Dhuna mbi gazetarët në Lazarat/ Paloka: Ne e dënuam sulmin, Rama dhunues sistematik i medias

17 Qershor 2014, 19:47Politika TEMA

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka përmes një deklarate në emër të deputetëve demokratë akuzoi Kryeministrin Edi Rama se është dhunues sistematik i medias, ndërsa shtoi se PD e ka dënuar sulmin ndaj grupit të gazetarëve të A1 Report në Lazarat.

“Rama ka deklaruar se PD nuk ka reaguar për sulmin ndaj  gazetarëve në Lazarat. Ne kemi dënuar në çdo rast dhe në çdo rrethanë sulmet ndaj gazetarëve. Ai që jo vetëm nuk u ka dalë ndonjëherë në mbrojtje, por perkundrazi ka qënë nxitës apo dhe agresor direkt i gazetarëve, është Edi Rama. Kujtoj që gazetari Telnis Skuqi, i cili ishte ndër gazetarët e guximshëm që denoncoi narkotrafikun nëpërmjet strukturave shtetërore, jo vetëm nuk u mbrojt kur u kërcënua nga narkotrafikantët, por ai u sulmua në Parlament nga deputetët, sharës të paguar të Ramës. Denoncimet e tij në Komisionin e Mediave jo vetëm nuk u dëgjuan nga deputetët socialistë që bojkotuan qëllimisht komisionin, por me urdhër të Ramës u fshinë ato denoncime dhe nga procesverbalet zyrtare në komision”, theksoi Paloka.

Në vijim ai theksoi se “marrëdhëniet e Ramës me mediat në kohë të ndryshme janë mëse të njohura nga gazetarët”.

“Ai është dhunuesi më i madh i mediave në Shqipëri por unë po kujtoj vetëm dy raste të tjera të ditëve të fundit; sulmin prej shoqëruesve të Ramës ndaj gazetarit të njohur Frrok Çupi dhe “luftën me pjata e pirunj” të vetë kryeministrit tonë me gazetarin tjetër shumë të njohur, ish-mik i Ramës, Adi Krasta. Të dy të sulmuar sepse kanë guxuar ti thonë Ramës disa të vërteta… Ky është Rama, “mbrojtësi ” i mediave të lira për të cilin të gjithë gazetarët që nuk janë të shitur tek ai, janë armiq”, thuhet në deklaratën për mediat të Grupit Parlamentar të PD-së.

18 komente në “Dhuna mbi gazetarët në Lazarat/ Paloka: Ne e dënuam sulmin, Rama dhunues sistematik i medias”

  1. TT says:

    kur e denove thulmin o palok? the ai thoku yt muli noka e quajti operathion bandhitethk.

    1. robert says:

      Po thulmin me arme ndaj policithe pthe nuk e denon o Paloqe?

      1. okce moj cike... says:

        O Paloke! Po hyre njehere ne teme o thuthuq i
        cerdhes se berishistanit,pasi vazhdimisht vetem
        ne nje vrime i bje!Ne fakt eshte Rakija ajo qe ti ka
        hallakatur ato pak Tru te mbetura.Nuk e besoj se mund ta kuptosh qe rri ne PD.-ne e Salivicit si Miza ne prapanicen e Kalit
        Dhe ky qendrim te ka cvleresuar se tepermi.Megjitheate,Qeni leh atje ku Ha!Dhe ti je nga me te “Privilegjuarit”pasi ha me shume
        se kushdo.Mua nuk me mbetet gje tjeter vecse te them”:
        “Te befte mire!”….

    2. tini says:

      hahahahahaha good 1

    3. Nik says:

      Shko more qelbesire, thuthuq i qelbur, ju nuk dini se cfare te thoni. Juve vetem jo, jo, jo jo dini te thoni. Mendoni se me keto idiotizma do te beni njerezit per vete. Kjo qe beni ju eshte maskarallek dhe jo opozitarizem. Thirrini mendjes more gangstera, qe keni fituar vendet ne Kuvend me drogen e Lazaratit.

  2. Rroku says:

    Frok cupi dhe adi krasta, njelloj sharlatane…….. Sa eshte pagesa kete rradhe????!!!!

  3. Call of Duty says:

    100% me Policinë e Shtetit.

  4. Drenicak says:

    Qyrr po ju humb konttolli mbi Lazaratin po ju humbi privilegjet e drogesdhe te krimit.
    Koqet i lumshin Sajmir Tahirit.

  5. shoku kopi says:

    po me po ti !! ju sdini ca thuni seriozisht !!! edi rama me saimirin po bojn nje super pune !! po ju skeni cthoni se jeni vet te lyer me pislliqe e sju vjen mire kur shifni qe lazarati do bohet i teri i paster dhe jo me parcela me droge

  6. Kur do te dalin burrerisht e te flasin si burrat !
    Kur do te flasin per temen qe behet fjale ndonjihere ?
    Njeri gozhdes e tjetri patkoit ….

  7. nastradini says:

    po mos flisnit fare do ishte me mire.e keni dhjere fare opoziten me keto deklarata

  8. VETERANI says:

    QE NUK E DINIM SE C’ISHTE OPOZITA NE PARLAMENT, NUK E DINIM, PO EDHE ME KETELLOI OPOZITE QE PO SHIKOJME,ME MIRE QE NUK E DINIM,PASI TE PAKTEN KISHIM FJALORIN TE PASTER……

  9. zhozi says:

    turp te kini. keni fytyre e dilni dhe ne medja. ju ka humbur vula nga aksioni kunder droges. ku e keni aleancen o horra.

  10. fllad says:

    Moth e ngathmoni te thkretin the nga halli e ka dhe nuk di the thfare te thote.

  11. england says:

    Fatos Mahmutaj ishte nje gazetar qe hongri plumbin ne 21 janar!ky eshte rasti qe ju krenoheni o pijanec me patente.

  12. njeri_normal says:

    Popull driteshkurter qe cdo gje e sheh me inat te verber. Sa shpejt e shitet Krasten vetem sepse po e perdor PD-a e qelbur ngjarjen me Ramen. Ku eshte kryeministri pse nuk po tregon versionin e vet te historise me Krasten. Edhe dele edhe inatcore. Na lodhet me kete mllef!
    pyesni or vellezer mos e hani sapunin per djath

  13. henri says:

    Cfare lesh politikanesh idiote jeni more te mjere. Pse nuk koordinoni se cfare thoni, APO njeri i bien gozhdes dhe tjetri patkoit. Ti thua se “ne e denuam sulmin”, ndersa shefi yt, bukuroshi Basha, thote se ” sulmi u be sepse neve beme presjon”.
    A jeni gomere APO politikane dhe te mendosh se keni rroga deputeti me mbi nje mije Euro. Po qesh bota me ju more te mjere qe ju terheq per hunde nja plak i çmendur. Bota po tregon barcaleta per ju more te fandaksur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje