kane qene Z. Majko apo Z.Meta kur kane qene kryeministra te vendit tone… Znj. Harito eshte nje nga ministret me te nderuara ne qeverine e re, e matur dhe e zonja ne fushen e saj.

  19. Nela says:

    Cdo dite e me teper po fryn era e re e ndryshimit per mire. Vazhdojeni kete nisme zonja Harito qe shqiptaret te jene me teper krenare, per nismat tuaja te ndermarra.

  20. Ola says:

    Perberja e administrates me njerez te zhveshur nga imuniteti garanton qe keta po punojne me pergjegjshmerine maksimale dhe duhet theksuar qe te gjithe jane te afte per postet qe u jane caktuar dhe po punojne fort ne sektoret perkates qe tregon se nuk ka me ministra militante te paafte dhe te paarsimuar sic ka ndodhur deri me sot. Nje nder to eshte dhe zonja Harito BRAVOOO.

  21. Ola says:

    Gezohuni, se na erdhi dita te marrim fryme lirshem e te ndihemi krenare qe perfaqesohemi nga njerez te afte me ne fund, jo nga njerez qe nuk dine te formojne nje fjali logjike! Suksese znj Harito!

  22. Servet says:

    Eshte per tu pershendetur Nisma e ndermarr prej Zonjes Harito.Ne fakt ajo qe une mendoj ne lidhje me kete nisme,eshte implementimi korrekt i saj, dhe besueshmeria te ky sistem kontroli te nepunesit e administrates.Me shpirt do ti uroja zonjes Harito suksese ne kete sistem te ri kontrolli,por do ti sygjeroja njekohesisht,qe ekipi qe do beje publikimin e rezultateve te kontrollit,te marra keto nga sistemi qe po implementohet ,te jene korrekte dhe pa anshmeri,duke i penalizuar nepunsit ,per shkak bindjesh,politike.Ne fakt ne nuk na i kane fajin ligjet as amendamentet,dhe aktet nenligjore,por kultura jone aspak e niveleve qe duhet te jet,kur esht fjala per mbrojtjen e statusit te nepunsit civil.Ne te gjitha vendet e europes ku ne duam te itegrohemi,ky status eshte i pa prekshem dhe vet nepunsit,pamvarsisht nga humbja apo fitorja ne zgjedhje elektorale per pushtet lokal apo qendror,nepunesit ngelen ne krye te puneve duke mos e vuajtur aspak stresin e spastrimit te administrates siç ndodh rendomte te ne.Pra ketu zonja Harito duhet perqendruar vemendja juaj.Me se pari shpresoj qe ju te fusni kete kulture perendimore ne Ministrine qe ju drejtoni,dhe sigurisht,edhe te vijoni me projektet tuaja ne sherbim te mbrojtjes se nepunsve te administrates nga sulmet politike te tipit “gjueti shtrigash”.Ne besojme fuqishem ne frymen e re dhe mentalitetin e ri qe po perpiqeni te implementoni.S’na ngel gje tjeter veç tju urojme juve suksese dhe pune te mbare ne perkushtimin tuaj.Fakti qe jeni nje kontigjent i ri qeverises,le shume per te shpresuar qe gjerat ne Shqiperine tone do te ecin ne drejtimin e duhur.Suksese,Z.Harito

  23. Rezi says:

    Person qe ka gjithe potencialin per te bere te mundur ndryshimin radikal ne administrate dhe per te permbushur nje program qe kerkon profesionalizem dhe perkushtim per nje vend si gjithe vendet e Europes. Kemi besim tek ty ministrja Harito.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje