Naço takon homologun gjerman/ Mass: Reformoni drejtësisë, kthejeni në sistemin e vlerave

17 Qershor 2014, 15:58Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ndodhet në një vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, ku po zhvillon disa takime të nivelit të lartë me përfaqësues të qeverisë dhe të sistemit të drejtësisë gjermane.  Ecuria e reformave të nisura në sistemin e drejtësisë dhe impakti i tyre përkundrejt proceseve integruese të vendit, kanë qenë disa nga çështjet kryesore të shtruara për diskutim gjatë takimeve të zhvilluara.

Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve ka qenë në qendër të diskutimit mes Naço dhe ministrit të Drejtësisë së Republikës Federale të Gjermanisë,  Heiko Maas.

Gjatë këtij takimi, Ministri Naço e ka konsideruar partneritetin dhe asistencën gjermane të një rëndësie të madhe, duke vlerësuar se përmbushja e reformave dhe sfidave për integrim përbëjnë një qëllim madhor i cili kërkon shumë përkushtim nga të gjithë aktorët.

Ndërsa ka bërë një ekspoze të hapave të ndërmarra deri më tani nga Ministria e Drejtësisë, Ministri Naço është ndaluar veçanërisht në përpjekjet e bëra nga ana e Qeverisë Shqiptare në drejtim të luftës kundër korrupsionit.Vullnetin e qeverisë shqiptare për ta vijuar me qëndrueshmëri luftën kundër korrupsionit,  ministri Maas e ka cilësuar si mjaft të rëndësishme përsa i përket përmirësimit të imazhit të Shqipërisë ndërkombëtarisht.

“Sistemi i drejtësisë simbolizon sistemin e vlerave të Bashkimit Evropian. Sa më fort të punoni në këtë drejtim aq më pranë BE-së do të jeni”, u shpreh ministri Maas duke theksuar se zbatueshmëria e ligjeve është shumë e rëndësishme për anëtarësimin e vendit tonë.

Në këtë kuadër, kreu i drejtësisë shqiptare u shpreh se marrja e statusit do të thotë më shumë punë dhe më shumë përgjegjshmëri për gjithe klasën politike në tërësi.

Në takimin me Prokurorin e Përgjithshëm të Berlinit,  Ralph Rother Ministri Naço u ndal në nevojën për ekspertizën gjermane ndërsa theksoi se sistemi gjyqësor në Gjermani është një model që duhet ndjekur. Naço ka vlerësuar edhe rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe. “Jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizën tonë për reformat tuaja”,është shprehur Rother, ndërsa ka garantuar krijimin e mundësive për nisjen e një bashkëpunimi në rrafshin e shkëmbimit të eksperiencës dhe trajnimeve në fushat me interes të përbashkët.

Axhenda e ndjekur nga Qeveria Shqiptare mbi reformat në sistemin e drejtësisë është përshëndetur dhe ka marrë mbështetje edhe nga Monika Nöhre, Kryetare e Gjykatës së Lartë të Berlinit. Nöhre është shprehur e hapur për mundësimin e asistencës në drejtimin të zbatimit me sukses të modelit për vlerësimin, transferimin dhe promovimin e gjyqtarëve.

Nga ana e tij, ministri Naço ka mirëpritur idenë e ardhjes së gjyqtarëve dhe ekspertëve gjermanë për trajnimin e gjyqtarëve shqiptarë, duke vënë në dukje dëshirën për të përfituar sa më shumë nga modeli më i mirë i cili përfaqësohet nga sistemi gjerman i drejtësisë.

Ministri Naço, gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, është pritur në një takim edhe nga Sekretari Parlamentar i Drejtësisë,  Christian Lange.  Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve ndërmjet Ministrive të Drejtësisë së të dy vendeve. Bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në përpjekjet e bëra në drejtim të përafrimit të kuadrit ligjor shqiptar me aquis dhe legjislacionin europian.

1 komente në “Naço takon homologun gjerman/ Mass: Reformoni drejtësisë, kthejeni në sistemin e vlerave”

  1. i revoltuar says:

    pune te veshtire ka ky Naco, po sma mbush menjen se ka per te bere ndonje gje: http://goo.gl/cikxTK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje