Prokuroria italiane përgëzon qeverinë për aksionin në Lazarat: Gati të ofrojmë ndihmë

19 Qershor 2014, 19:20Politika TEMA

Prokurori i Antimafias i Leçes, Cataldo Motta, në një intervistë telefonike për Top Channel ka përgëzuar autoritetet shqiptare për ndërhyrjen e saj në Lazarat.

“Për ne është një nismë shumë e rëndësishme, sepse identifikimi i këtyre plantacioneve të kanabisit është bërë edhe falë ndihmës së Guardia di Finanza-s. Është shumë e rëndësishme që të shkatërrohen, sepse do të ulet ndjeshëm trafikimi i lëndëve narkotike nga Shqipëria. Është një nismë shumë e rëndësishme dhe meriton suksesin, që do të ketë padyshim”, tha Cataldo Motta.

Nëpërmjet policisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe të gjithë institucioneve të saj, qeveria shqiptare ka këtë vendosmëri të fortë për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike.

“Jemi shumë të interesuar në këtë ndërhyrje të policisë. Dhe, për mua është një ngjarje shumë e rëndësishme, për të cilën shkojnë duartrokitjet e mia personale, për autoritetet shqiptare”, shtoi më tej Motta.

I pyetur nëse autoritetet italiane kanë kërkuar më parë ndërhyrjen në Lazarat, Motta shprehet:

“Kemi sinjalizuar dhe kërkuar shumë herë, që të ulej numri i këtyre plantacioneve dhe të ndërhyhej për shkatërrimin e tyre. Dhe Lazarati, për atë që ne na rezulton, është zona ku është më shumë i përhapur kultivimi i kanabisit”, u shpreh Motta.

Sipas prokurorit të Antimafias së Leçes, nëse do t’u kërkohet, autoritetet italiane do të jenë të gatshme për të ndihmuar palën shqiptare në luftën e nisur kundër kanabisit./TCH

5 komente në “Prokuroria italiane përgëzon qeverinë për aksionin në Lazarat: Gati të ofrojmë ndihmë”

  1. iliria shqiptare says:

    Ju falenderojme per fjalet por shikoni te luftoni plantacionet qe keni ne vendin tuaj qe jane disa here me shume se ato te SHqiperise.SHteti dhe policia shqiptare e kane kapacitetin ta kryejne me sukses punen e tyre.

  2. xhonson says:

    Ja sa te pyese pak Sali Berishen ky PROKURORI YNE I PERGJITHSHEM,Llalla!!
    Jo per gje,por ne shqiptaret kemi respekt per SUNDIMTARIN ,qe na ka vene ne pune!!!
    Doemos qe shumica e detyrave nga ai vjen,se per ate punojme qe te mbajme vendin e punes!!!
    Per ligjin the????
    Jo,Jo,JO!!!
    Kemi Maliqin ketu ne Shqiperi ndryshe iken per LESH!!!
    Pse nuk u takuat ne fillim me Berishen,qe ta kishim me te lehte???

  3. Stef Staku says:

    ANALIZE : Me kete nderhyrje Shteti Italian don te bllokoje publikimin emrave te nenshtetasve Italiane te perfshire ne biznzsin e droges se Lazaratit.
    Pa snje diskutim qe do kerkojne te marrin ne mbrojtje dhe Sali Berishen per ta shpetu nga drejtesia.
    Po i thona anti mafia ka shpetu per dekada te tera De Lutrin, Berluskonin dhe Gjiorgjio Napoletanon si dhe nxjerr nga burgu te gjithe politikanet qe kane patur probleme me boten e krimit.
    Drejtesia Shqiptare do humbe orientimin e saje persa i takon goditjeve qe duhet ti jape botes se krimit.
    Italianet jane Shteti i cili kane falimentu 100 % ne luften ndaj mafies e botes se krimit e cila shkatrroi Shtetin Italian.
    Mos e pranoni asistencen e Italianeve !!!

  4. Edi says:

    /na jepni noj leke tashi se jena keq, se gjysma e GDP se Shqiperise u dogj keto 3 dite: http://goo.gl/dnXA2e

  5. ben says:

    Per ne greket jan te poshter italianet te keqij serbet dhe me keq por gjysma e popullit jeton fiton ndihmon duke punuar ne keto vende nuk mundeni pa marr njeri neper goje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje