FOTOT/ Policia merr nën kontroll kapanonin plot hashash të Gate Mahmutajt, shkatërrohen mijëra bimë kanabis

16 Qershor 2014, 20:50Politika TEMA
FOTOT/ Policia merr nën kontroll kapanonin plot hashash të Gate

Forcat e policisë kanë mbërritur në objektivin e përcaktuar në kapanonet e objektet e shtetasit Gate Mahmutaj, njoftojnë burime nga policia.

Gjatë ndërhyrjes ndaj forcave të policisë është qëlluar me armë zjarri, duke rrezikuar jetën e këtyre forcave, por falë ndërhyrjes profesionale u arrit të vihen nën kontroll të plotë objektet e sipërpërmendura, si dhe sipërfaqja e kultivuar me kanabis sativa.

Përmes një komunikate për shtyp, policia ka bërë me dije se uniformat blu të angazhuara në aksion kanë asgjësuar parcela të mbjella me bimë narkotike, si dhe kanë arritur të gjejnë prova për përfshirjen e disa banorëve të fshatit në shkëmbimin e zjarrit.

“Nga veprimet e kryera në objektet pronë e shtetasit Gate Mahmutaj, si dhe në tokën në administrim të tij u gjetën, u fiksuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme të gëzhojave të kalibrave të ndryshëm, që janë përdorur gjatë sulimit ndaj forcave të policisë.

Gjithashtu u gjetën dhe asgjësuan: 7 parcela me 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa, që varionin nga 50 cm-1 metër lartësi dhe 1.000 fidanë kubikë të gatshëm për kultvim në kapanon”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Sipas dokumentit, gjatë operacionit gjithashtu u konstatuan duke u djegur 6 fuçi me marijuanë, të cilave ua kishte vënë zjarrin vetë i dyshuari, me qëllim eleminimin e provës, si dhe sasi të tjera lëndë narkotike të konsiderueshme të papaketuara.

“Nga strukturat e policisë vijojnë veprimet hetimore dhe proçedurlae për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme prokurorisë”, saktëson njoftimi.

“Në këtë operacion janë përfshirë rreth 500 forca dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcë në Vlorë”, përfundon njoftimi.

41 komente në “FOTOT/ Policia merr nën kontroll kapanonin plot hashash të Gate Mahmutajt, shkatërrohen mijëra bimë kanabis”

  1. Lazarati Indipendent! says:

    Jam simpatizant i Lazaratit! Thoni cfare te doni por jam me ata. Jo per faktin se merren me hashash, por per faktin e vetem se po tregojne se Shteti ne Shqiperi gjate historise tone na ka krijuar me shume deme se sa te mira…

    Ku kemi qene njerez te lire, pa Shtet kemi qene me te bashkuar. Shikoni kohen e Skenderbetu bie llafi…

    Ndersa nga ana tjeter 50 vjet Shtet dmth diktature na sollen te keqen me te madhe qe mund te kemi njohur ndonjehere si komb, perfshire trojet jashte Rep. se Shqiperise.

    Edhe ne keto 20 e disa vite demokraci zhvillimi dhe mireqenia kane ardhur nga aktiviteti privat i parregulluar, qe disa sorra si gocat e MJAFTIT te qeverise e quajne “ekonomi ne te zeze”…

    Shikoni psh ata tregtaret e Lezhes. Shteti atyre me shume u sjell deme, duke u vjedhur fitimin me force (taksa) sesa u jep sherbime.

    Qe te pagosh nje takse duhet qe te marresh ne kembim nje sherbim. Pr sherbimet kush do na i japi? Edi Rama? Ky opingaxhiu, qe mbeti duke bredhur ne Europe?

    Ja pra, edhe ne rastin e Lazaratit, keto deklaratat duhen kuptuar drejte! Cdo te thote, po mos te ishim ne, kufiri do ishte ne Elbasan? A eshte vertete se pa parate e nxjerra nga shitja e droges ne Europa ekonomia jone do te ishte aq e varfer sa nuk do te ishim te afte as te rruanim territorin tone nga mesymjet e grekerve? Greke qe sic e pate edhe me rastin e inagurimit te Kryekatedrales, i kemi ne qeveri dhe neper poste te larta!

    Simpatizim me shpirtin Lazaratas, te independentizmit, pavaresise, lirise dhe zhvillimit ekonomik te parregulluar nga makineria shteterore qe di vetem te vjedhi!

    1. Shqiperia Indipendent,jo Lazarat says:

      Ekonomia e varfer, duhet ta shty njeriun qe te gjej nje menyre te mbijetoj. Te mbijetoj duke punuar, duke u perpjekur dhe duke “luftuar”,pa cenuar te drejtat e dikujt jeter,apo ligjet e vendit ku jeton.

      Me siper shkrove per Lazaratasit qe mbjellin hashash,si te ishin shpetimtaret e ekonomise shqiptare. Por ja ku jemi, sa ka Lazarati qe ekziston? 5 vjet? 10 vjet?? 15 vjet?? Dhe perseri ekonomia Shqiptare eshte me poshte se sa ka qene. Pra miku im i dashur, duhet ta pranosh(se per ta kuptuar e kupton), qe ato leket e lazaratit kane shkuar ne po te njejtat xhepa, qe kane shkuar dhe leket e tjera qe u jane vjedhur shqiptareve. Prandaj nuk eshte e justifikueshme varferia.

      Nese e do vendin tend, bej dicka te mire,ne rradhe te pare per veten tende dhe pastaj per njerezit qe e mendojne si ti. Mendo a do doje qe femija yt, te lindte, te rritej, dhe ta mendonte ashtu si ty,se njeriu nese ska lek duhet te mbjelle apo tregetoje bime apo gjera te paligjshme??

      PS: Jam i mendimit se ne te ardhmen do vijne shum me shum turiste ne ate fshat, duke ditur historine e tij,se sa do te vinin nese aty do vazhdonte te mbillej bime.

    2. Vlora1912 says:

      Edhe un jam simpantizant i Lazaratit per nje arsye te thjesht; Eshte nje gur themeli/sinori i forte ne kufijt Jugor te Shqiperise ndaj te cilit jane hartuar Strategji per ta varferuar dhe larnguar nga vendi i tyre nga ATA qe paguajn 300 euro ne muaj per fshataret ardhacak ne ate zone……nga ata qe meshojne Greqisht ne mes te Tiranes….

      Poooooor ……nuk mund te vazhdohet me tej ne kete menyre ku ne Lazart te mbillen vit per vit 400 hektar droge dhe ne pjes te tjera te Shqiperise denohen qytetar per 10-15 bime..

      Nuk mund te vazhdohet keshtu sepse pavaresisht se fitimet e momentit nga hashashi, per nje vend te varfer si shqiperia, jane te konsideruashme, demi qe i shkaktohet shoqerise eshte shum here me i madh……con ne menyre te pashmangeshme ne kriminalizimin e ter shoqerise, ku edhe leket e teperta nuk te hyjn me ne pune…

      Uroj qe Lazaratasit sonte te flen te qete e neser te gdhihen te kthjellet e me mendje te mbledhur…..nuk mund ti rendojne gjith vendit vetem qe ata te pasurohen…

      Shum gjera nuk shkojne ne Shqiperi, politika, qe verrisja, drejtesia…..edhe media …….por ne kete rast nuk eshte faji i tyre kur drejtojne gishtin nga Lazarati

    3. sit. back. and. relaks says:

      je kokrra e boles o zoti historiano-ekonomist

    4. zqk says:

      Me keto argumente e lejoi edhe Meksika tregetine. Dhe e shihni ku perfundoi, sa duhet nderhyrja e ushtrise qe te perballoje me lufte kartelet e miellit. Paraja e fituar lehte nuk sjell asnje te mire.

      Eh mer Lazo Independanti.

    5. librazhdi says:

      Lazarati republike… !-Vetem prej ketyre egziston Shqiperia,ndryshe do kishim vdekur te gjithe.Saliu e kishte kuptuar kete gje ndaj dhe i lejoi te bejne ç’te duan …NJE MORTJE QE S’JU HA O MESJETARE QE GABIMISHT JETONI NE SHEKULLIN E 21 …TRAPA TRAPA e TRAPAAAAAA !

    6. ALpini says:

      na tregoni shefin e lazaratit te arrestuar e mos hani mut me keto pacavure fotografi.me keto do krenoheni se bete aksionin.
      a ka hyre policia ne lazarat apo jo?

    7. Devolliu says:

      Shteti, kur do, e ze lepurin me qerre.
      BRAVO POLICISË SË SHTETIT!

    8. dymi says:

      E cuditshme se si dikush mendon se me anarki, antishtet, krim e droge mund te prosperoje Shqiperia! Shikoni se c’thote ky trapi “Lazarati indipendent”! Duket ashiqare qe eshte nje gjallese me qeliza gomari. Kerkon te na mbushe mendjen se ” shpirti Lazaratas i indipendentizmit( !?!?),i pavaresise(i pavarur nga kush-nga ligji(?),i lirise” do te na sjelle zhvillimin.Kelyshe te Sa-lehit, si nuk e keni kuptuar akoma se koha juaj nuk ekziston me? Neqofte se doni me te vertete te gjalloni, ka ardhur koha ta lini ne cmendurine e tij padronin dhe idhullin tuaj Sa-lehin. Lereni edhe ca kohe t’i lehe henes, deri sa te shuhet ne hic!

  2. Billy says:

    Cfare beni? Po prisni burimin e financimit te PD-se. Si do hyje ajo ne zgjedhje tani? Si do te bleje votat? Skeni turp. Doni qe PS te rrije 20 vjet ne pushtet?

    1. niku says:

      Bo bo. Kjo eshte ajo bima e cudiberese qe I kishin thene Sales ne fushate kur ishte ne Gjirokaster qe mund ti bente fshataret e zones te fitonin shume leke?

    2. Safo says:

      Mos u shqeteso, rezervat nga droga mjaftojne edhe per 10 zgjedhje te tjera qe mund te blejne aq vota sa i duhen PD per te riardhur ne pushtet. Gjithe puna eshte qe te mos prangoset Berisha me kompani. Keshtu ne liri ata e kthejne situaten favor te vet kur te duash sic shpetuan pa u lagur nga 1997-a.

  3. Call of Duty says:

    Kjo edhe një here tregon nivelin e lartë të jetesës në Lazarat, ku edhe bagëtitë ushqehen me kanabis. Kanabis I gjetur nuk është drogë por një ushqim që I bën bagëtitë të japin më shumë prodhim!!!

  4. genti55555 says:

    Po ik jeto ne ndonje pyll !

  5. leo england says:

    o kooooopperativist, do te shohim si do kakarisesh ketej e tujtje, Do besh me KAKERDHI o katnar??? Shteti ka ligje dhe kur do te ben synet TY e Sa leh serin qe ju linte te lire. Do bien nje nga nje ato kalbesirat e SHTETI te jete duke vdekur te SHUAN. Meso o katnar prej mali se LIGJI te shtyp koken O MORRACAK I DHIER.

  6. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    Bravo policia tregojani vendin moçalorve.

    1. ed says:

      Uooo shpaj!

      Nuk e shikon se është në mes të malit o koqe.

    2. Sorry says:

      O malox, lazarati mocal?! Jallaaah vdeksh, se na kenaqe.

  7. henri says:

    Lazarati indipendent,
    Hajde llogjike hajde. Ku e ke gjetur kete teori te shtetit. Sipas teje e gjithe bota qe ka shtet e ka gabim. Ti rrofsh per trute qe ke.

  8. Justice for the majority. says:

    Me ne fund Policia Shqiptare pushtoi Sulltan Marihuan Mahmudin. Hahahahahahahahahaaaa. Keta Turkoshaket e Lazaratit, nuk e kane kuptuar ende se cdo gje ka nje fund me ne fund. Retreat and enjoy your money, before they get you!!!!

  9. Osman Gazepi! says:

    Zjarr!!
    -Banditeve te Sali Berishes,qe kane NJOLLOSUR nje Shqiperi te tere!!!
    Pas tyre i duhen vene PRANGAT te gjithe tutoreve berishiane te DROGES SE LAZARATIT duke filluar nga vete krimineli Sali Berisha!!!

  10. NIAZI says:

    SHTET…..SHTET …..SHTET ALBANIA,

  11. NIAZI says:

    SHTET…..SHTET …..SHTET ALBANIA,

  12. tourkofagos says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkk……….

  13. emigrante says:

    Kujdes ore se mos ju ben dem era e hashashit policise . Se ata jane stervit

  14. deni says:

    JA DHE FUNDI I KETIJ COBANIT USHTARIT TE SALIUT DHE TE KRYECOBANIT TE FSHATIT D.ALIKOS QE SKISHTE PARE GJE NE FSHAT …….

  15. nikolin says:

    bravo policia

  16. niku says:

    Doli Sala ne facebook. Tani ja tregon qejfin ai Rames

  17. gentian says:

    Shteti forte me nje Popull te forte!
    Rrofte Qeveria e Zotit Rama, qe po na jep forze, e besim tek Shteti!!

  18. robert says:

    Te arrestohet menjehere personi qe ka mbjelle hashashin ne token e Gates kur ky nuk e kishte mendjen.

  19. Saliiii says:

    bobo ca bohet kshu mo lla: Bravo Policia bravo: http://goo.gl/K05Xi0

  20. Drini says:

    Bravo policia vazhdoni ju lumte keni mbeshtetjen e njerzeve te ndershem kudo ne shqiperi ne bote e keqja do te mundet e mira do te fitoje

  21. robaqepsi says:

    jam vertet i impresionuar nga kjo qeveri qe po mundohet ta ndryshoj shqiperin jep shpresa per te ardhmen !

  22. e ca lesh bravo policija
    n shqipni vriten njerzit si pleshta arixhiu perdit,kurse policija brravo qe lufton me lulet e malit

  23. Limi, Kosove says:

    Vertete mendoni se aksion ishte ky? Qe nga fillimi e kam dit se ky osht 1 inskenim i nje shteti tngordhur qi smund tboj asgje

  24. Endri says:

    PER PRO LAZARATIT….
    QENKENI CA TRAPA SAQE EDHE ATO PAK MEND QE JU PASKAN NGEL JU’A KA DHJERE HASHASHI.
    NGA MENDJA JUAJ EDHE PORDHA KA VLERE.

  25. Sas says:

    Policia duhet to shikoje deri ne fund ketij operacioni Jo kthim prapa!!
    Ne burg te gjithe ata qe shkelin ligjin.

  26. Basha i Gjetajve says:

    Dy Gate ka sot bota, një Amerika (Bill Gate) dhe një Evropa (Gate Mahmutaj)!
    ?????????????????????????????????????????????????????????????????
    Te dy miliarderë

  27. VL.HAS says:

    Jam i majte si ne menyren e jetes ashtu dhe ne mendime ,ndaj e kemi per oblikim te mbeshtesim kete qeveri ne ndermarrjet e ndryshme te saj , por nese ne kete rast kjo nuk do i dergoje ne burg te gjithe ata persona qe kane qelluar ose dhe qe kane menduar te qellojne mbi forcat e rendit edhe kjo si ajo e PDes duhet te largohet sahat e me pare per t’u liruar vendin atyre qe u dalin zot fateve te vendit . Kjo gje duhesh bere menjihere sa u shporr pushteti i hajduteve , i drogagjive me Sali qenin . Eshte fakt qe nje ndermarrje e tile duhet te shoqerohet edhe me masa te dhimbeshme , por nese nderpritet ky aksion pa i shkuar deri ne fund pasojat ne dem te shtetit , do behen shume me te renda se sa duken . Sot ngritja e dores se kujtdo kunder shtetit per ta penguar ate ne rregullimin e gjerava , eshte me e rend se te ngresh doren kundra zotit . Ne per zot real kemi shtetin dhe vetem ketij duhet te lutemi , te punojme cdo dite e cdo ore qe ti forcohen themelet . Kam dhe nje mendim qe pushteti i RILINDJES te marre edhe masa te tjera Paralelisht me nderhyrjet e drejta ne Lazaratin e rrebeluar ne rrugen pa rrugedalje . Te merren ne site dhe te gjithe ata pushtetare te djeshem si puna e Ilir Metes ish zevendes kryeminister me Saliun e djeshem ,krijues te LAZARATIT dhe te denohen njesoj,pasi pergjegjesia eshte edhe e tyre dhe faj per ta eshte akoma me i madh si keq administrues te pushtetit .

  28. Ma do mendja se ai Gatja me shoke nuk e kane idene se ç’eshte shteti,nevojen per shtet njerezimi e ka patur qysh ne primitivitet ,ne se nuk do te realizohesh organizimi i shoqerise nen administrimin e shtetit bota nuk do te ishte kjo qe eshte sot (me gjithse me plot mangesi) E provuam mungesen e shtetit ne vitin 1997 dhe na ndihmuan vendet qe kishin shtet te konsoliduar per te rindertuar shtet.Kur disa komentues (qe dine shkrim e kendim) per kete artikull shkruajne marrezira si pavaresi ,ekonomi etj budallalleqe,vaj halli ç’mendje kane ata qe kane rrembyer armet per te “mbrojtur” pavaresine !!!!!.Ketu ka nje lajthitje totale ne konceptimin e organizimit te shoqerise dhe te shtetit.Kjo lajthitje nuk eshte krijuar ne lindjen e Lazaratasve perkundrazi ,ata jane nje komunitet punetor ,teper dashamires dhe me te vertete hallexhi per kushtet natyrore dhe trajtimin barbar politik qe ju eshte bere ne veçanti gjat “demokracise”
    Ne kete situate kete vend e kane sjelle jo Lazaratasit por politikanet dhe shtetaret te cilet ose kane mbyllur syte (ne rastin me te mire) ose e kane stimuluar tinezisht per te perfituar nga marria e fshatareve qe te genjyer prej tyre i jane futur detit ne kembe …-me mire pa buke per darke e gjume gjth naten se sa te hash rende te te mos gjesh qetesi gjith naten ,kjo eshte buka harram dhe kete e di çdo-kush .Deputeti i zones G Ruli ,Ministrat e brendshem qe e sollen gjendjen ne kete derexhe te paret dhe ky i fundit qe edhe emri i harrohet sepse nuk e beri zhgrap fare,nuk dallojne nga ata qe kane rrembyer armet ndaj policise se shtetit.Te gjitheve shteti duhet tju tregoje vendin sipas ligjit,sepse populli nepermjet votes u ka besuar qeverisjen per te bere detyren Populli prandaj i paguan dhe nuk e paguan ate (policine) me te ardhurat qe nxierr nga droga por thuajse i gjithe populli te ardhurat per shtetin i heq nga buka e gojes –

  29. shqipetaret e vertete says:

    Pas operacionit ne Lazarat t filloje operacioni kunder familjes te sali berishes,Lulezim bashes,Bujar Nishanit dhe drejtesise si dhe gjithe hajduterise dhe trafikanteve te tyre.Kjo nuk Pret.Te mos pritet nga plehrat e drejtesise te salo fashistit.ShBA,BE,NATO te dergojne forca speciale kunder fashizmit te sali berishes.Te shpetohet kombi shqipetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje