PD anulon zgjedhjen e Abedinit, si kryetar i PD-së në Tepelenë

16 Qershor 2014, 18:19Politika TEMA
PD anulon zgjedhjen e Abedinit, si kryetar i PD-së në Tepelenë

Petrit Abedini gjatë arrestimit

(E PERDITESUAR)- Partia Demokratike anulon procesin zgjedhor në Tepelenë. Burime zyrtare nga kjo parti konfirmojnë se kreu demokrat Lulzim Basha ka anuluar zgjedhjet e zhvilluara në grupseksionin e Tepelenës, ku rezultoi fitues  Petrit Abedini. Zyrtarisht zgjedhjet do të zhvillohen në një moment të dytë.

Një burim i PD nga Tepelena i tha gazetes TemA se Edvin Kulluri, i dërguar i PD në Tepelenë, ka qenë prezent në zgjedhjen e tij dhe e ka miratuar atë dhe tërheqjen e kandidatëve të tjerë nga gara.

Bëhet fjalë për Petrit Abedinin.

Ai ka qenë i dënuar për trafik droge dhe ka dalë me kusht nga burgu.

Përballë Abedinit ishin disa kandidatura të tjerë, të cilat janë tërhequr pasi ishin shkelur të gjitha rregullat e përfaqësimit. Biles kjo ndodhi nën praninë e të deleguarit të PD-së për Tepelenën.

Abedini është zgjedhur si këshilltar i PS 91 në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, ndërsa më pas kaloi me LSI-në.

Ai punoi fort gjatë 23 qershorit, që PD të humbiste zgjedhjet.

Por, pavarësisht kësaj, PD e ka zgjedhur atë si kryetar të Tepelenës.

Dhe të mendosh PD zgjedh kryetar një trafikant droge, në kohën kur policia është duke bërë operacionin më të madh kundër trafikut të drogës në Lazarat.

 

Lajmi për arrestimin e Abedinit në 2009-n

Kapet me droge kreu i Keshillit Bashkiak te qytetit te Tepelenes.

Nje aksion i sektorit kunder krimit te organizuar ne Drejtorine e Policise se Gjirokastres ka arritur te zbuloje dje ne mesdite nje ngarkese lendesh narkotike prej 50 kilogramesh te fshehur nen dyshemene e nje trajleri dhe te prangose 50-vjecarin Petrit Abedini. 

Mesohet se lenda narkotike, e tipit marijuane e presuar, ishte nisur drejt Greqise dhe dyshohet se ne shtetin fqinj, pritej nga persona te tjere. 

Petrit Abedini, 50 vjec, mban detyren e kryetarit te Keshillit Bashkiak te qytetit te Tepelenes dhe eshte perfaqesues i PSV ’91, ndersa pak kohe me pare ka qene ne postin e kryetarit te deges se LSI-se ne kete qytet. 

Vec aktivitetit politik, 50-vjecari njihet ne qytetin e lindjes dhe si tregtar mielli. 

Shpeshhere ai udhetonte drejt Greqise me pretendimin se kryente shkembim tregtar. 

Nga burime te sigurta te policise mesohet se 50-vjecari survejohej prej disa muajsh nga sherbimet sekrete te policise. 

Mesohet se operacioni i koduar “Pritja”, qe u finalizua me kapjen e Abedinit, ka nisur rreth dy muaj me pare nga agjentet dhe specialistet e policise te sektorit te luftes kunder krimit te organizuar. 

Gjate kesaj kohe eshte vezhguar cdo levizje e tij, deri sa eshte bere dokumentimi ligjor per perfshirjen e tij ne trafikun e lendes narkotike. 

Operacioni “Pritja” u finalizua dje, rreth ores 14:30, teksa Abedini, lindur e banues ne Tepelene eshte ndaluar ne piken doganore te Kakavijes.

25 komente në “PD anulon zgjedhjen e Abedinit, si kryetar i PD-së në Tepelenë”

  1. Billy says:

    Prisni kur te dale Laura tani. Ajo nuk i duron fare trafikantet.

    1. WWW.LAURAVORPSI.XXX says:

      TANI TE PRESIM LAUREN ?

      1. Njera pale i ve trafikantet drejtore, tjetra kryetare. Nuk kane faj, vetem banditet, trafikantet dhe burgaxhinje mund te merren me kete fare politike…

    2. Caf Teli says:

      mERO TI E MBAN MEND MIRE SE po rindertojne partine si ne 1997 me njerez nga rruga , spiuna dhe aventuriere. Ska gje me absurd qe dyshja Sali Lule po ben duke pranuar te kandidoj nje njeri qe eshte me njeqind flamur dhe keshilltar I nje partie tjeter.

    3. Be-X says:

      si i ka shpetuar ky Launeshes tone?!

  2. Toni says:

    Le te dale Laura tani ta denoncoje ?

  3. zambi says:

    Nqs eshte e vertet shume gabim dhe turp i madh.

    Media shume mire qe jep lajmin se keshtu pastrohen dy krahet nga plehrat qe mundohen te futen aty per strehe.

  4. ismeti says:

    ku meti ajo qe ha mut

  5. sali berisha says:

    jo tani asht demokrat i paperlym,,,,perpara sb

  6. Iremila says:

    Ku eshte Laura!Mos valle eshte ne Lazarat,derisa nuk prononcohet.

  7. lymi says:

    Bravo Lulezim. Tani shkarkoje si te papershtatshem.

  8. Niko says:

    Kesaj i thone te kesh dy bythe nje ta cash per P.D dhe nje ta mbash per vete SHqiperin vetem diktatura e shpie ne udhen e Zotit Ska burr nene kur thot Strazimiri te ma ve mua posht Kjo eshte shqiperia ky eshte realiteti korrupsion drog kriminalitet fukarallek qe nuk po i gjendet ilaci te mar veten ky komb i vojtur

  9. K says:

    Nga Laura presim ose aprovimin,ose pergenjeshtrimin.
    FORCA LAURA !!!!!!!!!

  10. Saliiii says:

    Po ai ishte kokrra e burgaxhiut: http://goo.gl/Mv2tqV

  11. Beni says:

    Keto jane njerezit me me vlere , vlerat e pd dhe Lulit te vocerr Ku je Luli me vlerat e tua te shkerdhyera?

  12. PD ja,keta te droges do per kryetare ,dhe te jene trima te paperkulur ,si Dash Aliko i Llazaratit….

  13. Demokraci says:

    =1Ouuuuu, po Murrizin qe shiti PD ne Dushk 2001 dhe nxori me ben malajn 11 deputete me 150 mije dollare, cfare do bej. Apo nuk di gje se ka ardh me vone ne pd luli.

  14. radioskopist says:

    Se kush eshte personi ne fjale i intereson dhe e zgjidh politika.Me duket e teperuar qe personin e kane nxjerre ne kete foto diskredituese si ne kohen e diktatures.Te gjithe gabojme por njeriut i duhet dhene dora e nuk duhet diskredituar e inkurajuar ne kete menyre.

  15. Genci says:

    Po ky paska qene i partise se Petro Kocit!
    Po ku je more Petro mavria, me keta tipa mburresh ti qe u largove nga partia socialiste?
    Me te vertete lind pyetja: Si shpjegohet qe keta kryetaret e partive jane kaq te dashuruar me tipa te tille??
    Kuptohet;Ata qe fitojne miliona me trafiqe te tilla,ja u lyejne qerren edhe kryetareve te partive.
    Prandaj sot PS vendos drejtora ata qe kane bere kontrabanda,pavaresisht se jane denuar per ato pune,mjafton qe kryetaret e partive ne qender dhe ne baze te fitojne prej tyre.
    HARRAM VOTA JONE

  16. like lsi says:

    keshtu do rifitoje PD? hajde luli i vocerr hajde.
    kjo eshte politika shqiptare. po te mos jesh i akuzuar per ndonje gje, nuk ecen perpara.

  17. mushkonja dhe ngjala says:

    qe ne start e kapen diversantin e rames e metes.droga so ju zer frymen edhe ju qelbesirave.

  18. O budallenj, po Pd-ja nuk eshte ne pushtet e Abedini nuk paguhet nga parate e taksapaguesve shqiptare. E keni te qarte kete apo jo ????

  19. Tepelenasi says:

    Respekte per Z. Kulluri, ka kryer nje pune te shkelqyer ne Tepelene. Bravo djale per djem si ty ka nevoj partia, te urojme gjithe te mirat! Gezon respektin e te gjitheve!

  20. LAKU says:

    Paska qene dhe me PS dhe me LSI apo atehere ka qene burre imire.Ju komentusit e Temes jeni bere me keq se ata te 55.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje