“Vizita e Papa Franceskut në Shqipëri është një inkurajim dhe shpërblim për të gjithë vuajtjet dhe martirizimin e kombit tonë dhe në veçanti të klerit katolik gjatë përndjekjes dhe ndalimit të fesë në periudhën e errët të regjimit komunist”.
Kështu shprehet përmes një letre drejtuar Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit Tiranë – Durrës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
Në vijim ai thekson se “Papa Françesku do të ketë rastin të shohë një shoqëri të lirë, dhe të takojë qytetarë e besimtarë shpirtërisht të pasur e të përkushtuar, fakt që kam kënaqësinë ta shoh shpesh edhe unë në takimet e mia dhe që pata ndjesinë e këndshme ta prekja nga afër pak ditë më parë në Kishën e Shna-Ndout në Laç”.
“Po ju drejtohem me këtë letër, pasi e konsideroj të jashtëzakonshëm lajmin se Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë më 21 shtator të këtij viti. Dua t’ju përgëzoj për punën e madhe që keni bërë, duke e kurorëzuar me sukses kërkesën tuaj, që Papa Françesku të vijë në vendin tonë. Jam gjithashtu i prekur nga fakti se Papa Françesku ju drejtua në fjalën e tij Tiranës, kryeqytetit tonë dhe kam nderin që në emër të gjithë bashkëqytetarëve ti uroj mirëseardhjen. Vizita e tij e shumëpritur do t’i shërbejë kryeqytetit, vendit dhe kombit tonë në pasurimin shpirtëror dhe në përpjekjen për zhvillim, prosperitet dhe bashkim me familjen e madhe europiane”, shprehet Basha në letrën e tij.
pa lidhje fare ky
Po normal qe Papa nuk mund te vinte kur ishte qoftlargu ne pushtet. E falenderojme Papen qe me viziten e tij do te behet deshmitar i faktik qe Shqiperia i perket Europes, pavaresisht se ne 50 vite komunizem dhe 23 vite tranzicion u be c’eshte e mundur qe ta largonin nga Europa
Lulo mos e qeth per vuajtjet e te tjereve, shiko te tuat e vella se te kemi si ujet e paket i duhesh pd-s si numeror topi,por mos harro se do te sakrifikojne shume shpejt dhe as ne hollande skane per te pranuar.
Po sikur ishe mire nga trute!? Ç’pate!? Te paska ba keq vizita tek kisha e Lacit.
E ke pa Gjinin e Portokallise? Edhe hajdutet e Lazios, ne kishe te Lacit shkojne para se te vjedhin, qe t’u eci mbare.