E fusin në spital psikiatrik vetëm pse është... ateist

25 Qershor 2014, 10:38Lifestyle TEMA

Një person në Nigeri është dërguar në një spital psikiatrik pasi ai deklaroi se nuk besonte në Zot.

Sipas BBC, Mubarak Bala, 29 vjeç, u detyrua që të merrte mjekim me forcë nga të afërmit e tij myslimanë, pavarësisht se mjekët i kishin thënë më herët se nuk ka probleme me shëndetin.

Ngjarja ndodhi në shtetin Kano të Nigerisë, me shumicë myslimane dhe që zbaton ligjin e sharias që nga viti 2000.

Bala u tha të afërmve se nuk besonte në Zot dhe ata e dërguan tek një mjek, për ta pyetur nëse ishte i sëmurë.

Mjeku i parë u tha se ai është shumë mirë me shëndet.

Por ata e dërguan tek një mjek tjetër, i cili u tha se ateizmi është sëmundje mendore.

Bala, një i diplomuar për inxhinieri kimike, u dërgua me forcë në spitalin psikiatrik, por ai mundi që të kontaktonte aktivistët e të drejtave të njeriut, që po bëjnë fushatë për lirimin e tij.

5 komente në “E fusin në spital psikiatrik vetëm pse është… ateist”

  1. gertz says:

    do te marri ndonje azil ne eu ky me duket,ca kurve e ka kap tamam temen,,,te dhjefsha kanunin

    1. elona says:

      Pervec qellimit qe mund te kete pas ky,nuk do habitesha sikur te ishte 100% e vertete si histori,andej ca s’ben vaki…Mire qe s’e kane vrare me gure te shkretin.

      1. marin says:

        O njerez, ne Amerike, po te guxosh te thuash qe je ateist te shohin me sy te shtrember( nuk po flas per Manhatanin por per pjesen tjeter te Amerikes, sidomos midwest).
        Ne anen tjeter, po u akuzove per socialist, ke marre fund. Nuk ta bejne haptazi por jeta jote behet e veshtire ne cdo hap. Persekutimi behet ne menyre te sofistikuar( Oabama u akuzua si socialist nga oppozita republikane, dhe pas asaj shume njerez mendojne se ai eshte djalli qe do shkaterroje Ameriken).

        Pra o njerez, mos shani vetem muslimanet. Bota eshte kudo njesoj, vetem se me njgyrime te ndryshme.

  2. UN says:

    Ne perendim jan gjysma popullsis ateist ose jo praktikant kulti,por vendet e afrikes dhe vendet arabe nuk e konceptojn ateizmin,injoranca kerkon gjithmon ti detyroj te tjeret ti bej si veten.me vjen keq per kte astet te NIGERIS qe po shkon dem.inxhinjer tjetri nuk esht kafsh.

  3. faleminderit BE says:

    shume mire ia kane bere…:P http://goo.gl/7lG575

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje