Në Kosovë, autoritetet më të larta përgëzuan Shqipërinë për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në urimin e saj drejtuar Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani, thekson se ky vendim i Këshillit Evropian “është kurorëzim i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm të institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë për të përmbushur standardet më të larta evropiane që garantojnë shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë duke e bërë Shqipërinë vend të barabartë me shtetet më të avancuara të Evropës”.
Ky hap i rëndësishëm në agjendën integruese të Shqipërisë dërgon mesazh të qartë për të ardhmen evropiane për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin e plotë në familjen e vlerave evropiane”, thuhet në urimin e presidentes Jahjaga.
Kryetari në largim i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thekson në urimin e tij drejtuar kryetarit të parlamentit shqiptar, Ilir Meta se “Bashkimi Evropian është dhe mbetet aspirata parësore e shqiptarëve kudo që janë”.
Ndërsa kryeministri në detyrë Hashim Thaçi u bënë jehonë rilindësve shqiptar dhe luftëtarëve për pavarësinë e Shqipërisë në orientimin pro perëndimor të shqiptarëve.
Edhe drejtuesit e partive politike e vlerësuan si lajm shumë të mirë, jo vetëm për Shqipërinë por gjithë shqiptarët kudo që janë vendimin e sotëm të Bashkimit Evropian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.
Në të gjitha urimet shfaqet shpresa edhe për përshpejtimin e afrimit të Kosovës me strukturat e Bashkimit Evropian.
Kosova është prapa të gjitha vendeve të Evropës Juglindore në proceset integruese dhe shteti i vetëm, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Ajo mori udhërrëfyesin për këtë çështje në qershor të vitit 2012, por ende duket larg këtij procesi.
Në fillim të muajit maj Kosova përmbylli negociatat për marrëveshjen e stabizilim asocimit që pritet të nënshkruhet gjatë verës së këtij viti. Negociatat për këtë marrëveshje filluan në tetor të vitit 2013 dhe ato u siguruan pas angazhimit të Kosovës në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Serbia nga ana tjetër, hapi negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në janar të këtij viti.
Në të gjitha proceset Kosova përballet me sfidën që paraqet fakti që edhe më tej pesë nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur pavarësinë e saj./VOA
Kosova ka probleme politike me serbin perndryshe kosova ne gjdo aspete si ne legjislacion mondhen euro etj eshte me afer evropes se shumica e vendeve te rajonit
S’hyri Turqia e madhe, do te hjy Turqia e vogel ne BE. Ironike ? …
Faleminderit Kosova , shume shpejt edhe ju do jeni pjese e Natos…http://goo.gl/vJDnIe
Sa me shpejt te bashkuar.
kosova bashke me shqiperin ne be. te isha kryeminister do e sakrifikoja vendin ne be per bashkimin
urime Shqiperia ime, uroj qe edhe Kosova sa me shpejt te futet ne UE
dhe do zhduket kufiri ndershqiptar!
kosova vetem ne aspektin kriminal esht me e perpaume se te tjeret.
se te jesh kosovat dmth te jesh kriminel qysh pa le
te vetmit konkurrent ne kte lloj sporti jan shqiptart e shqipnis
edhe mafja siciljane ka mbet mbrapa ne klasifikimin ku shqipot renditen ne vendet e para
Kuskusix. Ti nuk e njefe kosove ike vizito njeher pastaj flasim ne kosove ka me pake kriminalitet dhe korrupsine se ne te gjitha vendet e baallkanit ne kosove ka me teper siguri se ne te gjitha vendet e ballkanit perfshire edhe kroacin dhe greqinperveq slovenis.
Kosova ka disa bosse te mafias por ata veprojn jashte kosoves ne kroaci sloveni bosne gjermani etj por jo ne kosove.
Krimi dhe kriminaliteti ne kosove eshte 100% me i vogel se ne serbi per shqiperin mos te flasin se ase krahasimi nuk ja vlen
Juve te shqioeris ju ka mashturar propaganda e Sali Berishes dhe mediave ne shqiperi e cila jo rralle her mundohet ta paraqes kosoven zi!! Per llogari te politikajve dhe per tju ngushlluar juve popullin e shqiperis se kinse edhe ne kosove nuk qenka me mire se ne shqiperi. Mirpo realiteti eshte krejte ndryshe sapo te kaloshe kufirin e shqiperis dhe te futeshe ne kosove ka nje realitet krejte tjeter te ndare si me thike dhe ket realitet besoje e kan perjetuar dhe ndjere gjithe ata qe kan vizituar kosoven pasi sapo te hyshe ne kosove nga shqiperia qyshe ne perballjen e pare me doganier e ndjene se ke hyre ne nje shtet ku ka rende dhe rregulle, thjeshte dikun ku i vjen era shtet ku e ndjen se ka siguri dhe rregulle ku i vjen era Evrope jo 100% por shum shum me shum se ne shqiperi sebi e disa vende tjera te ballkanit.
Shikone ket video ne sheshin kryesore te prishtines. Shikoni njerzit ne te hexure ne levizje ne gjeste jane 100% me Evropian se ne shqiperi edhe ambienti rendi e rregulli duken me evropian dhe ket klime e ndjen gjdokunde ne kosove
http://m.youtube.com/watch?v=rE1gXwcPCBs