Statusi/ Irlanda mbështet Shqipërinë

18 Qershor 2014, 10:41Politika TEMA

Ministria e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti të mërkurën në një takim  delegacionin e Komitetit për çështje të Bashkimit Evropian të Parlamentit irlandez, i kryesuar nga Dominic Hannigan.

Ministrja Gjosha, pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve,   i shprehu delegacionit falënderime për mbështetjen e vazhdueshme që i është dhënë Shqipërisë nga ky shtet. Ministrja  informoi delegacionin mbi punën e bërë deri tani nga qeveria në lidhje me 5 prioritetet e lëna nga BE. Kreu i delegacionit irlandez, Hannigan, u shpreh se Irlanda mbështet politikën e zgjerimit të  Bashkimit Evropian.“Ne mbështesim kandidimin e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian, zgjerimin e BE-së, si mundësia  më e mirë për zhvillimin social dhe ekonomik të vendeve të Evropës. Irlanda ka firmosur deklaratën duke  bërë publik qëndrimin e saj për Shqipërinë”, tha Hannigan.

Hannigan, u interesua për mbështetjen e publikut shqiptar ndaj proçesit të integrimit,  duke nënvizuar se është  me shumë rëndësi njohja e përgjegjësive, përfitimeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga ky proçes.

Ministrja e Integrimit Evropian, Gjosha, i bëri me dije delegacionit irlandez se prej muajsh ka nisur një fushatë informuese tek të rinjtë e cila do të vijojë në të gjithë vendin.

Po ashtu, Gjosha duke u ndalur tek progres-raporti i publikuar nga Komisioni Evropian, theksoi se  rekomandimi është i qartë dhe nuk lë vend për interpretime në raport me Shqipërinë. “Marrja e një vendimi pozitiv nga vendet anëtare, do të ishte një sinjal mjaft pozitiv për qeverinë dhe për popullin shqiptar, që të vazhdojë në rrugën e reformave. Ne duam të mbajmë lart besimin që qytetarët tanë kanë tek projekti evropian, i cili është modeli më i mirë i civilizimit. Jemi të vetëdijshëm  që kemi shumë punë për të bërë, por një pjesë e problemeve të vendit tonë, janë të njëjta edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian”, u shpreh Gjosha.

 

4 komente në “Statusi/ Irlanda mbështet Shqipërinë”

  1. Muca says:

    Bravo.. Ja c ndodh kur shteti tregon se eshte ne krye te puneve ?

    1. Doli says:

      Pune e mire.. Ju lumte per vendosmerine

      1. eleni says:

        Punet e mire dhe vendosmeria kunder narkotrafikut dhe korrupsionit mbjell besim tek nderkombetaret

  2. Wendy-B says:

    Edhe Irlanda eshte me ne :-).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje