Gjykata dënon me 7 vite burg Gjergji Thimion

16 Qershor 2014, 11:35Politika TEMA

Gjykata e Tiranës ka venodur që të dënojë me 7 vite burg Gjergji Thimion, i akuzuar për vjedhje të veprave të artit.

Operacioni ndaj Thimios ishte i pari operacion i bujshëm i qeverisë së re.

Dhjetëra ikona dhe vepra të tjera arti u sekuestruan, por Thimio tha se ishte një koleksionist.

Gjatë hetimit, prokuroria rrëzoi akuzën e trafikut të veprave të artit, por tha se Thimio ka vjedhur vepra arti.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Tiranës e dënoi këtë këtë vepër.

Thimios u zbritën nga dënimi 4.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vetë Thimio pretendoi se po dënohej nga drejtuesit e ri, pasi nuk u kishte dhënë disa ikona.

Edhe PD doli në krah të Thimios, duke lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Koço Kokëdhima se qëndrojnë pas arrestimit të Thimios.

Bashkëpunëtori i Thimios, Arben Spaho është dënuar me 6 vite burg.

6 komente në “Gjykata dënon me 7 vite burg Gjergji Thimion”

  1. joticoles says:

    Po tia jepje ikonat bre Thimi!!!

  2. Safo says:

    Gjykate koti, nuk denohet Basha per 200 milio vjedhje dhe denohet nje njeri qe i kish ikonat nen ruajtje. E kujt ja kish vjedhur ai ikonat dhe kush u ankua ndaj tij? me deuket se denohet pikerisht sepse i ruajti ikonat.

  3. Ironike says:

    “Operacion i bujshem i qeverise se re”. Shkoni more se late nam me keto budalliqe!

  4. emer says:

    7 vjet per ca ikona? Ketu te marrin jeten e nuk denohen 7 vjet, e te kalbin per piktura.

  5. Kadri Spahiu says:

    Shkurt muhabeti po u krujte me Edvin Enver Hoxhen do hash te “gjatin” ne “emer te popullit socialist” nga gjykatat “komuniste”!

  6. Treviso says:

    Ky hajdut po te jetonte ne boten perendimore do tu denonte me maksimumin
    dhe te gjitha veprat e artit do ju sekuestronin. Vlera e ketyre veprave eshte nje shume e pallogaritshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje