Vizita e Papa Françeskut/ Nishani: Do e presim siç i takon, bukë, kripë e zemër

16 Qershor 2014, 12:21Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook i ka uruar  mirëseardhjen Papa Françeskut, duke u shprehur se “do të presim sic e meriton një mysafir të lartë si Ju, me dashuri dhe respekt, përunjësi dhe nderim”.

“Ne shqiptarët jemi mikpritës të mëdhenj. Për ne Mikpritja ka qënë historikisht dhe është ende sot, jo thjesht rutinë, mënyrë jetese, zakon, por edhe shumë më tepër, zakon i kodifikuar, sjellje e kanonizuar. Hera e dytë që një Papë do preki truallin tonë, është një fat dhe një privilegj i madh për ne shqiptarët. Shqipëria jonë është nga të paktat vende që e ka këtë fat, këtë privilegj e meriton”, shprehet Nishani

“Vizitën Tuaj, do ta çmojmë shumë,” vijon komentin Presidenti Nishani, duke shtuar “mes tjerash për të kujtuar dhe mos harruar kurrë aksidentin tragjik religjioz të një të kaluare jo të largët prej së cilës po ndahemi me vështirësi të mëdha, me vende kulti të shkatërruara, Priftërinj dhe Hoxhallarë të burgosur e pushtatuar”.

“Papa Françesku, ne shqiptarët, shembull i bashkëjetesës shekullore të komuniteteve kristiane me ato muslimane, të falenderojmë për këtë nder të lartë që po na bën, vizitën në shtator”, shkruan Kreu i Shtetit.

“Mezi ju presim. Pas vizitës Tuaj, do jemi pak më të mirë, më të qetë, më të butë, më të arsyeshëm. Mirë se të vini! Buk’ e Kryp’ e Zemër”.

Papa Françesku do ta vizitojë Shqipërinë më 21 shtator.

Ati i Shenjtë dha lajmin në lutjen e së dielës në Sheshin “Shën Pjetër: në Vatikan, më pas kjo u bë e ditur në sinkron nga Kryeministri Shqiptar, Edi Rama dhe Nunci Apostolik në Shqipëri.

21 komente në “Vizita e Papa Françeskut/ Nishani: Do e presim siç i takon, bukë, kripë e zemër”

  1. joticoles says:

    Po të ketë dhe ndo1 kokërr qepë sdo jetë keq…

    1. Endri Stoia says:

      qepet e njoma i ka marr Piktori Deshtak se ka ndermend ti perdori si penela pikturimi… meqe qepet e njoma kane ato mustaqet… ?

  2. tahipi says:

    Dhe nje teke raki-kocimare,,si e do zakoni,,dhe themi ne skemi President,,i varni nje varg me hurdhra mos ta hans syshe..po spatet hurdhra i varni dicka tjeter,,boll te funksionoj.

    1. Tarrasi says:

      Ndonje “koqe kandari” thua ti?

      1. Wendy-B says:

        Hahaha ose zile kembore Tarrasi.

    2. Mira says:

      Mirë se të vijë Papa,të ndaloj në Maminas bujrum për një tavë balte ose pilaf me pulë të freskët…!!

  3. biku says:

    ky ngeki Koqe fare, i ka ngel ora para 90 kujton se jemi vendi qe nuk ka buke por vetem zemer.

    Mgjs nuk ka faj sic na e la Saliu vendin dhe buka eshte e tepert…

  4. I nderuari Pape,le te urdheroi dhe ne na takon ta presim ashtu si di SHQIPTARI te pres MIKUN. Edhe Papa VOitila erdhi ne SHQIPERI,puthi token shqipetare, u prit si e ka zakon Shqiptari,ashtu si thot edhe i nderuari perfaqesues i SALIUT ne presidenc,Bujar NISHANI,ME BUKE KRIP E ZEMER. Po c’fare mesoi Saliu ,ish-presidenti,nga fjalet e urta te PAPES ? Mesoi si te hartoi nje kushtetute qe e shpallte mbret,mesoi si te sakatonte e te shpartallonte sistemin zgjedhor,mesoi si te shkelte mbi gjakun e mijera deshmoreve te rene per lirine e ketij vendi,e mbi te gjitha mesoi se si grabitet si i dergohet ushtria ,ne fakt rrebelet ,se ushtria nuk e degjoi,per te vrare e helmuar popullin e tij,mesoi se si populli vritej midis vedi,e SALIU krihej per t;u zgjedhur president,mesoi se populli le te protestoi sa te doi ,por Saliu ,nuk PYETI AS PER ZOT,as per pape ,vetem per pushtet e pasurim te familjes duke vrare 29 njerez e femije, qe luanin me lodrat e tyre ne shtepine e tyre ,bga e famshmja fabirke e thurur me llamarina ku derjtonte apo vrojtonte baxhanaku sipa urdherit te te birit,Shkelzen,qe kishte ne kulminenshtruar me forcen e BABAIT,te gjithe ministrine e mbrojtjes ,e kulmin e arriti ,duke harruar fjalet e Papes ,te cilat i quajti Historike,po qe u harruan me largimin e PAPES .” MESOI” aq shume sa shtriu per toke 4 qytetar te pa fajshem ,gjaku i te cileve skuqi bulevardin. Mirese vjen i nderuari Pap,por ishalla mos ndodhte ,ashty si ndoshi pas ikjes se Vojtiles,jo nga Qeveria RAMA ,POR NGA OPOZITA Sali.

  5. vemendje says:

    President mos fol ne menyre te pamvarur,pyet njehere shefin e madh tendin,mbase ai kerkon ti shtoje dhe nje poc dhalle.

  6. O NJERI says:

    Po fjalor te pasur qe ka Presidenti…… shume i kohes ….

  7. Billy says:

    Ç’a buke e krypë e zëmër, thua. Bëni kurban!Po nuk therët dashin qe i ka prire kopesë, do t’ju them doç i doçave.
    Dhe dashi qe i ka prire kopese, është Sali Berisha.
    Ç’keni more, që nuk flisni? Ju vjen keq per dashin…!!!???

  8. papes i urojme rruge te mbare per ne shqiperi,ku kjo efundit ka nevoje
    urgjente per nje bekim,pas gjithe atyre klerikeve qe erdhen ne shqiperi me rastin e benedicionit te cilet lane shije te hidhur shqiperi.
    por shprehja e pesidentit tone buke,kripe,zemer.
    po,po buke kripe e zemer, por kush i ka keto virtu populli apo ju politikanet??? ju president dhe politika ne pergjithsi jane bere milionere, per mos me thene miliardere.
    atehere kush do ta prese me kripe dhe buke populli se atyre i ka ngelur buka me kripe. ndersa per zemer mos e pyet sesa zemer mire jane politikanet tane kompreso edhe presidentin ku per interesat e tyre te japin B…, dhe jo zemren…

  9. Feldmarschall Imam Ballajdia says:

    Kapterr Nishanlliu ! Gatiiiitu !

    sb

  10. fshatari says:

    buke kripe dhe servile .

  11. vlonjati says:

    Foli zedhenesi i Saliut

  12. mono says:

    Pas fteses per Bartolomeun kreun boteror te ortodokseve dhe Papen kreun boteror te katolikeve, nga burime prane Presidences mendohet se do kete edhe nje ftese per Baba Mondin, kreun boteror te bektashinjve qe te vizitoje republiken tone.

  13. Toni says:

    Lere buken dhe krypen o jari dhe na skuq ca zemra dhe ndonje melcicke se na ka lodhi shume rruga

  14. marku says:

    O Zot,

    ky eshte krye budalla. cna ka gjetur me kete medioker

  15. BARDI says:

    NISHAN PAPEN E PRET POPULLI .TI NISHAN MERRU ME FALJEN E KRIMINELVE AJO TE SHKON PER PER MENDJEN QE KE.NXIRRE NGA BURGU KRIMINELET PO PAPEN E PRET POPULLI SI MYSLIMANI DHE QE E I KRISHTERIMI.NDERIMIN PER MIQTE DHEE NDERSHMIT KY POPULL E KA NE GJAK.POR PER ATA QE MENDJEN E KANE SI TE NDIHMOJNE VJEDHESIT DHE KRIMINELET AI STE HARRON DHE TURPIN E MBANE MENDE NE SHEKUJ.NUK ME VJENE KEQ PER TY POR PER FMIJET E TU QE DO QUHEN QE JANE PJELLE E NJE PRESIDENTI QE SPATI PIKEN E RESPEKTIT PER POPULLIN E TIJ DHE QE U BE VEGEL E 2B.
    BARDI

  16. -Kaq do jete menyja..,po pyeteni master shefin Alfion e pare,mos sajon ndonje gje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje