Një ish- doktor i Formula 1 ka kritikuar lajmërimin se Michael Schumacher ka dalë nga koma, duke paralajmëruar se 45- vjeçari nuk ka gjasa që të rehabilitohet plotësisht.
Gary Hartstein, që ka qenë edhe më parë kritik me mënyrën se si është trajtuar në publik nga stafi i tij gjendja shëndetësore e kampionit gjerman, tha se këto pretendime triumfaliste nuk janë lajm i ri.
Ai tha se kjo është një deklaratë cinike.
“Na kanë thënë diçka që e dimë të gjithë dhe pak a shumë po na thonë të mos presim më përditësime në këtë drejtim.
Kjo të lë një shije të hidhur në gojë,” tha Hartstein.
Edhe mjeku gjerman, Martin Grond tha se nuk po thuhet asnjë fjalë për funksionet e trurit të tij.
Schumacher ka dalë nga spitali në Grenoble dhe është vendosur në një klinikë rehabilitimi në Zvicër.
Ai thuhet se reagon ndaj zërave, sidomos ndaj zërit të gruas, Corinna.
Bild shkruan se Schumacher nuk mund të flasë, por mund të marrë frymë për periudhë të shkurtra pa asistencë mjekësore.
gjynah I shkreti: http://goo.gl/RFYINr
Ik o debil revoltohu me presorin…