Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije se presionet e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë për heqjen e barrikadës mbi urën e lumit Ibër vetëm sa janë shtuar gjatë ditës së sotme.
Tahiri, në një prononcim për gazetën “Zëri”, ka treguar se në kontaktet që ka pasur me zyrtarë të lartë të Brukselit, i kanë bërë me dije se i është shtuar presioni Beogradit për zbatim të marrëveshjes për lëvizje të lirë, e cila është arritur para dy vitesh.
“Në Bruksel janë angazhuar maksimalisht për ta zgjidhur këtë çështje. Deri në këto momente nuk kemi informacione të reja nga atje se çfarë ka arritur Bashkimi Evropian në bisedimet apo presionet me Serbinë për tu hequr barrikadat, mirëpo negociatat po zhvillohen që nga dita kur ka ndodhur kjo çështje”, ka shtuar Tahiri./Zeri/