“Themeluesit e PD-së në 90 krijuan një parti me endrra të mëdha.
Sot pas 23 viteve jemi një parti me histori të madhe, por jemi dhe mbetemi prap një parti më endrra më të mëdha.
Janë këto ëndrra të reja por jo më të pak ta se ato të dhjetorit 90 që ndriçojnë dhe duhet të ndriçojnë rrugën tonë të rrënjosura në alternativën tonë dhe duke garantuar përmes njerëzve tanë më të mirë fitoren në përballjen e ardhshme politike”.
Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Kuvendin zgjedhor të degës së kësaj partie në Librazhd.
Basha është ndalur tek procesi i zgjedhjes së drejtuesve të rinj të PD nga vota e anëtarësisë së kësaj partie, duke shprehur bindjen se autoriteti që buron nga vota e lirë përbën kuotën më të lartë të përgjegjësisë të të zgjedhurve dhe zgjedhësve.
“Gjatë 23 vjetëve të jetës së saj, Partia Demokratike ka aplikuar gara me shumë kandidatë te zgjedhur nga baza dhe gara me kandidat të seleksionuar në qendër.
Unë besoj se vota e lirë gabon më pak se subjektiviteti i një njeriu.
Unë besoj se demokratët e Librazhdit dhe demokratët anëmbanë duhet të marrin dhe meritojnë të marrin përgjegjësit.
Pushtetin dhe autoriteti që buron nga vota e lirë përbën kuotën më të lartë të energjisë të frymëzimit dhe përgjegjësisë së gjithsecilit, të atij që e kërkon, të atij që e jep dhe të atij që e merr votën.
Vetëm me votë të lirë, PD do të mund të forcojë themelet mbi të cilat është ngritur që në ditët e Dhjetorit të 90’”, tha Basha.
Ai theksoi se PD përfaqëson alternativën e lirisë dhe zhvillimit dhe këtë alternativë do ta zgjerojë dhe forcojë më tej duke përzgjedhur drejtuesit më të mirë për ta drejtuar këtë parti.
Hahahahaha ku flet dhe Lulushi per voten e lire. Ju jeni parti ordineresh, funderimash. Tyt race e keqe…
Kujdes njerëz (të PD-së)…! Sepse, duhet ta kini të qartë, se për çdo gjë që thotë “ky tulipani”, bën krejt të kundërtën…! (“Doktrina” e “bacës” shpellare…)
a do e sjellesh ndryshimin??? http://goo.gl/ZFggrq
vetem keshtu fiton zemrat e shqiptareve. ashtu beri dhe rama kur, zhduki metastazat dhe psikologjine e fatos bythes.