Kryetari i Partisë Demokratike , Lulzim Basha mori pjesë në kuvendet zgjedhore të PD-së në Tropojë dhe Has.
“Me zgjedhjet në seksione, në bazë të statutit dhe udhëzimit të lëshuar, partia ka përjetuar në themelin e saj përtëritjen dhe qarkullimin e nevojshëm të një numri të madh të zgjedhurish”, tha Basha.
Sipas tij, me votën e tyre anëtarët e PD-së kanë sjellë në krye të seksioneve forca të reja, energji të reja, frymëzime të reja, synime të reja, pa të cilat një parti politike nuk ka jetë, nuk ka të ardhme.
“PD ka vendosur në themel të organizimit të saj, në themel të sistemit të saj të karrierës dhe të promovimit të vlerave, një parim të shenjtë që është vota e lirë e anëtarëve të PD. Se vetëm me votë të lirë, sot e nga mot, do ta bëjmë PD-në më të madhe, më të fortë, më të bashkuar më tërheqëse për rininë, më të sigurtë në rrugën e saj të fitores si alternativa e pushtetit të së djathtës dhe qendrës në Shqipëri”, tha Basha.
Ai u shprehu para demokrateve bindjen se pushteti real është pushteti i votes, duke shtuar se duke vënë votën e anëtarësisë në themel të ripërtëritjes së PD, demokratët duhet të marrin dhe meritojnë të marrin përgjegjësi, për të zgjedhur ata që do t’i çojnë në fitore.
“Kjo është partia e të gjithë demokratëve. Të gjithë jemi aksionerë të barabartë në këtë parti. Askush nuk ka tagër t’u thotë demokratëve se për kë të votojnë. Askush nuk ka tagër t’ju mbajë dorën apo gojën demokratëve, askush nuk ka tagër t’u bëjë suflerin apo t’ju mbyllë opsionët. Kjo parti ka lindur e lirë, me vullnetin e lirë të Azem Hajdarit, Sali Berishës dhe themeluesve të tjerë, me vullnetin e zotit dhe me vendosmërinë time e tuajën do mbetet parti e njerëzve të lirë”, pohoi Basha
Nuk ka ringritje te PD me Lul Bashen(S.Berishen).Pastroni keta kriminela,perndryshe qe nga zgjedhjet e ardheshme opozita do te jete LSI!
O Lulke me vota si ne kohen e Enverit te Pare ha ha ha…
Jeni shtremberuar kaq shume, sa vetem varri ju drejton.
Ringrihuni se late nam, beni nje opozite tamam: http://goo.gl/w4vqBv