Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ka drejtuar një apel drejtësisë shqiptare që të bëjë punën e saj, pasi është hallka më e rëndësishme .
Në një workshop të organizuar mbi trafikimin e qenieve njerëzore, diplomati amerikan ka vlerësuar disa nga nismat e Qeverisë të ndërmarra në këtë drejtim, por i ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të bëjnë punën e tyre në dënimin e trafikantëve.
Deklarata e Arvizu vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama hodhi akuza të ashpra në drejtim të sistemit të drejtësisë, duke u shprehur se të korruptuarit duhe të shporren nga ky sistem.
Madje Rama e cilësoi Lazaratin e vërtetë në këtë sistem, kur tha se persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët mezi arrestohen nga policia, lirohen nga sistemi i drejtësisë.
“Do të doja të përgëzoja disa prej nismave të ndërmarra nga qeveria. Diçka të rëndësishme, që qeveria ka bërë, ka rritur numrin e personelit të policëve dhe prokurorëve që merren me këtë çështje. Por duhen hetime të thelluara dhe dënime për trafikimet e qenieve njerëzore. Arrestimet duhet të përkthehen në dënime. Qeveria duhet të bëjë punën e saj, por edhe prokurorët e gjykatat”, u shpreh ambasadori i SHBA- ve në Tiranë.
Sipas tij, një rol vendimtar në këtë drejtim ka edhe shoqëria civile, e cila sipas ambasadorit Arvizu ka mbështetjen e SHBA-ve.
Zv.Kryeministri Niko Peleshi, i pranishëm në këtë workshop, shprehu vendosmërinë e Qeverisë për të çuar përpara luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, por apeloi për më shumë sensibilizim dhe masa parandaluese që duhen ndërmarrë. Duke e ndalur vëmendjen tek sistemi i drejtësisë, Peleshi tha se janë liruar nga burgu shumë persona që meritonin të mbeteshin prapa hekurave, dhe se kjo gjë nuk mund të tolerohet më.
“Vendimet e pajustifikueshme, nuk mund të tolerohen, duhet reformimi i sistemit të drejtësisë për ta kthyer në shërbim të shteti. Sfida jonë është të garantojmë sigurinë e qytetarëve”, tha Peleshi .
Në fjalën e tij, zv/kryeministri Peleshi tha se “nëse në vitin 2013 Departamenti Amerikan i Shtetit e përfshiu Shqipërinë në listën e e vendeve në vëzhgim dhe për shkak të luftës së pamjaftueshme kundër trafikut të përsonave, sot jemi në një situatë kur puna e qeverisë në këtë drejtim është vlerësuar në raportin e e Komisionit Europian, ne shpresojmë që do të marrim besim pozitiv nga raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, që do të ishte një shenjë inkurajuese për punën shumë të mirë ,por ende të pamjaftueshme që policia e qeveria po kryen”.
“Besoj se ky do të ishte një vlerësim i drejtë për hapat që kemi marrë në këto tetë muaj kur për herë të parë është elokuar një buxhet për viktimat e trafikut, ku koordinimi i strukturave të policisë dhe prokurorisë është përmirësuar ndjeshëm, kur është ngritur me ndihmën e PAMEKA-s një strukturë e posaçme kundër trafikut të personave dhe është rritur ndjeshëm bashkëpunimi ndërkombëtar përmes protokollove të përbashkëta dhe ç’ është më e rëndëishshmja është rritur angazhimi, profesionalizmi dhe serioziteti i Policisë së Shtetit në goditjen e këtij fenomeni apo gjithë formave të tjera të krimit të organizuar”, nënvizoi Peleshi.
Vetë ky workshop, vijoi Peleshi, por edhe linja telefonike antitrafik dhe vetë aplikacioni Raporto/Shpëto për të denoncuar rastet e trafikimit që u raportua dje, tre njësitë lëvizëse për Tiranën , Elbasanin dhe Vlorën që i shtohen përpjekjes sonë kundër trafikut të personave një element kaq të nevojshëm e që ka filluar të japë rezultate konkrete janë në fakt disa nga kontributet e SHBA-së drejt rritjes së aftësive tona për të çuar përpara këtë luftë për të cilën i jemi mirënjohës.
Duke shprehur mirëseardhjen për pjesëmarrësit në këtë workshop nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Italia, Peleshi tha se “prania juaj në këtë aktivitet është treguesi më i qartë i një të vërtetë që e dimë të gjithë ne që krimi i organizuar dhe trafiqet nuk njohin kufij dhe bashkëpunimi sa me i ngushtë mes vendeve tona është nëj domodsoshmëri , nëse duam të fitojmë luftën kundër këtyre aktiviteve kriminale, që i ka shijuar e jo pak kushtuar vendeve tona”.
Zv/kryeministri Peleshi falenderoi ambasadorin Arvizu dhe përmes tij prezencën e SHBA-së në Shqipëri jo vetëm për organizimin e këtij workshopi, por edhe për gjithë mbështetjen e paçmueshme që i ka dhënë Shqipërisë në vite duke na ndihmuar në luftën kundër trafikimit të personave, një fenomen që përbën shfaqjen më të shëmtuar të aktivitetit të krimit të organizuar në Shqipëri në rajon, por edhe në mbarë botën.
Po ti ca mutin don qe fut hunt gjithkund,normal je i zoti shpis,ambasadorit tone atje ne vend tand as nuk e njef kush lene ma me e pyt.Zhduku na je ba si koler neper tv nge 100 her ne dit.