Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, komentoi një deklaratë të deputetit të LSI, Gjovalin Kadeli, se grupi parlamentar i kësaj force do kërkojë largimin e një ministri.
Meta tha se këto janë deklarata të nxituara dhe personale.
Sipas Metës, të gjithë ministrat kanë nevjë për t’u përmirësuar.
“Përgjegjësinë kryesore për qeverinë dhe qeverisjen në radhë të parë e ka Kryeministri. Dhe është detyrë e mazhorancës dhe e gjithë forcave politike që të japin mbështetjen maksimale në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese, politike dhe qeverisëse. Absolutisht që LSI ka qenë dhe është në mbështetje të plotë të ushtrimit të gjithë përgjegjësive nga ana e Kryeministrit, duke evituar çdo vlerësim personal të cilido qoftë edhe deputet ndaj kujtdo qoftë edhe ministër. Kështu që besoj se ky është një qëndrim shumë i qartë i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Qëndrimi im dhe i LSI-së ka qenë dhe mbetet i qartë në mbështetje të Qeverisë, të Policisë së Shtetit dhe të Ministrit të Brendshëm, z. Tahiri në luftën kundër krimit të organizuar në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, që dëmton forcimin e mëtejshëm të ligjit në vend dhe njëkohësisht që është e rëndësishme për vetë forcimin e sundimit të ligjit, por edhe për vetë integrimin evropian të Shqipërisë” tha Meta.
“Çdo deklaratë e nxituar dhe personale mendoj që nuk ndihmon cilindo që nxitohet. Sa i takon marrëdhënieve PS-LSI ato janë tepër solide dhe janë marrëdhënie të cilat do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të qeverisjes së vendit, duke u sjellë gjithnjë me përgjegjshmëri dhe luajalitet, jo vetëm reciprok, por në radhë të parë ndaj qytetarëve dhe votuesve tanë“, vijoi ai.
I pyetur për largimin para kohe nga ceremonia për 23- vjetorin e PS, që u komentua nga mediat si një largim për shkak të dokumentarit për 21 Janarin, Meta tha:
“Në rast se doni një përgjigje fare të sinqertë kjo ka të bëjë me ngatërrimin e orarit të ceremonisë së Kampionatit Botëror të futbollit. Mendoj se ka qenë mëse e mjaftueshme për të marrë pjesë në festën e Partisë Socialiste pas një dite tejet të zgjatur në Kuvend, të debateve pa fund për t’i uruar të gjithë socialistët për këtë festë mjaft të rëndësishme edhe kuptimplotë. Thjesht ka qenë një keqkuptim oraresh. Nëse do ta dija se ndeshja do të fillonte më vonë, patjetër që do të kisha qëndruar edhe më shumë, sepse ishte kënaqësi. Lozte Kroacia dhe nuk është ndonjë sekret që t’iu them se kur luajnë ekipet e Ballkanit unë jam me ato”.
Nga LSI-ja, konkretisht nga deputeti Gjovalin Kadeli janë artikuluar kërkesa për ndryshim të një ministri sipas të cilit nuk ka performuar ashtu siç duhet. Deklaratë e cila është përforcuar më pas edhe nga Ministri juaj në qeveri, z. Lefter Koka. Është ky qëndrim i LSI-së, janë deklarata personale, apo i bashkoheni edhe ju kërkesës për ndryshime në kabinetin qeveritar?
Përgjegjësinë kryesore për qeverinë dhe qeverisjen në radhë të parë e ka Kryeministri. Dhe është detyrë e mazhorancës dhe e gjithë forcave politike që të japin mbështetjen maksimale në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese, politike dhe qeverisëse. Absolutisht që LSI ka qenë dhe është në mbështetje të plotë të ushtrimit të gjithë përgjegjësive nga ana e Kryeministrit, duke evituar çdo vlerësim personal të cilido qoftë edhe deputet ndaj kujtdo qoftë edhe ministër. Kështu që besoj se ky është një qëndrim shumë i qartë i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Edhe më herët ka pasur deklarata, sjell këtu rastin e z. Luan Rama ku ka folur për një performancë të dobët në Ministrinë e Brendshme dhe në drejtimin e kësaj ministrie. A ndani ju të njëjtin qëndrim?
Qëndrimi im dhe i LSI-së ka qenë dhe mbetet i qartë në mbështetje të Qeverisë, të Policisë së Shtetit dhe të Ministrit të Brendshëm, z. Tahiri në luftën kundër krimit të organizuar në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, që dëmton forcimin e mëtejshëm të ligjit në vend dhe njëkohësisht që është e rëndësishme për vetë forcimin e sundimit të ligjit, por edhe për vetë integrimin evropian të Shqipërisë.
A mendoni edhe ju se një nga ministrat e qeverisë nuk ka punuar aq mirë deri tani dhe nëse po cili ministër është?
Gjithmonë ka vend që të gjithë ne, duke filluar që nga unë si Kryetar i Kuvendit, që nga deputetët, që nga ministrat të punojnë më mirë, prandaj dhe jemi çdo ditë në raporte edhe llogaridhënie edhe me opinionin publik, edhe me votuesit tanë, me qytetarët e taksapaguesit shqiptarë dhe duhet të reflektojmë çdo ditë, por asnjëherë një palë nuk ka të drejtë vetëm të kërkojë llogari dhe të mos japë llogari.
Megjithatë, ka pasur gjithashtu spekulime ndoshta për arsye të largimit tuaj nga festa e PS-së para se z. Rama të mbante fjalën përshëndetëse. A mund ta dimë se cila ka qenë arsyeja e largimit tuaj para se Kryeministri të mbajë fjalën në këtë festë?
Atëherë në rast se doni një përgjigje fare të sinqertë kjo ka të bëjë me ngatërrimin e orarit të ceremonisë së Kampionatit Botëror të futbollit. Mendoj se ka qenë mëse e mjaftueshme për të marrë pjesë në festën e Partisë Socialiste pas një dite tejet të zgjatur në Kuvend, të debateve pa fund për t’i uruar të gjithë socialistët për këtë festë mjaft të rëndësishme edhe kuptimplotë. Thjesht ka qenë një keqkuptim oraresh. Nëse do ta dija se ndeshja do të fillonte më vonë, patjetër që do të kisha qëndruar edhe më shumë, sepse ishte kënaqësi. Lozte Kroacia dhe nuk është ndonjë sekret që t’iu them se kur luajnë ekipet e Ballkanit unë jam me ato.
Pavarësisht se ju thoni që janë deklarata personale dhe qëndrime apo mendime personale të deputetëve të LSI-së. A nuk mendoni se këto e dëmtojnë në perceptimin publik marrëdhënien PS-LSI dhe konkretisht mazhorancën qeverisë?
Çdo deklaratë e nxituar dhe personale mendoj që nuk ndihmon cilindo që nxitohet. Sa i takon marrëdhënieve PS-LSI ato janë tepër solide dhe janë marrëdhënie të cilat do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të qeverisjes së vendit, duke u sjellë gjithnjë me përgjegjshmëri dhe luajalitet, jo vetëm reciprok, por në radhë të parë ndaj qytetarëve dhe votuesve tanë.
Në cilin dikaster mendoni se ka nevojë për përmirësime?
Nevojë për përmirësime ka kudo duke filluar që nga e enjtja në Parlament.
Ky njeri eshte vet problem,Kadeli nuk ka folur pa lejen e tij,perkundrazi ka zbatuar porosine per te tatuar pulsing,pune skuthash.
Zoti Meta, nuk jane budallenj njerezit! Ata e dine sa “e pasur” eshte CV juaj ne te shkuaren! Ata ngjarje, te cilat kane ndodhur per arsye se keni qene pratagonisti kryesor, do ju ndjekin pas gjithe jeten, pavaresisht konjukturave politike te momentit! Biografia juaj politike eshte teresisht e njollosur!
E mo Like,fillove ta kercesh malanaken me duket.Mos harro Like se dhe ty burgu te pret,kaseta origjinale e D.Priftit ndodhet ne ambasaden britanike.Harroje qe expertiza e FBI per 21 janarin te mos merret si prove.Drejtesia do vihet ne vend nje dite dhe ti e di mire kte gje month Like sportisti
E mo Like,fillove ta kercesh malanaken me duket.Mos harro Like se dhe ty burgu te pret,kaseta origjinale e D.Priftit ndodhet ne ambasaden britanike.Harroje qe expertiza e FBI per 21 janarin te mos merret si prove.Drejtesia do vihet ne vend nje dite dhe ti e di mire kte gje mo Like sportisti.
Deklarate e nxituar??! dmth pak me vone eshte OK? personale?! Si puna e fshatarit Naço qe tha ne Berat Kryeministri Meta?!
Natyrisht LSI i duhet posti i Ministrit te Brendshem qe te livadhisin kollaj trimat e Kokes dhe te LSI.
Kur ta mare vesh Rama me cilin eshte ne nje varke, anija i eshte mbush me uje. Eshte sfide shume e madhe per te te bashkeqeverise me bashkeudhetarin. Cdo dite qe kalon niveli i ujit ngrihet. E kuptoj pse sakrifikon, por nuk kuptoj pse bashkudhetari nuk e le udhen e te paudhit.
Sot per sot meta eshte plitikani numer nje ne shqiperi.shume e kane akuzuar qe ka abuzuar me pushtetin ,si dhe une,por ne nje shtet ligjor vendimet i merr drejtesia.kush ka dijeni te beje padi ne prokurori.ai idha pergjigje kadelit duke ditur qe aierdhi tek lsi duke u shkeputur nga pd dhe nga ku morri detyrat per deklaraten qe beri.per te majtenshqiptare kadeli eshte out side.
Po edhe une mendoj se ILIR META u bashkua me RAMEN ne pushtet pasi ra dakord me BERISHEN .
Por META eshte aty vetem per ta bllokuar dhe kercitur RAMES dhembet ,gje te cilen RAMA e di ,prandaj dhe qeverria eshte shume e dobet dhe e thyeshme .
LIRO META e ka ne dore QEVERRINE sic edhe pati ne dore qeverrine e P.D dhe ne se i do qejfi ben COLPO DI STATA kur ti doje qejfi dhe i nderron balancat shpejt .
ILIR META ,ka vetem nje problem :
Nuk eshte i sigurte ne se do ta perkrahin nderkombetaret ne nedermarrjen e vet .
Ndoshta nderkombetaret ne nje moment oportun do ti jepnin atij driten jeshile .
Kjo eshte arsyeja qe EDI RAMA ,ben shume kujdes qe te mos e merzit ILIR METEN , ne se ju e keni vene re dhe keni qene te vemendeshem .
Nuk ka ndeshkim per banden e SALIUT sa kohe numrat i japin te drejte ILIR METES .
Ky eshte kollona e peste.Nuk ka me te rreezikshem se ky njeri per te majten.Shife kur ti beje glasen Rames e kaloj me baben se ai e ka futur rresht si delfin ne ps qysh me ngjarjet e policanit ne vitin 1993-94.
Kadeli u nxitua. Ne akoma nuk i kemi mbyllur pazaret.
Po mire more njerez, a mundet tu beje nje pyetje: ku ishte z. Rama qe erdhi ne takimin qe kishte caktuar vet me nje ore vonese? Prandaj mendoj se Likia megjithe marrezite e tij, per rastin ja ka bere mire. Duket se njerzit sa hypin ne karriken e pushtetit sillen me keq se pashallaret e plakur otoman. Pastaj hajde te flasim per norma e rregulla partie.
edhe ky mut çobani kishte ftese nga FIFA si Nano per te pare boterorin.
Meta eshte njeri pa skrupuj moral,ai bene te urtin tani se eshte I dhjere,por ne momentin qe do gjykoj se eshte pastruar nga dhjerja do shikoni Liken e vertet.
Po video per 21 janarin, pse u ndryshua ne faqene FB te Rames duke hequr pnesenku ishte tabela Ilir o Hajdut? Nuk mbulohet muti me shurre jooooo
Ca kokelope, hajduti: fillonte kampionati boteror thote!
Llogjike e nje kalamani te klases se peste!!!
Ku e mori edukaten ky të pelqeje futbollin, nga i ati, e ema apo burri qe ka ne shpi? Se sporti qe njeh ky fshatari si dhe servilat e piset te tij si hajdari Elez Gjoza, eshte peshengritja?
Se ky dhe kur gjoja luan futboll, vrapon si palle dhe i hapin rrugen te beje gol.
Medet ne!
jam socialsit shum karatesh, si diamant, por nuk votoj me per psikopatin Rama… aq me teper qe Rama mbeshtete nga antishqiptaret si Artan Shreli dhe Ardian Vehbiu te cilet edhe i ka miq…
Vota ime qe sot e tutje shkon per Ilir Mbretin!
ti kristian, ne cfare ore e fal namazin?… ?
..boterori nje here ne 4-vjet vjen keshtu qe une e besoj..
i papare Meta… ika se fillonte boterori ?
si gjithmon me qetesi bravo i qofte
Per te gjithe pjesmarrsit ne 21JANAR nuk ka falje dhe harrese per meten.Dridhe perdridhe ,hollohu shtengohu ska rruge tjeter DENIM.dISA SI PUNA JOTE MBUSHIN XHEPAT,NE HAME HELM,GAZIN LOTSJELLES,mjere ata te kater qe iken,epo ne daç nxitohu ne daç pengohu ,nuk te falim.
Duket sheshit se zoti Rama po vazhdon permpekjet e tij te kamufluara per te goditur zotin Meta. E filloi me armet kimike ku synonte te forconte pozitat tek SHBA, mbasi premtimin e beri pa u konsultuar me zotin Meta, dhe ky i fundit ia dogji letrat…!
Puna tani eshte se zoti Rama ka filluar te leviz ne prapavine e zotit Meta dhe ndeshja nuk do te vonojë…!
Do shohim teater! ?
po kur u be dhe LIKJA fshatari te shesi pordhe si FATOS NANO mos ngelte burre ne kembe, mos kini merak o zoti ILIR SE NGA HUNDET DO U DALI TE KATER FEMIJEVE TE TU GJITHE CA VJEDHUR………!!!!!!!
Kampionati i futbollit me i rendesishem se Parta Socialiste, te drejt ka se rrumpall beri PD, ate po kerkon te beje edhe me PS.
Sa turp per nje kryerar Partie me mjaft ze.Sa turp per nje kryeparlamentar.Sa posht bie burri.”Ika se filloi Boterori”hahahaha….Sa turp per te paturperuarit….Brith o brith se keshtu e kane burrat e ulet ….
Qetesia me te cilen ti zgjidh cdo problem duhet mar shembull nga te gjithe politikanet e tjer
NUK po e kuptoje eshte ipokrizi ,a menyre jetese qe qetesia te ngaterohet me oportunizmin me nje fjale (nje dore ne bakllava e tjetra ne revani)ne e dime qe eshte ndermjetesi midis SHPELLES dhe QYTETRIMIT, kozmetika sherben per fytyren dhe jo per moralin.
do ta hash edhe ti o Like Krylopa, do ta hash…
Z Ilir,me ” ESHTE I NXITUAR” mos doni te shpreheni se akoma nuk jeni futur ne unaze te drejtesise dhe keni akoma kohe?
Per nje gje te jesh i sigurt nje dite do te paguash.
seshte faji likes, ai hajdut eshte. fajin e kan shqiptaret qe edhe pse i dokumentuar me ze e figure, i dhane voten. fatkeqsisht endrra edi rama nuk do jetoj gjate sidomos pas goditjeve te droges.