Prestigjiozja "Washington Post", shkrim për ndërhyrjen e policisë në Lazarat

16 Qershor 2014, 19:19Politika TEMA

Aksioni i policisë në Lazarat ka zënë vend në gazeten prestigjioze “Washington Post”.

Ajo shkruan se gjatë aksionit të policisë në fshatin e marijuanës, në Lazarat të Shqipërisë, bandat vendase kanë sulmuar trupën e policisë me granat-hedhëse, mortaja dhe mitralozë.

Washington Post thekson se nuk është raportuar për të lënduar gjatë sulmit në fshatin në jug të Shqipërisë ku mendohet se prodhohet kanabis me vlere 4.5 miliard euro në vit.

“Rreth 500 policë me armatim të lehtë, përfshirë dhe oficerë të forcave speciale e rrethuan fshatin brenda natës, pas të shtënave në këtë fshat gjatë fundjavës, nga të cilat u plagos një fshatar i Lazaratit”, shkruan “Washington Post”.

“Policia shqiptare do të vazhdojë aksionet kundër prodhuesve të drogës në këtë fshat për ta çliruar Lazaratin nga bandat kriminale që veprojnë atje”, nënvizon “Washington Post”.

Gazeta citon minstrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u bëri thirrje personave të armatosur të çarmatosen dhe të dorëzohen.

Ndërkohë Agjencia ANSA kujton, se avioni i Guardia di Financës italiane, një stukturë që për të tretin vit me rradhë ndërtoi një hartë me plantacionet e marijuanës në Shqipëri, e ndihmoi ndërhyrjen e policisë shqiptare në këtë fshat.

 

7 komente në “Prestigjiozja “Washington Post”, shkrim për ndërhyrjen e policisë në Lazarat”

  1. A says:

    Thuhet qe fillimi eshte gjysma e punes. Pra nderhyrja ne Lazarat eshte fillimi i punes kunder mafies se droges, sepse ketu eshte baza e piramides ose e kupoles, qe te shkosh ne majen e piramides ose kupoles ka nje organogram. Pra duhet bere puna deri ne fund dhe besoj qe koka e kesaj strukture kriminale per momentin eshte Sali Berisha.

    1. Be-X says:

      nuk eshte Sali Berisha por, Saleh Rrahmon Brisha!

  2. Treviso says:

    Bashkpunimi ben fuqine.
    Bravo policia.

  3. leo england says:

    BRAVO POLICIA DHE QEVERIA. LIGJI DHE VETEM LIGJI. PUNE TE MBARE NE TE MIRE TE SHQIPERISE.

  4. Italia says:

    O po dy dite lufte, sa mire qe nuk u plagos njeri. Po ndonje a arrestuan apo mblodhen vetem thaset e marjuanes?

  5. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Do te doja qe te mos kishte viktima te dy-aneshme ,por qe kjo beteje eshte e humbur per LAZOT sa per ate se kane bere PARA te papare ((( bravo u qofte qe e shfrytezuan politiken ))),por ky eshte nje shembull i keq per te tjeret .
    Shteti do hyje ne LAZARAT dhe do ta vendos ligjin ,se vetem me
    UJIN
    ZJARRIN dhe
    SHTETIN sado i dobet qe te jete ,nuk ka shaka .

  6. Kosovar says:

    Shqiperia eshte ne krize te thelle edhe me 4,5 miliarde euro sa ka gjeneruar Lazarati ne vite dhe prej nga dhe si do ta mbuloje shqiperia mungesen e ketyre 4,5 miliarde euro qe kan hyre nga lazarati ne ekonomin shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje