Zbulohet arsyeja pse Uruguaji ishte aq dobët...

17 Qershor 2014, 18:09Lifestyle TEMA

Zyrtarët brazilianë thonë se i kanë konfiskuar ekipit të Uruguajit rreth 39 kilogramë krem karamel.

Kremi u sekuestrua kur ekipi mbërriti në Brazil për Kupën e Botës.

Sipas BBC, ky lloj kremi, që quhet “dulce de leche”, është jashtëzakonisht popullor në Uruguaj.

Por autoritetet në Brazil thonë se kremi ka edhe qumësht si përbërës, ndaj duhen dokumente shoqërues për të.

Disa nga tifozët kanë nisur të gjejnë justifikimin për humbjen e Uruguajit me Kosta Rikën tek mungesa e “dulce de leche”.

Një zyrtar brazilian tha se ata mund ta marrin kremin nëse sjellin dokumentacionin.

Uruguaji luan të enjten kundër Anglisë.

3 komente në “Zbulohet arsyeja pse Uruguaji ishte aq dobët…”

  1. R says:

    Cfare budallaleku !!!!

  2. zamo says:

    Ku i gjeni kto shkrime pa pik kuptimi gazetar adoleshent.

  3. i revoltuar says:

    hahahah sa e forte, po perse ua paskan konfiskuar krem karamelin ata te Brazilit?
    http://goo.gl/jTXWb1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje