Mëngjesin e djeshëm një polici private ka bllokuar bar- kafe “Rovena” në kryeqytet, që është në pronësi të këngëtares Rovena Dilo.
Ata kanë tentuar ta mbyllin lokalin dhe të mos lejojnë këngëtaren e stafin e saj të futen në brendësi të tij.
Forcat e rendit, me kërkesë të këngëtares, kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë larguar policinë private.
Në një intervistë për “Summer Pages”, Rovena është shprehur se përgjegjës për këtë situatë janë dy përfaqësues të forcave politike kryesore në vend, deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi dhe ish- deputeti i Partisë Demokratike, Çim Babasi.
Këngëtarja ka falënderuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka dërguar Policinë e Shtetit që të ndërhyjë në favorin e saj.
Ajo shprehet se shkak për situatën është bërë një konflikt pronësie, por nuk jep detaje më të hollësishme.
Do te dali se kush ka te drejte….
Sigurisht qe Tom Doshi prej Shkodre e Cim Babasi prej Kruje duhet te kene te drejte ne Tirane!
Tom doshi eshte prej katundeve te shkodres e jo shkodran, dhe po vesh re ne politike ,bisnes,etj ti shohesh prejardhjen jane shumica katundare ,maloke ,fshatare,gjysem opingash etj,etj,kjo eshte klasa e re qe u formua pas 90,do te duhen edhe 100 vjet te tjera qe ketij vendi ti filloje ti vije era QYTETARI
Aman,jepini te drejte,vetem na e hiqni ate foton e saj,ta shpif.
ste fal cimi jo
jane xheloz ,prandaj kane vepruar keshtu,suksese dhe te fala nga USA,nesti nga Vlora,shoku i Benit
Nesti Kashta je ti more djale?
Rovena Dilo eshte nje ikone e muzikes se lehte. Eshte nje model i artistes shqiptare qe rrezaton paqe, mirkuptim dhe dashuri per artdashesit. Mesazhet qe percjell kjo kengetare tek populli i thjeshte kane shume me teper vlera se sa disa “ligj-beres”.
Prandaj ne se ekziston ndonje problem ligjor qe duhet zgjidhur ndermjet paleve ne konflikt pronesie, duhet zgjidhur ne rruge ligjore dhe jo me focen e “te fortit”.
kjo vlen edhe per Aleksander Lalon, dhe Bujar Qamilin
Ja me keto do futet ne europe edi dhe sala.
Edhe ti paske hap lokal mi Rovena: http://goo.gl/FYtEYu
Rovena Dilo, ka disa vite qe menaxhon nje prone te trasheguar nga e ema, qe ndodhet ne zonen e bllokut ne Tirane.
Kurse Tom Doshi dhe Cim Babasi nuk kemi ndigjuar qe te kene prone te trasheguar ne zonen e bllokut ne Tirane.
Tom Doshi nuk eshte qytetar nga qyteti i Shkodres, por eshte katundar, fshatar ose malok nga rrethi i Shkodres. Prandaj nuk perfaqeson asgje nga qyteti i Shkodres. Kurse Cim Babasi eshte nga rrethinat e Krujes.
Pronar i nje dickaje behesh kur ke te trasheguar, te blere, te falur dhe kur nuk i ke te gjitha keto te dhena at’here mund ta marrish dicka me qera ne qoftese ta japin. Keto jane rregullat e “lojes” dhe te ligjit.
Perndryshe je i jashteligjshem.
Sa per policine private, ky eshte nje gabim i madh qe ka bere politika, pushtetaret dhe Kuvendi i Shqiperise qe me ligje ka krijuar nje polici private per ruatjen e objekteve private. Sepse fare mire mund te kishte nje polici shteti te sektorit te ruajtjes se objekteve private, ne rast se subjektet private kerkonin dicka te tille.
Ja cfare ben policia private, me kerkesen disa larove dhe balove qe konsiderojne vehten te “forte” perdorin nje polici private per qellimet e tyre “te errta” ne pronen private te nje shtetasi shqiptar.
Prandaj e aprovoj veprimin e policise se shtetit.
Si perfundim nuk duhet te kete forca te armatosura private, si polici private, permbarim privat dhe cdo lloji forme tjeter sepse keto mund te perdoren nga element te papergjegjshem dhe te paskrupullt per te arritur qellime qe nuk jane te zbatuara ne ligj dhe ne drejtesi.
Prona eshte shitur. I perket te 2personave te akuzuar nga kengetarja.
pronen rovena ja ka zaptuar dajos se saj para 18vitesh.
keshtuqe qetesohu dhe prano qe ka njerez qe punojnr dhe fitojn.
Doshi e nisi me grabitjet ne veri, pastaj bandat ne Durres e se fundmi ska te ngopur dhe me shume prona ne Tirane. Lokali I Rovenes thjesht nje pre e rradhes por tashme jo vetem me dhune por dhe “mbeshtetje” zyrtare e juridike. ZOTI e ruajt tahirin qe ja paska prere rrugen dhe kengetares qe I paska rene lapsi…