Zgjedhjet në PD/ Basha: Vota të reflektohet tek drejtuesit më të mirë

16 Qershor 2014, 10:45Politika TEMA

“Drejtuesit e mirë nuk e kanë të shkruar në ballë. Ata janë apo bëhen të tillë në raport me alternativën tonë politike të lirisë dhe demokracisë, ata janë dhe bëhen të tillë në raport me përkushtimin e tyre ndaj vlerave të zhvillimit, të nismës së lirë dhe sundimit të ligjit, janë dhe bëhen të tillë në raport me kontributin që kanë dhënë, japin dhe do të japin në PD”.

Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD-së në Lushnje, ku u zgjedh si kryetar përmes kontestimeve të shumta për manipulim të procesit Myslym Murrizi.

Basha theksoi se drejtuesit e mirë mbeten të tillë në raportin që kanë dhe ndërtojnë me projektin tone, me projektin tonë të opozitës dhe të opozitarimit të mbështetur në fakte, argumente dhe arsye,projektin politik të lirisë, ringritjes, bashkimit, përtëritjes dhe hapjes.

“Janë këto vlera që jam i bindur se po reflektohen e do të reflektohen në votën tuaj dhe në zgjedhjen tuaj”, tha Basha.

Në vijim, duke iu drejtuar anëtarësisë së PD-së, kreu demokrat theksoi se sot gjithkush mund ta konfirmojë thënien e vjetër se pozita më e keqe është ajo kur të drejton kërkushi, apo siç mund ta përkthejmë në gjuhën e sotme, i padituri, i paafti, i pavirtytshmi. Kryetari i PD Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh për të gjithë të zgjedhurit e rinj dhe ata që pritet të zgjidhen në ditët në vijim, nga niveli më i ulët drejtues i strukturave të PD-së, deri në nivelin më të lartë.

“Ky është momenti i një përgjegjësie të madhe për secilit prej jush para anëtarëve te Partisë Demokratike që ju ka mandatuar dhe ju ka besuar, që pret shumë prej jush dhe ka varur shume shpresa tek Partia Demokratike. Ne kemi detyrimin t’i përfaqësojmë me nder këta demokratë që na kanë besuar. Kemi detyrimin të mos i zhgënjejmë, por të jemi në nivelin e pritshmërive të tyre. Kemi detyrimin të jemi trasparentë dhe llogaridhënës në çdo moment para tyre për çdo gjë”, tha Basha.

2 komente në “Zgjedhjet në PD/ Basha: Vota të reflektohet tek drejtuesit më të mirë”

  1. berti luli says:

    Te PD kur thuhet votoni te lire pa ndikim e kryetarit duket si gje e jashtzakonshme!

  2. shqipetaret e vertete says:

    PD parti fashiste(vjedhje+vrasje).hajduteria e fashizmit te sali berishes dhe lulezim bashes te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut bashke me nipin e hajdutit dhe nexhmije hoxhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje