Pas përshëndetjes nga komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, operacioni i ndërhyrjes në Lazarat është konsideruar edhe nga Austria si një tjetër sinjal i fortë i vendosmërisë së Shqipërisë për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike.
Shefi i diplomacisë së këtij vendi, që para pak ditësh u bë nismëtar i një letre dërguar homologëve të vetë në BE për të mbështetur statusin e Shqipërisë, e ka bërë këtë konfirmim në Tiranë, kur u pyet nga Top Channel nëse ndërhyrja në Lazarat është një argument i fortë pro Shqipërisë përpara vendimit për statusin.
“Është një tregues i qartë i vendosmërisë së qeverisë shqiptare për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike. Të njëjtën vendosmëri duhet të kemi edhe në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimit të shtetit ligjor. Mendoj se kjo do të jetë një sinjal mjaft i fortë për vendet anëtare. Letra që iu nisëm atyre para pak kohësh ishte konfirmim i punës së Shqipërisë, ministrit tuaj të Jashtëm dhe qeverisë që kanë bërë një punë bindëse dhe shumica e vendeve anëtare mendojnë se Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat”, deklaroi Sebastian Kurz.
Bravo qeverise, bravo policise, mbeshtetjen e te gjithe shqiptareve te ndershem e ke tenden.
Ti je kryeministri qe do ta ndryshoje kete vend, ti je ai qe do e rilindesh shqiperine. Pergezime dhe suksese ne cdo gje tjeter qe do besh.
Po si ne 20 vjet nuk u be nje gje e tille, duket qe ke vullnet dhe vullnet te jashteyakonshem per ta rilindur kete vend dhe jo si plerat e tjere qe kane qene ne pushtet qe vetem e kane nxitur kete fenomen.
Nje bravo per policine e shtetit.Vetem keshtu vendoset rendi dhe njerzit kuptojne forcen e shtetit ligjor.
Te zhduket nje here e mire fryma e ndyre berishiste qe u kultivua per 23 vjet!.
Shumë gezohem per ketë punë qe po bënë Qeveria
Me ne fund ne shqiperi ka ardhur koha te kemi nje shtet qe te bind dhe lufton dorgen bravo Ministerit
Kam dyshimin me te madh qe eshte vetem nje aksion i “zakonshem” policor si ne rastin e kazinove.
Efektet mediatike i pati ne shtypin perendimor, por ka lene nje shije paksa te hidhur.
Dhe kjo jo si pikenisje kritike ndaj policise, por si nje vend qe policia qellohet me kundertank.
“Qellohet me kundertank policia ne “Mbreterine e droges”. Keto ishin titujt e mediave gjermanofolese nga dje.
Nje vend qe deshiron te hyje ne BE qellohet me predha kundertanku!!!
Nje “Mbreteri droge” ne mes te Ballkanit!!!
Pra prapa perdes se luftes kunder droges, psikologjikisht keto tituj linin nje shije te hidhur.
Skenare kolumbiane ne mes te Europes, si ne xhunglat e Amazones.
E pra, ky tumor i paprekur vite e vite me radhe, i perhapur me shpejtesi ne klanet politike duke sponsorizuar parti ne fushata elektorale, tashme po demton edhe duke dhene shpirt.
Nje mirenjohje teper e vecante per ministrin 27 vjecar, konservatorin Sebastian Kurz, ky pasardhes i kontit Berchtold, i cili pa kushte mbeshtet Shqiperine per anetaresim ne EU, por kam frike se kjo do te mbetet vetem nje “aksion sa per te kaluar radhen”.
Refreni i Al-Pazarit me tingellon keto caste ne veshe:
“Keshtu ka qene, eshte dhe do te jete, pazar, pazar, pazar!!!
NQs ky “aksion sa per te kaluar rradhen” eshte karta e Shqiperise per te hyre ne BE, atehere pergezoj “aktoret rilindas”, sidomos ministrin simpatik Tahiri.
Nothing’s fair in love and war…
Ah morre shqiptare te varfer…Vertet mendoni qe po behet gjithhka per Shqiperine? Si mund te jape frute nje peme shterpe qe e ka te keqen tek nje shoqeri ne krize morale?
E gjithe lufta per statusin, behet qe te kalohen fonde nga Bashkimi Europian e te vidhen nga keta ne pushtet dhe ne opozite si dhe nga lypsat e tyre me tesera qe bejne tifozllik te semure edhe ketu.
Nuk ka rilindje nese shoqeria nuk denoncon e del kundra te keqes me cdo forme. E keqja shkulet nga rrenja.