Operacioni i policisë në Lazarat/ Vasili: E mbështesin ndërkombëtarët dhe gjithë shqiptarët

17 Qershor 2014, 16:40Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet fuqimisht aksionin e Policisë së Shtetit në Lazarat.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se ky aksion ka mbështetjen e të gjithë ndërkombëtarëve por edhe të gjithë shqiptarëve. Ai bëri edhe një thirrje për të gjitha forcat politike pa asnjë ndasi që të mbështesin këtë operacion.

“Ky aksion ka mbështetjen e ndërkombëtarëve por edhe të gjithë shqiptarëve, policia është ajo që i shërben atyre dhe nuk privilegjon askënd. Policia është ajo që përballet dhëmbë për dhëmbë me krimin. Ndaj jemi në mbështetje të policisë dhe sakrificës njerëzore të saj dhe këtë herë jo vetëm ne por e tërë politika shqiptare pa asnjë ndasi duhet të jetë e rreshtuar në krah të Policisë së Shteti e cila në këtë rast është instrumenti kryesor”, tha Vasili.

Ai tha se është në mbështetje të policisë që banorët e Lazaratit të bashkëpunojnë me policinë dhe të mbajnë distancë nga elementët kriminalë.

“Bashkohemi dhe mbështesim thirrjen e Policisë së Shtetit që qytetarët e Lazaratit të bashkëpunojnë me policinë dhe të marrin distancë ndaj elementëve kriminalë. Kurorëzimi i këtij askioni duhet të jetë i sukseshsëm i cili padrejtësisht ka përfshirë edhe qytetarë të ndershëm”, u shpreh Vasili.

2 komente në “Operacioni i policisë në Lazarat/ Vasili: E mbështesin ndërkombëtarët dhe gjithë shqiptarët”

  1. Treviso says:

    Nuk kuptoj thirrjet e disa politikaneve te maxhorances, qe i bejne thirrje te gjitha forcave politike qe te mbeshtesin Policine e Shtetit.
    Ju kerkoni me zor qe ta mbeshtesin dhe armiqte e popullit, Policine e SHtetit. Ju po i beni thirrje mafjes qe te mbeshtese Policine e shtetit!

  2. Shume deklarate e paster …te gjithe e mbeshtesin aksionin e policise……pervec antishqiptareve..
    ti thua te gjithe shqiptaret ..mire e thua ,por duhet te thojePERVEC ‘ALEANCES KUNDRA DROGES’!
    Dmth,kjo aleanca na del ‘burrerisht hapur’ …pro droges dhe jo kundra saj…nuk po na e mbushin mendjes
    se jane kundra….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje